• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vërmicë-Besi e pa ndriçuar, për një vit 366 aksidente

by Java News
16/01/2016 16:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse ishte projekt i shtrenjtë ndërtimi i autostradës “Ibrahim Rugova”, pjesa më e madhe e saj qe një kohë të gjatë mbetet e pa ndriçuar dhe kjo po shkakton telashe për drejtuesit e automjeteve që po ndikon edhe në pasigurinë dhe shtimin e aksidenteve në këtë auto-rrugë.

Errësira në autostradë ka ardhur si rezultat i vjedhjeve të kabllove nga qytetarët e pa ndërgjegjshëm. Parandalimi i kësaj dukurie negative mund të ndodhë vetëm pas koncesionimit të autostradës për mirëmbajtje, mirëpo, sipas Ministrit të Infrastrukturës Lutfi Zharku, koncesionimi do të ndodhë vetëm atëherë kur të shihet ndikimi i koncesonimit në pjesën e Shqipërisë dhe pas përfundimit edhe të autostradës “Arbër Xhaferi”.

Ministri Zharku për KosovaPress pranon se për ndriçimin e autostradës ka shumë probleme sa i përket vjedhjeve të kabllove dhe gjërave tjera përcjellëse në mënyra të ndryshme. Ai thotë se është turp për ata qytetarë që e vjedhin pasurinë publike. Megjithatë, sipas tij masat që po i ndërmarrë polici dhe ministria për mirëmbajtje më të rregullta të autostradës po ndikon q ë të ketë një situatë më të mirë.

“Duhet ta pranojmë se kemi shumë probleme sa i përket vjedhjeve që bëhen në autostradë qoftë pusetave, qoftë kabllove të ndryshme. Kjo është një e metë apo një veti, të mos themi një turp jo vetëm për ne që udhëheqim por për gjithë popullatën që ta vjedhim pasurinë tonë publike në mënyrën e tillë. Megjithatë, masat që po i ndërmarrim qoftë nga ana e Policisë së Kosovës, qoftë nga Ministria me mirëmbajtjen më të rregullta të autostradës po ndikojnë që të kemi një situatë më të mirë”, thotë ministri Zharku.

Zharku thotë se kanë menduar që për mirëmbajtjen e autostradës të aplikohet metoda e koncesionimit, por në fakt, siç tha ai po presin të shohin se si do të ndikojë koncesionimi në fluksin e udhëtarëve në pjesën e Shqipërisë dhe pastaj të fillojnë përgatitjet edhe në pjesën e Kosovës.zharku-160116

Sipas ministri të Infrastrukturës përgatitja e koncesionimit do të fillojë edhe pas përfundimit të autostradës “Arbër Xhaferi”, siç u shpreh ai në një pako të përbashkët e koncesionimi.

“E kemi menduar çështjen e koncesionimit, por në realitet jemi lidhur në atë që së pari ta shohim se si po ndikon koncesionimi në fluksin e udhëtarëve në pjesë e Shqipërisë dhe tek pastaj të përgatitemi edhe në anën tonë. Kështu që do të përgatitemi pas përfundimit të autostradës “Arbër Xhaferi”, ta kemi një pako të dhënies me koncesion edhe autostradën “Arbër Xhaferi” dhe pjesën që kemi të bëjmë me autostradën “Ibrahim Rugova”, thotë Zharku.

Megjithëse ministri Zharku thotë se kanë edhe një problem tjetër për të filluar me pagimin e autostradës nga drejtuesit e automjeteve. Sipas tij, segmenti i autostradës nga Prishtina deri në Gjurgjicë është një problem në vete, ngaqë siç u shpreh ai në momentin e vendosjes së taksave për autostradë duhet të ketë edhe një rrugë për lëvizjet alternative të të gjithë qytetarëve.

Ndërsa, lidhur me vjedhjet, Policia e Kosovës thotë se kanë kapur në flagrancë kryesit e këtyre veprave dhe konform proceduarve ligjore kanë ndërmarrë masa për sjelljen e tyre para organeve të drejtësisë.

hoxha-1601161Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha për KosovaPress thotë se sa i përket statistikave të rasteve të vjedhjeve në autostradë të raportuara në polici janë të shpeshta. Sipas tij, në vitin 2015 ka pasur tri r aste, ndërsa në vitin 20144 raste tilla.

“Policia e Kosovës gjatë realizimit të detyrave dhe aktiviteteve policore shpesh herë ka hasur edhe në rastet e tilla, ku janë kryer vjedhje në autostradë, respektivisht kemi pasur raste ku kemi kapur në flagrancë kryesit e këtyre veprave dhe konform proceduarve ligjore kemi ndërmarrë masa për sjelljen e tyre para organeve të drejtësisë… Sa i përket statistikave të rasteve të vjedhjeve të raportuara në polici, ne në vitin 2015 kemi tri raste, ndërsa në vitin 2014 kemi pasur 4 raste tilla”, thotë Hoxha.

Ai thotë se zyrtarët e policës i kanë adresuar këto raste në stacionet përkatëse dhe procedurat ligjore kanë filluar kundër këtyre personave të involvuar në këto vjedhje. Hoxha thotë se në bazë të numrit të aksidenteve në autostradë, gjatë vitit 2015 ka pasur gjithsej shtatë aksidente fatale, me lëndime 106 aksidente, ndërsa me dëme materiale ka pasur 248 raste të aksidenteve.

“Sa i përket numrit të aksidenteve mund të theksoi se ne në autostradë kemi pasur gjithsejtë shtatë aksidente fatale, me lëndime kemi pasur 106 aksidente, ndërsa me dëme materiale kemi pasur 248 raste të aksidenteve. Nga janari deri në dhjetor të vit të kaluar është një trend i zhvillimit të njëjtë të aksidenteve të ndodhura në autostradë”, thotë Hoxha.

Ai thotë se në bazë të statistikave hajdutët e kabllove kryesisht janë shtetas kosovar. Vjedhjet më të shpeshta janë në rrethinën e Malishevës, Suharekës dhe Obiliqit./kosovapress/

Next Post

Modelja që pozoi me Ronaldon ngjan e frikshme pa grim (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksidenti tragjik në Durrës/ Shoferi u largua nga vendi i ngjarjes, u kap disa minuta më pas, ja çfarë deklaroi ai

Aksidenti tragjik në Durrës/ Shoferi u largua nga vendi i ngjarjes, u kap disa minuta më pas, ja çfarë deklaroi ai

May 3, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Dash Shehi kujton ’92: Ishim të zotë të rrëzonim diktaturën, por jo të ndërtonim shtetin

May 3, 2026
Ndizet alarmi në Finlandë! Një dron i paidentifikuar shkel hapësirën ajrore pranë kufirit me Rusinë, nisin hetimet

Ndizet alarmi në Finlandë! Një dron i paidentifikuar shkel hapësirën ajrore pranë kufirit me Rusinë, nisin hetimet

May 3, 2026
Ngjarja në Kepin e Rodonit, policia: 52-vjeçari nga Tirana humbi jetën pas rrëzimit me motomjet, bashkëshortja shpëton me plagë të lehta

Ngjarja në Kepin e Rodonit, policia: 52-vjeçari nga Tirana humbi jetën pas rrëzimit me motomjet, bashkëshortja shpëton me plagë të lehta

May 3, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Tragjedia në Durrës, reagon Edi Rama: Zoti bekoftë dy shpirtrat e vegjël, bashkohem në lutjet për shërimin e fëmijës në spital

May 3, 2026
“Po rrëzon tarracën e pallatit”, Braçe denoncon qytetarin: Ujësjellësi t’i ndërpresë ujin dhe ta verifikojë

Erion Braçe shpërthen pas tragjedisë në Durrës, kërkon ndryshime urgjente në Kodin Rrugor dhe Penal

May 3, 2026
Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

Aksidenti në Durrës/ Presidenti Begaj: Ngushëllime familjarëve, institucionet të marrin masa!

May 3, 2026
Turqi/ Përmbyset autobusi, humbin jetën katër persona, plagosen dhjetëra të tjerë

Turqi/ Përmbyset autobusi, humbin jetën katër persona, plagosen dhjetëra të tjerë

May 3, 2026
Macron: Fola me kryeministrin e ri të Irakut, roli i tij është thelbësor për rajonin

Macron: Fola me kryeministrin e ri të Irakut, roli i tij është thelbësor për rajonin

May 3, 2026
Trafik kilometrik në Elbasan, fluks mjetesh që kthehen nga juglindja

Trafik kilometrik në Elbasan, fluks mjetesh që kthehen nga juglindja

May 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In