• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vera problematike për personat që vuajnë nga shëndeti mendor, ja çfarë këshillohet

by A R
09/07/2016 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Stina e verës është problematike për personat që vuajnë nga sëmundje të shëndetit mendor.

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se i nxehti i verës sjell çrregullim të neurotransmetuesve që stimulojnë rëndim të gjendjes fizike dhe psikologjike të pacientëve. Kujdes të veçantë duhet të bëjnë personat që shfaqin shenja të stresit, ankthit e depresionit.

Temperaturat e larta të stinës së verës ndikojnë në përkeqësimin e shëndetit për pacientët e sëmundjeve  mendore. Përgjegjësja e sektorit të sëmundjeve mendore në ISHP, Jonida Haxhiu, e argumenton këtë me çrregullimin e niveleve të neurotransmetuesve që stimulojnë agravim të gjendjes fizike dhe psikologjike.

“Vapa ose temperaturat e larta shkaktojnë një përkeqësim të problemeve të shëndetit mendor. Statikisht është vërtetuar që të gjitha problemet e shëndetit mendor, të gjithë personat që janë të diagnostikuar me probleme të shëndetit mendor kanë një përkeqësim në motin e nxehtë. Ekziston ajo që quhet teoria e dopaminës, pra nga çrregullimet e niveleve të neurotransmetuesve mendohet që efekti fizik që ka kjo gjë, efekti fiziologjik ndikon në pasojat psikologjike”, thekson Jonida Haxhiu.

Familjarët duhet të kenë kujdes, në rast se vetë pacientët janë të pamundur, për të zgjedhur për ta vende të freskëta, dhe të shmangin konsumimin e pijeve që kanë sheqer të shtuar. “Ambjente të freskëta, sa më shumë të ajrosura, konsumimi i pijeve në mënyrë që të freskohet trupi. Duke e përmendur këtu që sheqeri i shtuar apo pijet e gazuara nga ana tjetër përveç dëmeve fizike shkaktojnë dhe stres për organizimin, gjë që mund të reflektohet dhe tek këta persona me probleme të shëndetit mendor”, thotë Haxhiu.

Shqipëria nuk ka studime të mirëfillta për numrin e pacientëve të prekur nga këto sëmundje, por referuar të dhënave në sistemin shëndetësor parësor për Tiranën në një vit kryhen mesatarisht 15.000 vizita, persona që kërkojnë ndihmën e mjekëve psikatër për shkak të çrregullimeve dhe probleme të shëndeti mendor. /ora news/a.m.

 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drama e pengjeve në qytetin turistik të Kolumbisë, lirohen të gjithë qytetarët! Vritet një nga autorët, policia shpërthen godinën

Drama e pengjeve në qytetin turistik të Kolumbisë, lirohen të gjithë qytetarët! Vritet një nga autorët, policia shpërthen godinën

November 25, 2026
Tirana mbledh mbi 600 investitorë nga BE dhe Ballkani Perëndimor, Ibrahimaj: Shqipëria synon më shumë investime në industri dhe teknologji

Tirana mbledh mbi 600 investitorë nga BE dhe Ballkani Perëndimor, Ibrahimaj: Shqipëria synon më shumë investime në industri dhe teknologji

November 25, 2026
Vox po fiton terren, shkrimtari spanjoll: Gabimi që i hapi rrugën së djathtës ekstreme

Vox po fiton terren, shkrimtari spanjoll: Gabimi që i hapi rrugën së djathtës ekstreme

November 25, 2026
Shpenzimet e Kryemadhit me kartat e Shatkut, Meta në gjykatë: Unë kam statusin i divorcuar, përgjegjësia është individuale

GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës për pezullimin e afateve të paraburgimit

November 25, 2026
Goditen disa grupe që shisnin drogë në shkollat e Shkodrës, 13 të arrestuar (VIDEO)

Goditen disa grupe që shisnin drogë në shkollat e Shkodrës, 13 të arrestuar (VIDEO)

November 25, 2026
Urdhëruan të qëllohej kushdo që kalonte, si u zbardhën vrasjet e civilëve në Ukrainë

Urdhëruan të qëllohej kushdo që kalonte, si u zbardhën vrasjet e civilëve në Ukrainë

November 25, 2026
Transportonin fishekzjarrë të kontrabanduar për shitje, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë, procedohet bashkëpunëtori

Transportonin fishekzjarrë të kontrabanduar për shitje, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë, procedohet bashkëpunëtori

November 25, 2026
Investimet BE-Ballkani Perëndimor/ Përfaqësuesja e KE: Synojmë krijimin e një baze të përbashkët industriale në rajon

Investimet BE-Ballkani Perëndimor/ Përfaqësuesja e KE: Synojmë krijimin e një baze të përbashkët industriale në rajon

November 25, 2026
Dy shqiptarë shkaktojnë alarm në Britani, hyjnë me forcë në rezidencën e Princit William dhe Kate

Dy shqiptarë shkaktojnë alarm në Britani, hyjnë me forcë në rezidencën e Princit William dhe Kate

November 25, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Rreziqet që kërcënojnë vlerat e antifashizmit shqiptar

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In