• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Verifikimi i pastërtisë së figurës së zyrtarëve të lartë, ambasadorja Yuri Kim vizitë tek Autoriteti i Dosjeve të ish-Sigurimit

by Ardit Rada
26/06/2020 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, vizitoi sot Autoritetin për Informimin për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Diplomatja e lartë u prit nga kryetarja e AIDSSH, Gentiana Sula, e cila e njohu me veprimtarinë e Autoritetit, shtyllat ku mbështetet puna e institucionit dhe sfidat e përditshme.

Njoftimi i plotë

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, znj. Yuri Kim, vizitoi sot Autoritetin për Informimin për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Kryetarja e AIDSSH, znj. Gentiana Sula, e njohu ambasadoren znj. Yuri Kim dhe z. Lan Crawford, shef i seksionit politik dhe ekonomik, me veprimtarinë e Autoritetit, shtyllat ku mbështetet puna e institucionit dhe sfidat e përditshme.

Verifikimi i pastërtisë së figurës së zyrtarëve dhe funksionarëve të lartë është një nga elementët e rëndësishëm të punës së AIDSSH, në kuadër të drejtësisë tranzicionale. Deri në 31 mars 2020, për vetingun në drejtësi (KLP, KED, KLGJ, SPAK, Prokurori) janë verifikuar gjithsej 481 kandidatë, nga të cilët 11 figurojnë me dokumente dhe 470 të pastër. Po ashtu, deri më 31 mars 2020, për vetingun në Polici janë verifikuar 78 kandidatë, nga të cilët 5 figurojnë me dokumente. Vendimet përkatëse u janë dërguar institucioneve dhe janë publikuar të shkurtuara në faqen zyrtare të Autoritetit.

Z. Skënder Vrioni, Sekretar i Përgjithshëm i AIDSSH, paraqiti nismat e institucionit për ndryshimin e kuadrit ligjor të Autoritetit, mes të cilave ndryshimet në legjislacionin zgjedhor, duke bërë amendimet e duhura në kuadër të vlerësimit të pastërtisë së figurës së kandidatëve për deputetë, apo kandidatëve për kryetar bashkie, për qëllime të transparencës gjatë fushatave elektrorale në ligjin 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, ku janë dorëzuar variantet përkatëse të propozuara; ndryshimet në ligjin 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, kalimin në AIDSSH të të gjithë kandidatëve të pushtetit vendor që do të marrin pjesë në procesin zgjedhor, si në poste drejtuese, ashtu edhe për anëtarë të këshillave vendorë, si dhe disa shtesa e ndryshime në ligjin 112/2013 “Për Dekoratat, Titujt e Nderit, Medaljet dhe Titujt Vendorë të Nderit në Republikën e Shqipërisë”, në drejtim të verifikimit nga AIDSSH të pastërtisë së figurës së personit që propozohet për të marrë medalje, dekorata apo tituj nderi.

Ndryshime për mirëfunksionimin e punës janë kërkuar edhe në ligjin specifik të AIDSSH, të cilat kanë të bëjnë kryesisht me saktësimin e informacionit mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, prej nga kanë ardhur veprime interpretuese të gjykatave mbi vendimet e Autoritetit, ndaj synohet përmirësimi dhe pasurimi i korpusit ligjor të AIDSSH.

Në takim, znj. Gentiana Sula, kryetare e Autoritetit, e vuri theksin te çështja e mijëra të zhdukurve me forcë në komunizëm dhe veprimtaria e AIDSSH për qartësimin e fatit të tyre. Përtej hapave konkretë në këtë drejtim dhe projekteve të ndërmarra, janë të nevojshme ndërhyrje ligjore që e lehtësojnë procesin e kërkimit, identifikimit dhe zhvarrimit të viktimave, dhe bashkërendojnë punën e institucioneve.

Nga ana e tij, z. Simon Mirakaj, anëtar i Autoritetit, veç sfidave me të cilat përballet institucioni, foli për historinë e tij të përndjekjes, internimin në kampin e Tepelenës që pas lindjes dhe jetën e shkuar në fshatrat e internimit në Lushnjë, me mijëra të dënuar e të ndëshkuar të tjerë.

Ndërkohë, AIDSSH, e mbështetur në vite nga partnerë e homologë për veprimtaritë komplekse, ka punuar sistematikisht për kthimin e vëmendjes në kampin me tela me gjemba të Tepelenës, me aktivitete të përvitshme me praninë e të mbijetuarve të kampit dhe familjarëve të tyre, studiuesve, grupeve të interesit dhe të rinjve, për muzealizimin e tij dhe bërjen të vizitueshëm për të gjithë.

Historia e kampit të Tepelenës, ashtu si historitë e përndjekjes së familjeve, intelektualëve, elitës, e shumë të tjerëve, që në moshë të mitur e përgjatë gjithë jetës, ”lufta e klasave” dhe pasojat e saj gjatë diktaturës gjysmëshekullore nuk njihen sa duhet nga shoqëria e sotme shqiptare dhe kryesisht të rinjtë. Kjo për shkak të mungesës së trajtimit të plotë në kurrikulat shkollore të narrativës së komunizmit, e cila, duke u trajtuar e bazuar në fakte historike dhe dëshmi, ndihmon në mospërsëritjen e gabimeve në të tashmen.

/e.rr

Next Post
“S’ka marrëveshje të fshehtë dhe as ndarje për Kosovën”, Cakaj takim me Grenell në Shtëpinë e Bardhë

"S'ka marrëveshje të fshehtë dhe as ndarje për Kosovën", Cakaj takim me Grenell në Shtëpinë e Bardhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump paralajmëron zbulime të reja për zgjedhjet e 2020: Të enjten fjalim me dokumente të deklasifikuara

Trump paralajmëron zbulime të reja për zgjedhjet e 2020: Të enjten fjalim me dokumente të deklasifikuara

July 13, 2026
“Më vodhët votat, nuk frymëzoni”, ish-aleati i Berishës përplaset me Telitin

“Më vodhët votat, nuk frymëzoni”, ish-aleati i Berishës përplaset me Telitin

July 13, 2026
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

July 13, 2026
Gazetari zbulon prapaskenat: Nga dyshimet për Iranin te thirrjet në Telegram për sabotimin e koncertit të Kanye West

Gazetari zbulon prapaskenat: Nga dyshimet për Iranin te thirrjet në Telegram për sabotimin e koncertit të Kanye West

July 13, 2026
“Berisha fitoi një betejë, jo luftën me drejtësinë”/ Minxhozi: Rama theu një tabu. Beteja e fituar diplomatike me Greqinë, shenjoi 2024-ën

Protesta është ulur tek “Taivani”

July 13, 2026
“Njerëzit ndihen të fyer, madje të poshtëruar”, Rama flet për problemet në administratë

Rama: Protestat pasqyrojnë rritjen e pritshmërive të qytetarëve, jo vetëm pakënaqësitë!

July 13, 2026
VIDEO/ Pas bizneseve dhe artistëve, në shënjestër edhe pensionistët, protestuesi: Turp që nuk jeni këtu

VIDEO/ Pas bizneseve dhe artistëve, në shënjestër edhe pensionistët, protestuesi: Turp që nuk jeni këtu

July 13, 2026
Sulm ndaj turizmit shqiptar, Vengu: 50 biznese të prekura, turistëve iu dërguan mesazhe mashtruese

Sulm ndaj turizmit shqiptar, Vengu: 50 biznese të prekura, turistëve iu dërguan mesazhe mashtruese

July 13, 2026
Pse revolucioni u shua dhe ‘xhiron’ me moton, ‘të bëjmë dhe pak dëm’?!

Protesta merr rrugët e Tiranës, qytetarët nisin xhiron e mbrëmjes

July 13, 2026
Banka e Shqipërisë heq licencat për 83 zyra këmbimi valutor, zbardhen shkeljet

Banka e Shqipërisë heq licencat për 83 zyra këmbimi valutor, zbardhen shkeljet

July 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In