• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Verifikimi i kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit/ Genta Sula: Ka një kleçkë ligjore, ja si vihemi në lëvizje

by S T
23/01/2025 20:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesja e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Genta Sula, ka deklaruar se për të verifikuar nëse kandidatët e partive politike për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, kanë qenë pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit, institucioni duhet të vihet në lëvizje nga vetë politika apo grup interesi.

Sipas saj, edhe pse në parim politika është dakordësuar për të qenë transparente, me kandidatët serish ka “një hipokrizi” sepse institucioni që ajo drejton, nuk mund të nisë verifikimin në mënyrën të pavarur, por vihet në lëvizje nga një kërkesë.

“Roli i Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, është ai rol që ka pasur gjithmonë për të verifikuar kandidatët për tu zgjedhur nga partitë e ndryshme politike për të parë çfarë roli kanë ata në sigurimin e shteti dhe shikojmë dhe përfshirjen e organeve të tjera të drejtësisë.

Në emisionin “Ekspres” në RTSH me gazetarin Nolian Lole, Sula u shpreh se ka një kleçkë ligjore, teksa akuzoi politikën se “vazhdon me atë hipokrizinë që jemi mësuar ta shohim”.

“Institucioni ynë vihet në lëvizje me një kërkesë dhe ne presim kërkesat e partive që të rifillojmë aktivitetin tonë duke verifikuar.

E pyetur se a ka një detyrim ligjor, Kryetarja u shpreh se, “nuk na detyrojnë ata”, ne e bëjmë po na erdhi kërkesa.

“Ne propozuam edhe këtë herë që kur u bë Reforma Zgjedhore që ti jepej hapësire vete deklarimit të kandidatëve duke ardhur vetë dhe ti shikonin gjerat. Është diçka që parimisht të gjithë bien dakord, flitet në media që pse nuk hapet procesi por kur vjen puna edhe këtë herë me ligjin elektoral u anashkalua ky propozim pa bërë shumë komente.

Megjithatë, vijon ajo, Autoriteti nuk tërhiqet dhe se do të vazhdojë të bëjë një promovim të shërbimeve që bëjnë për verifikimin e figurave.

“Do fillojmë me takimet me KQZ-në, me subjektet politike, do të bëjmë popullarizimin e teknikaliteteve që deri në muajin maji të bëjmë maksimumin”.

Më tej drejtoresha e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, tregoi se, në përgjithsi pranë institucionit shkojnë subjektet politike që kërkojnë të afirmohen, por jo partitë parlamentare.

Duke shpjeguar se si funksionin Autoriteti për verifikimin e një figure, zonja Sula u shpreh se “ subjektet politike duhet të sjellin jo vetëm emrat e listës të saj por edhe vet personat kandidat për të deklaruar gjeneralitetet dhe vendet e punës sepse mënyrën se si bëhet kërkimi nëpër arkivat në Sigurimin e Shtetit e kërkon këtë informacion.

“Së pari gjeneralitetet sepse me të njëjtin emër mund të ketë më shumë se një person, dhe ne bëjmë një vendim të gabuar. E dyta vendet e punës sepse ka qenë një shërbim e centralizuar sekret ku çdo rreth ka pasur evidencat e veta dhe në këtë mënyrën ne kemi indikacion më shumë. Janë dy palë kartela, një palë qendrore dhe një tjetër lokale. Ne i verifikojmë të dyja por duke ditur kur është personi.

Ndaj propozimi ynë ka qenë vetë deklarimi i tyre dhe jo të vihemi në lëvizje nga subjektet politike.

“Ata ta deklarojnë dhe më pas jemi ne që marrim kohën tonë. Po ta mendosh që ka mbi 40 subjekte politike, llogaritë këtu nga 140 kandidatë numri është i lartë dhe nuk përputhet me kohën që kemi në dispozicion. Por pavarësisht kësaj ka dhe mënyrën të tjera që mund të verifikojmë sikurse është kërkesa e medias”.

Përveç kësaj njerëzit i shqetëson ende dhe historia e tranzicionit dhe sa prej tyre ishin të përfshirë në reformat e rëndësishme që bëri vendi ynë që prej ndryshimit të sistemit.

Sipas Sulës, institucioni Autoriteti këto ka nisur një proces së brendshmi dhe po verifikojnë se sa ka qene përfshirja e tyre në kuvendin e parë.

“Ne kemi bërë një raport, pavarësisht se ai është i klasifikuar por ne kemi gjetur goxha gjetje interesante të përfshirjes serioze të personave në elitën politike dhe të inteligjencës sekrete të shërbimit të mëparshëm. Kjo tregoi që kanë qenë prezent, janë falur, janë toleruar gjë që themi që në Gjermani kjo gjë nuk u tolerua. Atje nuk ndodhi që ata të ishin pjesë e reformave të ndryshimit të sistemit dhe të pengonin proceset demokratike.”

Gjithashtu Sula foli dhe për ish Vila-31 e diktatorit Hoxha e cila se fundmi është kthyer në një qendër arti .

“Është një energji shumë e fuqishme arti që ta anashkalosh. është një qendër përtej Shqipërisë për përmasat që ajo mbartë. Arti e ka këtë fuqi dhe mendoj se ndikon për ta bërë më sublime gjithë atë ambient dhe njerëzit që do e vizitojnë. Për ne si autoritet “Vila e Enverit” ka një simbolik të madhe sepse ne shpesh herë gjejmë letra apo dokumente që Enveri me dorën e vetë shkruante “të varet”, të pushkatohet, të torturohet, të internohet familja”.

Next Post
Pse po i mënjanon Berisha krerët e degëve të PD?

Pse po i mënjanon Berisha krerët e degëve të PD?

TË FUNDIT

“Kishim informacione për sulmet”, Ukraina përballet me natë ferri

“Kishim informacione për sulmet”, Ukraina përballet me natë ferri

March 24, 2026
Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

“Nafta instrument tiranie”/ Berisha: Ngarkesa fiskale, gjobë e tmerrshme që rëndon mbi qytetarët

March 24, 2026
VIDEO / Shqipëria me ligj për referendumet? Balla tregon planin e PS: Gati drafti, do ta konsultojmë me…

VIDEO / Shqipëria me ligj për referendumet? Balla tregon planin e PS: Gati drafti, do ta konsultojmë me…

March 24, 2026
Gara për Drejtorin e Policisë, diplomatja amerikane VanHorn shkon në Ministrinë e Brendshme

Gara për Drejtorin e Policisë, diplomatja amerikane VanHorn shkon në Ministrinë e Brendshme

March 24, 2026
Nga procesi i adresave, te ligji i ri për IKMT, zbulohen detaje nga takimi i Ramës me ministrat

Nga procesi i adresave, te ligji i ri për IKMT, zbulohen detaje nga takimi i Ramës me ministrat

March 24, 2026
Mbi 3 vite i zhdukur, GJKKO rrëzon kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt për heqjen e sekuestros për pasuritë

Mbi 3 vite i zhdukur, GJKKO rrëzon kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt për heqjen e sekuestros për pasuritë

March 24, 2026
Irena Gjoka lë në burg Ilir Metën

Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën! Për herë të parë ofroi garanci pasurore, 50 mijë euro kundrejt lirisë

March 24, 2026
Nën hetim dy mjekë në Tiranë, vonuan trajtimin e një të miture dhe i dëmtuan shëndetin gjatë operacionit

Nën hetim dy mjekë në Tiranë, vonuan trajtimin e një të miture dhe i dëmtuan shëndetin gjatë operacionit

March 24, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e mërkurë 25 mars 2026

March 24, 2026
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, vihet në zbatim plani i masave të sigurisë në GJKKO! Dy skanerë për kontroll të imtësishëm

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, vihet në zbatim plani i masave të sigurisë në GJKKO! Dy skanerë për kontroll të imtësishëm

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In