Vërshëllehet himni serb, duartrokitje kundër racizmit
Ashtu siç ishte parashikuar, himni serb është shoqëruar me vërshëllima. Megjithatë, ato kanë qenë të moderuara dhe pa thirrje agresive.
Duartrokitje ka pasur kur futbollistët serbë dhe shqiptarë kanë pozuar bashkë kundër racizmit. Në stadium ndodhet edhe kryeministri Rama, bashkë me të shoqen dhe kryeparlamentarin Meta.


