• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha është damkosur jo se ka jetuar gjatë, por se ka vjedhur dhe vrarë për një kohë të gjatë

by Mero Baze
19/03/2022 20:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sali Berisha po përpiqet ta paraqesë damkosjen e tij nga SHBA dhe Bashkimi Europian si një persekutim për shkak të moshës. Sipas tij, miq të tij nga Bashkimi Europian i kanë rekomanduar se është i padëshiruar të rikthehet në krye të PD, për shkak se është i vjetër.

Në të vërtetë nuk kemi dëgjuar askënd të akuzojë Berishën apo këdo politikan tjetër, se është i vjetër. Shqipëria ka pasur presidentin më të vjetër në detyrë në historinë e saj, Alfred Moisiun, dhe është një nga presidentët më të mirë të saj. Askush nuk ka pas problem me moshën e tij. As me moshën e Sali Berishës. Këtë problem mund ta ketë vetëm PD, që nuk shikon ndonjë shans fitoreje me të, pas vitit 2025, kur, nëse është gjallë, ai do të jetë 81 vjeç.

Sali Berisha është damkosur si minues i demokracisë, shantazhues i sistemit të drejtësisë dhe familjarisht i akuzuar për korrupsion domethënës. Ky është një problem si për SHBA, dhe për Bashkimin Europian, dhe këtë problem e kanë zgjidhur, duke u distancuar nga Sali Berisha. Këto tri epitafe janë të gdhendura mbi varrin e tij politik. Mbi varrin fizik nuk ka rëndësi se çfarë shkruhet, se është çështje familjare.

I vetmi problem që ka mosha e madhe e Sali Berishës, ka të bëjë me faktin se ai ka 30 vjet që përpiqet të sundojë në politiken shqiptare, për t’i shpëtuar drejtësisë. Ai është politikani që ka bërë çdo gjë të keqe të mundshme, që mund të bëjë një politikan.

Është politikani që ka minuar për herë të parë zgjedhjet në Shqipëri dhe kemi 30 vjet që ende nuk arrijmë dot tek standardi normal i zgjedhjeve, për shkak të këtij standardi që ai vendosi prej majit të vitit 1996.

Është politikani që kur gjysma e kombit ishte në luftë me Serbinë, i hapi rubinetet e naftës diktatorit serb, për të mbajtur gjallë ushtrinë e tij. E ka këtë të dokumentuar në çdo raport të OKB dhe shtypit perëndimor. Sot Ukraina po i kërkon vendeve perëndimore të mbyllin dhe llogaritë financiare të oligarkëve rus dhe të mos blejnë mallra ruse, kurse Shqipëria, që kishte Kosovën në luftë, furnizonte për shkak të Sali Berishës, Serbinë me naftë. Bëni këtë krahasim për të kuptuar peshën e krimit të Sali Berishës si “patriot”.

Sali Berishës i ka ndodhur luftë civile dhe futja e vendit në kaos dhe lufta vëllavrasëse, për shkak të pushtetit të tij të korruptuar. Ai zhduku kursimet e qindra mijëra shqiptarëve, në mungesë të një ekonomie të lirë dhe për shkak të ngritjes së një ekonomie bazuar tek kontrabanda e naftës dhe skemat piramidale.

Sali Berishës i kanë ndodhur krime masive për shkak të korrupsionit të djalit të tij, duke vrarë 26 vetë dhe plagosur rreth 300 të tjerë. Ky është rasti i vetëm në historinë e Shqipërisë që vriten njerëz për shkak të zullumit dhe etjes për të vjedhur nga një familjar i kryeministrit.

Kemi pas vrasje për gjakmarrje, vrasje politike, apo vrasje ordinere, por vrasje për shkak të lakmisë si hajdut i ka ndodhur vetëm familjes së Sali Berishës. Madje dhe baxhanakun e vet e ka vrarë për këtë shkak, ndryshe nga Enver Hoxha, që vrau kunatin për hirë të pushtetit.

Sali Berishës i ka ndodhur të vrasë protestues dhe të plagosë gazetarë, nga frika se protestat popullore do ta rrezonin nga pushteti.

Sali Berishës i ka ndodhur që ka privatizuar pasuritë kombëtare përmes procesesh dhe klientësh, që ishin miq të djalit, vajzës apo gruas së tij, siç është OSSHE, ARMO, apo koncesionet e ngjyrosjes së naftës dhe skanimit në Dogana.

Sali Berishës i ka ndodhur që nën pushtetin e tij, gjykatat janë tërhequr nga gjykimi i krimeve të pushtetit të tij, për shkak të shantazhit të tij të drejtpërdrejtë, duke akuzuar kryeprokuroren si lavire dhe duke shantazhuar Gjykatën e Lartë me darka një natë para me të akuzuarin.

Për gjithë këto arsye, Sali Berisha është bërë një politikan i urryer nga SHBA dhe Bashkimi Europian. Natyrisht që nuk e duan. Natyrisht që do ta pengojnë me sa munden t’i afrohet ndonjëherë pushtetit. Natyrisht që mund ta shtyjnë drejtësinë e re ta bëjë të akuzuar të saj.

Por të gjitha këto jo se Sali Berisha ka jetuar gjatë. Por se ka vjedhur, ka shkatërruar dhe ka vrarë për një kohë të gjatë. Plot 30 vjet.

Next Post
Basha, kryetari në ‘letër’ i PD që gjykata nuk e bën dot lider

Basha, kryetari në ‘letër’ i PD që gjykata nuk e bën dot lider

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In