• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Veriu” është Serbi?! Tani lypet patriotizmi

by Ben Andoni
14/01/2017 18:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Është e hidhur për t’u thënë, por në realitet është e vërtetë. Kosova s’ka asnjë autoritet mbi Veriun e Mitrovicës. Jo thjesht për faktin e trenit që provon të shtrojë linjën Beograd-Mitrovicë, porse autoriteti i qeverisë Mustafa nuk përfillet dhe ca më shumë akoma as nuk konsiderohet në atë pjesë të Kosovës.

Më turbulluese nga të gjitha të tjerat është platforma e bisedimeve kosovaro-serbe që tashmë duket komplet pa asnjë logjikë. Bashkimi Evropian kumbari i këtyre bisedimeve ka treguar se jo vetëm është konfuz, porse është mirë në dijeni të gjithë qëndrimeve serbe dhe hapave të tyre. Për referencë kemi Parkun e Mitrovicës, eufemizmin e parë të barrikadës së urës; pastaj murin, që u ngrit para syve të kosovarëve dhe tashmë edhe trenin, që ka të ngjarë të pasojë dhe krijimin e pritur të Asosacionit.

Si në të gjitha rastet e tjera, kryetarja kosovare e delegacionit të bisedimeve dhe Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka kërkuar ndërhyrjen e Bashkimit Evropian për ta ndaluar trenin nisur nga Beogradi, mbushur në mënyrë provokative me shenja kundër shtetit të Kosovës. Vetëm se, përgjigja që vjen nga BE-ja është tejet cinike: “Çfarëdo çështje e përbashkët (në mes Kosovës e Serbisë) duhet të diskutohet mes palëve në frymën e normalizimit të raporteve mes tyre”, ka pohuar Kocijançiç. Dhe vazhdimi: “Qasja konstruktive në dialog është një kërkesë esenciale për të dyja palët për të avancuar në rrugën e tyre drejt Bashkimit Europian”, deklaroi zyrtarja e BE-së.

Nëse këtë do e artikulonte ndonjë institucion tjetër kjo ishte për t’u falur, porse zëdhënësja e zyrës që po merret me bisedimet tregon se BE-ja është e lodhur me dialogun, ndërsa sa i përket transportit hekurudhor duket se nuk ka qenë fare pjesë e dialogut të Brukselit.

Dhe, nuk mbaron këtu. Ç’është më e keqja: autoritetet kosovare janë fshehur pas njëri-tjetrit. Presidenti Thaçi, i sapoardhur në Kosovë, pretendon që treni s’duhet të vijë, kurse qeveria e Kosovës ka qenë fare e vakët në reagimet e saj, derisa pasoi reagimi i vonët i ministrit Hyseni që mëtonte se: “Ju siguroj që Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës do të zbatojnë ligjin, në funksion të ruajtjes së kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë. Unë jam në Ministri me drejtorin e policisë dhe jemi duke e përcjellë situatën dhe do të veprojmë konform ligjit dhe kushtetutës”, ka thënë Hyseni. Kjo të bën të mendosh se mënyra sesi po shkarkohet faji në Kosovë të lë të kuptosh se ardhja e trenit ka kohë që përflitet në qeverinë kosovare.

Ajo që i mbetet këtej e tutje Kosovës, paçka ardhjes apo jo të trenit është zbatimi i një lloj reciprociteti, që deri më sot nuk ka funksionuar. Që do të thotë ndalimi i futjes së makinave serbe që bëjnë tregti dhe që qarkullojnë gati 1 milion euro ditore, por edhe një bojkot masiv të prodhimeve sllave. Gjëra që janë larg konjukturave të momentit në Kosovë.

Fatkeqësisht, Veriu i Kosovës me komunat e saj është jashtë autoritetit të qeverisë Mustafa, por edhe ligjeve të prodhuara nga parlamenti. Muri dhe treni janë treguesit më të mirë të këtij realiteti. Nëse këtë e dinë të gjithë, vetë zyrtarët e Kosovës nuk ia kanë idenë se në çfarë kaosi po e fusin Kosovën dhe bashkë me të edhe Shqipërinë e gjithë rajonin. Ndërkohë që parlamenti i Kosovës me dështimet e tij të pafundme po tregon se ligjvënësit e saj gati po shkatërrojnë një ëndërr, që u bë realitet me shumë gjak.

E nëse ata dështuan të krijojnë forcat e ushtrisë, të bëjnë një rezolutë për Haradinajn, ato që parashikohen të vijnë më pas janë të dhimbshme. Kosova dhe shqiptarët duhet të zgjohen, tashmë u duhet patriotizmi dhe ta zhveshin njëherë e mirë folklorizmin. (Javanews)

Next Post
Gruevski drejt dështimit për formimin e qeverisë pa plotësuar kushtet e shqiptarëve

Gruevski drejt dështimit për formimin e qeverisë pa plotësuar kushtet e shqiptarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Carlo

Carlo

March 26, 2026
“Askush mos të mbetet pa ilaçe!”, Sala: Ndryshime në Komisionin e Çmimit të Barnave, më shumë transparencë

“Askush mos të mbetet pa ilaçe!”, Sala: Ndryshime në Komisionin e Çmimit të Barnave, më shumë transparencë

March 26, 2026
Shpërthim në Detin e Zi, përshkallëzim tensioni në Lindjen e Mesme

Shpërthim në Detin e Zi, përshkallëzim tensioni në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Rritet interesi për Paketën e Maleve, Bordi i Transparencës vendos sot për naftën?

Rritet interesi për Paketën e Maleve, Bordi i Transparencës vendos sot për naftën?

March 26, 2026
Lojëra fati brenda lokalit në Fushë Arrëz. Arrestohet punonjësi, dy në kërkim

Lojëra fati brenda lokalit në Fushë Arrëz. Arrestohet punonjësi, dy në kërkim

March 26, 2026
Varshava pret, policia ruan, shqiptarët besojnë

Varshava pret, policia ruan, shqiptarët besojnë

March 26, 2026
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Hakerat iranianë sulm kibernetik mbi Postën Shqiptare, Demo: AKSHI dhe ekspertët po analizojnë situatën

March 26, 2026
Ambasada e SHBA-ve bën njoftimin e rëndësishëm për Lotarinë amerikane

Rihapet lotaria amerikane, konsulenti i vizave zbulon gabimet që bëhen në aplikim dhe risitë: Ja tarifa që do paguani

March 26, 2026
Nga Zuckerberg te Huang, Trump emëron liderët e teknologjisë në Këshillin për IA-në

Nga Zuckerberg te Huang, Trump emëron liderët e teknologjisë në Këshillin për IA-në

March 26, 2026
Katër shtetas të huaj kapen në kufirin shqiptar me drogë

DETAJE / Sekuestrohen 34 kg kanabis në pikën kufitare të Goricës në Korçë, arrestohen dy shtetas grekë

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In