• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Veshjet dhe gazetat/ Bizneset që u goditën më shumë nga karantina. Shitja e kompjuterëve u rrit me…

by Java News
16/09/2020 08:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë prillit, në të cilin masat bllokuese për shkak të pandemisë u shtrinë gjatë gjithë muajit sjellja konsumatore shfaqi ndryshime ekstreme.

Të dhënat e INSTAT tregon se volumet e shitjeve kanë pësuar ulje me ritme dyshifrore, përveçse pajisjeve kompjuterike. Puna në distancë sidomos për stafet arsimore, administratën publike dhe shërbime të tjera që u kryen nga shtëpia nxitën një shitje jo të zakontë të Pajisjeve kompjuterike, informatike dhe të komunikacionit.

Sipas të dhënave të INSTAT gjatë muajit prill shitjet e pajisjeve kompjuterike u rriten me 17.4 për qind me bazë vjetore, ndërkohë që pësuan rënie të fortë për grupet e tjera.

Gjatë prillit tregtia me pakicë ka shënuar rënie me 25.7% të indeksit të volumit në total në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sektori më i goditur gjatë prillit shihet të kenë qene tregtia e veshjeve e cila pësoi rënie me 87 % në raport me një vit më parë, teksa pothuajse të gjitha dyqanet ishin të mbyllura.

Ulje me 69 për qind u shënuan edhe në volumet e shitjeve të Libra, gazeta, artikuj shkollor, produkte të argëtimit, pajisje sportive, lodrat, lojrat dhe të tjera produkte industriale në njësi tregtare të specializuara. Në atë kohë, gazetat ndërprenë aktivitetin dhe u përqenduan vetëm në shërbimet online, ndërsa dhe mbyllja e shkollave ndikoi në shitjet e kancelarive.

Me shumicën e makinave që mbetën në parking, gjatë prillit tregtia e karburanteve pësoi rënie me 33,7%.

Edhe shitjet e Produkteve farmaceutike, mjekësore dhe ortopedike, kozmetike, parfume dhe të tjera të higjenës personale ranë me 16% m ebazë vjetore në prill.

Për shkak të mbifurnizimeve gjatë marsit në prill shitja e artikujve ushqimore ra me 8.7% në prill në dyqanet e vogla të lagjes, ndërsa në supermarkete tkurrja ishte më e forte me 11.2%.

Gjatë muajve të pandemisë konsumatorët reaguan në mënyrë ekstreme në blerjet e tyre duke u fokusuar vetëm tek mallrat e domosdoshëm. Edhe në prill, indeksi i volumit të tregtisë me pakicë ra me 7.5% me bazë vjetore.

Por situata duke se ka ndryshuar në muajin qershor me heqjen e masave kufizuese ku vihet re një rritje e konsumit për të gjitha kategoritë.

Tregtia me pakicë gjatë qershorit është rritur në total me 8,1 për qind duke amortizuar kështu rezultatet e tremujorit të dytë të vitit. Grupet me rritjen më të madhe të konsumit në qershor ishin produktet farmaceutike me 37 për qind, artikujt industrial në supermarkete me 30.5%, ushqime dhe pije duhan në supermarkete me 16.8%, ndërsa shitjet e kompjuterëve pësuan rënie me 26 për qind në raport me një vit më parë. Tregtia me pakicë e karburanteve ra me 1.1% , furnitura shkollore vijoi të jetë më rënie edhe në qershor me -8,5% .

Gjatë muajve të pandemisë shihet se tregtia me pakicë ka goditur më fort tregtinë e veshjeve, artikujve shkollore dhe tregtinë e karburanteve, teksa shihet se bizneset e TIK duket se kanë qenë më pak të goditurat./Monitor

.

g.kosovari

Next Post
“Evropa, jo fushë loje”/ BE e shqetësuar, në kërkim të ekuilibrimit të marrëdhënieve tregtare me Kinën

“Evropa, jo fushë loje”/ BE e shqetësuar, në kërkim të ekuilibrimit të marrëdhënieve tregtare me Kinën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In