• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Verifikimi i figurës nga viti 2008/ Test droge krerëve të policisë, nëse rezultojnë pozitiv s’ka shkarkim automatik por ‘rrethanë rënduese’!

by Java News
13/04/2023 16:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtorët dhe shefat e Policisë që do të kalojnë në vetting nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, do të testohen për lëndë narkotike. Në ndryshimet ligjore që tashmë në fuqi parashikohet që paralelisht me hetimin e pasurisë dhe aftësisë profesionale, në pastërti figure do të jetë testimi për drogën. Mbetet e paqartë nëse ky testim do të bëhet nga vetë AMP, apo rezultatet do të dorëzohen vullnetarisht nga secili prej rreth 300 drejtorëve dhe shefave të bluve.

Megjithatë rezultati eventual pozitiv për drejtuesit e policisë për përdorim droge nuk është automatikisht një arsye për shkarkim por një rrethanë rënduese. Pra, nëse një drejtues policie rezulton përdorues droge kjo nuk është automatikisht arsye për t’u shkarkuar.

Përveç drogës, kalimi i vlerësimit kalimtar të policëve nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit në AMP, vjen edhe me risi të tjera. Nëse KJV kishte mandat të limituar, AMP do të kryej vetting në mënyrë periodike, çdo 5 vjet për subjekt, vetëm për gradat më të larta, jo më për punonjësit e thjeshtë të policisë. Subjektet që kanë kaluar në vetting nga KJV, do të rihyjnë në proces kur të plotësojnë 5 vjet.

Për shembull, kryepolici i Tiranës, Tonin Vocaj, që ka kaluar me sukses në filtër në fund të dhjetorit 2019, do t’i nënshtrohet procesit në 2025-ën. Për ata që do të kalojnë në vetting për herë të parë, do të verifikohen që në vitin 2008.  Për t’i dhënë më shumë besueshmëri procesit, verifikimi i pasurisë nuk do të bëhet nga vetë AMP, por tashmë është ngarkuar Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, i cili pasi kryen të plotë hetimin, e dërgon në AMP, e cila e paraqet në seancën publike. Pak ditë më parë u hodh shorti për 36 subjektet e para që do të hetohen, mes tyre drejtues departamentesh në Drejtori të Përgjithshme dhe drejtues qarqesh.

Një prej shkaqeve kryesore qe deshtoi vettingu ne polici dhe që u pa e arsyeshme shkrirja e KJV ishte vonesa shumë e madhe në proces. Në 4 vite, ky komision përfundoi vlerësimin kalimtar vetëm për 71 punonjës policie, dhe për të kryer këtë proces të plotë do të duheshin dekada pasi fillimisht në filtër të vetting ishin parashikuar rreth 12 mijë policë në të gjithë vendit.

Vetë KJV ka argumentuar se vonesat kanë ardhur për shkak kohës së gjatë që institucionet kanë kthyer përgjigje në kuadër të verifikimeve. Një raport i GRECO në Këshillin e Evropës, ishte një tjetër arsye.

Ata i rekomanduan qeverisë shqiptare kufizim të subjekteve për t’u filtruar në vetting, duke u përqendruar tek nivelet menaxheriale, në strukturat me risk të lartë korrupsioni, në rastet e ngritjes në detyrë, të ecurisë në karrierë dhe rritjes në gradë./shqiptarja.com/m.j

Next Post
OSBE, thirrje një ditë para nisjes së fushatës zgjedhore: Presim të jetë e qetë, respektoni ligjin!

OSBE, thirrje një ditë para nisjes së fushatës zgjedhore: Presim të jetë e qetë, respektoni ligjin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kishte shkuar në Velipojë për pushime, humb jetën i moshuari nga Kosova

September 17, 2026
Aeroporti i Vlorës, MIE fiton përballjen e parë me Pacollin: Hyn në fuqi zgjidhja e Kontratës së Koncesionit

Aeroporti i Vlorës, MIE fiton përballjen e parë me Pacollin: Hyn në fuqi zgjidhja e Kontratës së Koncesionit

September 17, 2026
Plas Në Francë! Peshkatarët bllokojnë depot e naftës pas rritjes së çmimeve

Plas Në Francë! Peshkatarët bllokojnë depot e naftës pas rritjes së çmimeve

September 17, 2026
“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Ibrahimaj: Vihet në funksion platforma e automatizuar për aplikimin e bizneseve

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Ibrahimaj: Vihet në funksion platforma e automatizuar për aplikimin e bizneseve

September 17, 2026
Dash Sula: Sa të jetë Berisha në krye të PD-së, Rama ta bëjë gjumin e qetë  

“Edi Rama më riktheu dinjitetin”, Dash Sula: Jam kërcënuar, por nuk kam frikë!

September 17, 2026
Protesta para kuvendit, 11 të shoqëruar/ Tensione dhe përplasje me policinë në disa zona të Tiranës

Protesta para kuvendit, 11 të shoqëruar/ Tensione dhe përplasje me policinë në disa zona të Tiranës

September 17, 2026
Eurodeputetja greke sulmon ashpër Von der Leyen: Nuk ka raciste më të madhe kundër evropianëve se ju

Eurodeputetja greke sulmon ashpër Von der Leyen: Nuk ka raciste më të madhe kundër evropianëve se ju

September 17, 2026

Nga 446 mijë në 511 mijë lekë/ Sa paguhen sot magjistratët dhe çfarë kërkojnë KLGJ e KLP

September 17, 2026
Kuvendi LIVE/ PD dhe Bardhi kërkuan heqjen nga rendi i ditës të draftit për formulën e pagave të magjistratëve, mazhoranca e rrëzon! Votohen dhe dekretet e Presidentit

“Lufta e tyre ishte për çlirim”, Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë të përbashkët, dënon vendimin për ish-krerët e UÇK

September 17, 2026
Kryeministri kanadez flet në PE: Së bashku jemi më të fortë! Tarifat, instrument presioni

Kryeministri kanadez flet në PE: Së bashku jemi më të fortë! Tarifat, instrument presioni

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com