• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Verbëria!

by Agron Gjekmarkaj
14/12/2023 15:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Prej tre muajsh Parlamenti i Shqiperisë ka humbur normalitetin, sot ai la pas shpinë edhe dinjitetin.

Kuvendi nuk është pronë e Partisë Socialiste, as e pushtetit  as e gardës së Republikes por Institucioni më i lartë i saj  shprehje e vullnetit qytetar. Sot për një kohë të gjatë edhe pse Zevendes Kryetar i Kuvendit përfaqesues i Opozites nuk u lejova të futem në ambientet e mia të punes , dhe si unë shumë deputet të tjerë të opozites ndonẽse ndaj nesh nuk kishte asnjë masë ndeshkuese.

Gandist e rugovian prej natyre kam mbeshterur kauzen e opozites pa qënë protagonist i dalluar i saj . Sot  deputetet u ndanë të kategorisë superiore  dhe inferiore. Nuk është çudi që një ditë të na kerkojnë qendisma  dalluese e diskriminuese.

Garda kujdesej me një gjuhe shenjash ti udhehiqte koleget socialist të hynin në kater dyert anësore duke bërë ndarjen “tanët” dhe “ata”.

Per ata që nuk e dinë “gardat pretorianë” ruanin nderin e shteteve ndersa garda politike po e çnderon shtetin. Gramoz i gardes mesoje këtë nëse të mbetet pak kohë nga tenderat.

Shtetet ndertohen mbi trashigimitë. Një ditë asnjëri prej nesh nuk do të jetë, do të jetë larguar siç e thoshte motit socialisti , Dritero Agolli  por çfarë lëmë pas? Ai la libra dhe kollen e tij të thatë dhe shembullin që virtyti triumfon mbi partinë. Ne çfarë lëmë? Dhunim të më të dobtit? Pervetesim të shtetit, ideologjizim të administrates, nështrim pa kushte ndaj barkut e të prapanicave. Qyqaret , servilet, hajdutet, injorantet  po e pickojnë adn-nẽ e  Kushtetutes  aq shumë sa ajo duket tashmë si një xhybe e dalë boje rrëze një ferre.

Opozita po bën betejen e saj për të drejta kushtetuese, të drejta keto që po nëperkemben dhe shtypen me thundra gardistesh. Sot me njẽ akt tẽ papreçedente kjo mazhorancẽ kaq e akuzuar e kaq e venitur me njẽ  akt tẽ pashembullt votoi pẽr asgjesimin  e Opozites nẽ Parlament. Rregullorja e votuar sot praktikisht tenton thyerjen e Opozites. Do doja që sallen e kuvendit ta shfrytezoja per dimensionin e fjales dhe argumentit, por fjala pa garanci kushtetuese është fasadë. Protesta kerkon normalitet ndersa “normaliteti” pa rregulla është xhungel. Ambasada e SHBA-ve , e Anglisë, ato të BE duhet ti vinë në ndihmë jo Opozites por Shqiperisë qe ajo të mos humbasë standartet demokratike , të drejtat kushtetuese. Konceptim e opozites prej tyre e fituam. Me ta duhet ta mbrojmë. Ne jemi në NATO dhe aspirojme BE-në me të drejta të plota. Nuk mund të rrimë aty dhe as të shkojme atje me një opozitë jashtë ligjit. Opozita dhe opozitarizmi nuk janë çeshtje individuale, janë shumë me teper se kaq janë thelb i demokracisë, ambasadoret e nderuar po bëhen deshmitarë të një vdekjeje të paralajmeruar.

Shumë gazetarë pyesin, qytetarë gjithashtu, hë çdo bëni tani, po më pas, me një kersheri  feminore në raportme premtimet e patetikes politike. E kam një pergjigje per të gjithe, kudo ka ndodhur , në Shqiperi shumë më teper që arsyeja është mbytur nga forca ndersa kujtimi i së drejtes na ka dhënë forcë të ngrihemi në vitin 1990. Perseri mund të ndodhe e perseri mund të gremisimi.

I kujtoj Kryeministrit të vëndit  Edi Rames një sërë artikujsh që ai botonte tek gazeta “Koha jonë” në vitet 1992-97 në kerkim të një demokracie liberale, të rregullave demokratike, kunder depersonalizimit të politikes dhe dominimit të individit dhe jam i sigurtë që nëse e bën , nese aso kohe ishte i vertete dhe ne paqe me veten, do ta thyente pasqyren e kesaj dite të shemtuar, do ta griste portretin e dhunes gardiste, rregulloren që asgjeson opoziten.

Po Kryeministri duket s’ka kohë ti rikthehet vetvetes. Deputetët e Kosovës votuan kundër atonomisë së tyre në vitin 1990 por ishin të rrethuar nga tanket e Milosheviçit. E korigjuan në Kaçanik sa gjeten pak liri po këta tonet sot pse votuan kundër vetvetes, kundër pluralizmit dhe të një Shqipërie normale. Kjo është verberi do thoshte Saramango.

Next Post
Po punohet në Lotin 3 të Unazës Lindore, ARRSH: Të shtunën ka bllokim, ja rrugët nga duhet të kaloni

Po punohet në Lotin 3 të Unazës Lindore, ARRSH: Të shtunën ka bllokim, ja rrugët nga duhet të kaloni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In