• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Veseli del kundër Thaçit: Ndryshimi i kufijve, plan i vjetër serb

by Java News
06/08/2018 10:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, u ka dhënë përgjigje debateve e shkrimeve të ndryshme në media sa i përket dialogut Kosovë-Serbi dhe mundësisë së ndarjes së Kosovës.

Veseli ka thënë se situata e krijuar ka ardhur si pasojë e mungesës së veprimit institucional, që prodhon konsensus e vendimmarrje shtetërore.

Si rezultat, sipas Veselit, ky debat e ka humbur krejtësisht seriozitetin, për të përfunduar në një qarkullim të lirë pa doganë të teorive të konspiracionit dhe tërheqje vijash të reja në hartën politike të Kosovës e rajonit, sipas preferencave subjektive.

“Por, vendimet e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës janë te qarta. Në asnjë rrethanë, ndarja e Kosovës nuk do të jetë temë e Dialogut. Kosova do të shkojë në Dialog, në mënyrë që finalja e tij ta prodhojë një marrëveshje ndërkombëtarisht obligative – e cila sjell njohjen e Kosovës, ulësen në OKB dhe përshpejtimin e rrugës së integrimeve euro-atlantike. Kjo është agjendë e jona e përbashkët, me SHBA-në dhe BE-në. Nuk do të ketë ndarje të Kosovës. As nuk do të diskutohet kjo çështje”, ka thënë Veseli në një shkrim të botuar në “Koha Ditore”.

Sipas kreut të Kuvendit, ndarja e Kosovës është një nga pretendimet e vjetra të Serbisë, të cilat kanë marrë fund një herë e përgjithmonë në vitin 1999.

“Kosova nuk ka asgjë për të dhënë. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe integriteti territorial i saj është i pacenueshëm. Kosova do të hyj në OKB, NATO dhe BE me kufijtë e saj të pavarësisë”, ka thënë ai.

Lideri i PDK-së po ashtu ka thënë se debati publik i ditëve të fundit për dialogun e Kosovës me Serbinë, ka dalë jashtë kornizave të një debati që i ndihmon publikut, institucioneve dhe avancimit të proceseve të shtetit dhe me mënyrën se si ato po trajtohen, sipas Veselit kanë krijuar një klimë të panevojshme tensioni, frike e pasigurie tek qytetarët.

“Në të njëjtën kohë, Serbia, e interesuar në vazhdimësi për jostablitet në Kosovë, me propagandën e saj politiko-mediale, duke përdorur teknikat e reja të fake news, vazhdon t’i kontribuoj kësaj klime dhe tendencave për të prodhuar tensione. Efekti i synuar, gjithmonë i njëjtë: Të krijohet perceptimi ndërkombëtar për Kosovën si një vend jostabil e problematik, që nga ditë në ditë pritet të shpërthej dhe shpërbëhet! Kur ndalesh e lexon opinionet plot alarm, që hidhen nëpër portale e media tjera sociale, të krijohet përshtypja se jemi në prag të një kataklizme globale, epiqendra e të cilës ndodhet në Kosovë”, ka shkruar Veseli.

a.ç

Next Post
Shitej në kushte skandaloze, asgjësohet 122 kg mish në Lezhë

Shitej në kushte skandaloze, asgjësohet 122 kg mish në Lezhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In