Autoritetet e Komunës Veriore të Mitrovicës, të banuar kryesisht nga serbët, këmbëngulin që në kufijtë administrativë të përfshijnë Suhodollin dhe Lagjen e Doktorëve, shkruan Koha Ditore.
Sipas Pakos së Ahtisaarit, Ligjit për kufijtë administrativë të komunave dhe hartave zyrtare, të dyja këto lokalitete i takojnë Mitrovicës Jugore të banuar me shqiptarë. Megjithëkëtë, kryeministri Mustafa e ka pranuar këtë si kontest, për të cilin duhet mbërritur marrëveshje.









