Këngëtarja Vesa Luma ka shprehur qëndrimin e saj lidhur me paraqitjen dhe rezultatin e Elhaida Danit në Eurovizion.
Ajo tha se gabimi i shqiptarëve ka qenë se i besuan shumë klikimeve në YouTube dhe jo realitetit.
“Kështu është kur merremi me “klikime” në Youtube e nuk e përballim realitetin..Sidoqoftë s´duhet “kryqëzuar” Elhaidën se janë shumë komponent për të qenë fitues në Eurosong” ka shkruar Vesa.
Bazuar në klikimet e këngës Elhaida Dani ishte ndër favoritët për të fituar Eurovizionin, por realiteti ishte krejt ndryshe.









