• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Verdiktet e kampionatit, shpresat e Teutës dhe rekordet e Skënderbeut

by Java News
18/05/2016 19:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skënderbeu fiton titullin, Partizani e Kukësi sigurojnë pjesëmarrjen në Europa League, Bylis shoqëron Tërbunin një kategori më poshtë.

Këto janë verdiktet e kampionatit, pas javës së 36-të e të fundit të tij, ndërkohë që Teuta është në pritje të finales të Kupës së Shqipërisë, për të parë nëse do të mund të luajë edhe ajo në Europa League. Skuadra durrsake zuri vendin e katërt, me pikë të barabarta me Kukësin. Nëse ky i fundit fiton Kupën, atëherë luan në Evropë si fitues i saj dhe një nga dy vendet e kampionatit për Europa League i shkon Teutës. Në rast se fitues i Kupës del Laçi, shkon ky në Europa League, bashkë me Partizanin e Kukësin.

Titulli i fituar nga Skënderbeu është i gjashti radhazi, si askush në histori. Skuadra e Josës ka thyer rekordin e saj, pasi vitin e kaluar vendosi rekordin me pesë tituj radhazi, ndërkohë që i mëparshmi mbahej nga Dinamo, me katër, në vitet 1950-53.

Gjithjes janë shtatë tituj për Skënderbeun që konfirmohet si skuadra e pestë historike e futbollit shqiptar për sa u përket titujve të fituar. Para Skënderbeut qëndron Tirana, me 24 tituj, e ndjekur nga Dinamo me 18, Partizani me 15 dhe Vllaznia me nëntë. Duke parë zhvillimet e viteve të fundit, nuk do të ishte aspak çudi që fitues në vazhdimësi të ishte përsëri Skënderbeu, i parivalizuar nga fuqitë tradicionale, përveç Partizanit të sivjetëm, ndërsa Tirana e Vllaznia janë larg emrit, për të mos folur për Dinamon, e cila nuk është fare në Kategorinë Superiore.

Fitorja e titullit është shumë e rëndësishme për financat e skuadrës, për shkak të pjesëmarrjes në Champions League, me formulën e ndryshuar, e cila krijon shanse të mëdha për të shkuar deri në play-off, çka siguron automatikisht të paktën pjesëmarrjen në fazën në grupe në Europa League, siç ndodhi edhe në sezonin që sapo u mbyll me Skënderbeun.

Me formulën e ndryshuar me nismën e ish-presidentit Michel Platini, në raundet eliminatore skuadrat kampione ndeshen vetëm me skuadra kampione, duke shmangur në këtë mënyrë përballje me gjigantë të pakalueshëm si Manchester City, Roma, Borusia Mënshengladbah, Monaco e të tjerë. Me pak fat, shorti të vë përballë skuadra plotësisht të kalueshme, gjë që Skënderbeu e shpreson edhe sivjet, për të fituar të tjera miliona euro nga ndeshjet në Champions League e mundësisht më pas edhe në grupet e Europa League.

Dritan Ikonomi

Next Post

Limon, kripë, piper, ja për çfarë shërben ky ilaç natyral

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

November 9, 2026
Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In