Shumë iranianë u tallën me gjestin e italianëve për të mbuluar statujat nudo gjatë vizitës së presidentit Rouhani në Romë, ndoshta për të treguar se nuk janë aq ekstremistë dhe dinë të kuptojnë zakonet e vendeve ku shkojnë. Por vazhdimi i turit europian të Rouhanit në Paris ka treguar pamjen e kundërt, me refuzimin për t’u ulur në tryezë, pasi aty kishte pije alkoolike, edhe pse askush nuk do të detyronte ndokënd që të pinte me zor.
Drekae parashikuar midis dy presidentëve, Hollande dhe Rouhani u anulua. Shkak për këtë është bërë refuzimi i francezëve për të hequr nga menyja verën.
Ndërsa iranianët kanë kërkuar një meny hallall, francezët kanë këmbëngulur në ofrimin e ushqimeve lokale dhe të verës, duke u justifikuar me arsyetimin se gjithçka tjetër do të ishte kundër vlerave republikane.
Në vend të kësaj, nga autoritetet franceze është sugjeruar ngrënia e përbashkët e një mëngjesi, e refuzuar nga iranianët si “shumë e lirë”.
Në qendër të vizitës ishin marrëveshjet e reja tregtare, pas heqjes së sanksioneve kundër Republika Islamike të Iranit.
Franca duket se do të ketë jo pak përfitime, mbi 100 avionë të rinj Airbus do të blihen nga Irani. Por, jo gjithçka shkoi mirë, për shkak të refuzimit të secilës prej palëve për t’i hapur rrugë tjetrit.