• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Veseli: Të korruptuarve do t’iu konfiskohet pasuria

by Java News
20/11/2018 14:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Republika e Kosovës e ka në prioritet dhe nuk do të tolerohet askush që të abuzojë me pozita zyrtare dhe me paranë publike. Të gjithë ata të cilët kanë mundur apo mund të kryejnë veprime të cilat janë abuzive kundër ligjit, do t’u konfiskohet pasuria e paligjshme”. Kështu ka thënë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pas takimit të përbashkët me ministrin e Financave, Bedri Hamza, ministrin e Drejtësisë Abelard Tahiri dhe kryeshefin e Agjencisë Kundër Korrupsionit në Kosovë Shaip Havolli.

Ai tha se Projektligji për Konfiskimin e Pasurisë së Paligjshme të përfituar në mënyrë jo të arsyetuar, është në fazën e leximit të dytë në Kuvend, dhe sipas tij, do të përfundoë  shumë shpejt. Veseli ka siguruar të gjithë qytetarët se askush në Kosovë nuk do të gëzojë  pasurinë e përfituar jashtëligjshëm. Madje, kryetari i Kuvendit ka thënë se edhe qytetarët e kanë të njohur se kush janë të korruptuarit në Kosovë.

Veseli: I njohim të gjithë të korruptuarit

“Qytetarët janë lodhur në një masë me termin ‘Lufta kundër korrupsionit’, ‘lufta kundër korrupsionit’  don rezultate. Do të ketë rezultate, të jeni të sigurt, por na duhet edhe ndihma e tyre. I njohin ata të cilët janë të korruptuar. Nga i bënë  gjithë atë pasuri, të gjithë ato shtëpi, të gjithë ato makina, nga i bënë të gjithë ato gra. Ju po qeshni, por ky është një realitet. Preventoni bashkërisht. Të jeni më tepër të besueshëm ndaj këtij shteti, ku kanë me jetuar fëmijët e juaj dhe të tanët”, tha Veseli. Veseli ka përçuar mesazhin për parandalimin e korrupsionit me veprime konkrete, jo vetëm me deklarata.

“Ne institucionet e Republikës së Kosovës jemi duke bërë maksimumin e përpjekjeve tona që të minimizohet hapësira e abuzimeve dhe keqpërdorimeve me pozitën e zyrtarit të lartë, apo zyrtarit publik, për vet faktin se ne të gjithë paguhemi nga taksat e qytetarëve të vendit tonë. Në të njëjtën kohë dëshiroj të përçoj edhe mesazhin, të cilin tani aktualisht Ministria e Drejtësisë ka një vendosmëri që të shkojmë deri në fund, përveç preventivës, parandalimit në të njëjtën kohë edhe luftimit të fenomeneve të cilat janë korruptive dhe abuzive. Pra, me veprime konkrete,  jo me veprime deklarative”, theksoi Veseli.

Edhe ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri theksoi se të gjithë keqbërësit e parasë publike do të ballafaqohen me ligjet në fuqi. Sipas tij, në Qeveritë e kaluara ka pasur korrupsion dhe kanë shkaktuar humbje miliona euro.

/b.d

Next Post
Horoskopi ditor, e Shtunë 13 Tetor 2018

Horoskopi ditor, e Mërkurë 21 Nëntor 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In