Një nga shkrimtarët më të mirë në rang kombëtar por dhe mjaft i vlerësuar në rang ndërkombëtar me çmime të ndryshme është sjellë nga studiuesi Bashkim Kuçuku. Në këtë studim dalin në pah të dhëna interesante për shkrimtarin e madh Ismail Kadare. Sipas të dhënave 378 botime janë në shqip dhe 923 në 44 gjuhë të huaja.
Siç shpjegohet funksioni i veprave të tij është universal dhe gjithësor. Ajo e kalon hapësirën letrare kombëtare dhe i bashkohet vlera universal në letërsi. Me këtë rast edhe gjuha shqipe krijon një funksion të ri në letërsinë shqipe. Tashmë letërsia e Kadaresë është shndërruar në dukuri europiane.
Nga 637 botime në 35 gjuhë, janë njëjtësuar 664 të tjera, gjithsej 1301, në 45 gjuhë, ose, dyfishi i tyre. Nga 23 vepra kritike e studimore, 8 janë në frëngjisht, 1 në holandisht, 1 në spanjisht, 13 në shqip që kishte botimi paraardhës, i tanishmi ka 68 me përzgjedhje, 16 në frëngjisht, 8 në italisht, 6 në anglisht, 2 në gjermanisht, 1 në holandisht, 3 në spanjisht, 32 në shqip.
Studimet sipas burimeve të Bashkim Kuçukut tregojnë disa karakteristika për shkritmarin: a) botimet dhe ribotimet e reja në gjuhët “e pushtuara” më parë; b) botimet dhe ribotimet e mëparshme, të cilët, nuk kishim mundur t’i njëjtësonim deri atëherë; c) botimet në gjuhë të tjera, “të pushtuara” rishtas.
Kjo do të thotë se dominimi i këtyre botimeve sa vjen e po shtohet dhe i jep më shumë prioritet edhe gjuhës shqipe. Kjo është një dukuri e veçantë e pa hasur më parë ndër studiues të tjerë.
Në vitet 2000-2005-2015 më shumë të ndjekura kanë qenë botimet dhe ribotimet në anglisht, përkatësisht, në Britaninë e Madhe, Angli e Skoci, në SHBA, Kanada, Australi. Gjithsej janë botuar mbi 70 tituj, më shumë se gjysma, apo, më shumë se në 35 vitet e kaluara.
Në këtë panoramë ndryshon dhe ritmika e gjuhëve si Italishtja, që ishte e nënta, është ngjitur e katërta, spanjishtja nga e teta e gjashta, portugalishtja nga e nënta e shtata.
Po kush është shkrimtari Ismail Kadare dhe cili është rrugëtimi i tij?
Ai lindi në Gjirokastër në vitin 1936, shquhet për stilin e tij të veçantë kryesisht në prozë, por që nuk mungojnë edhe vëllimet me poezi. Sot për sot ai është shkrimtari më i njohur në rang ndërkombëtar dhe një vlerë e padiskutueshme në kulturën kombëtare. Veprat e tij janë përkthyer në 45 gjuhë të ndryshme të botës, dhe është dhe në një kontur të shkrimtarëve më të lexuar në botë. Ai ka një shumësi vlerësimesh që lidhen me karrierën e tij profesionale.
Krijoi një vepër me karakter universal por që rrënjët i ka thellë në tokën shqiptare. Me anë të figurave të ndryshme letrare si dhe të letërsisë gri, ai është një nga shkrimtarët më të shquar për kohën e sistemit totalitar të shekullit të 20.
Shkollën fillore dhe të mesme e mbaroi në Gjirokastër. Studimet universitare i kreu në Tiranë, ku më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës dhe u diplomua për Mësuesi. Në vitet 1958-1960 studioi në Moskë, në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki”. Kjo i shtoi horizontin e tij për letërsinë me letërsinë e zhvilluar ruse.
Në moshën 13 vjeçare me librin ‘’Makbethi’’ i lindi dashuria për letërsinë. U angazhua dhe botoi tregime në revistën ‘’Pionieri ‘’në Tiranë. Më 1954 botoi një përmbledhje poetike e quajtur “Frymëzime djaloshare”.
Më pas, gjatë periudhës së studimeve shkroi romanin e tij të parë “Mjegullat e Tiranës”. Ishte një nga shkrimtarët që anashkaloi metodologjinë e ‘Realizmit Socialist’ si modë për kohën kur ajo u instalua si metodë në regjimet totalitare. Me anë të shumë figurave letrare si dhe krahasimit ai u mundua të mbulojë metodën e vet edhe në kushtet më të vështira ku censurimi i veprave ishte shumë i lartë.
Më shumë se në poezi që gjithashtu janë të vlerësuara tek Ismail Kadare, në vitet 60 ai merret me prozën. Në vitin 1961 botoi edhe një vëllim poetik me titull ”Shekulli im”.
Gjatë qëndrimit në Moskë ka shkruar romanin “Qyteti pa reklama” që binte ndesh me metodën e kohës të të bërit letërsi. Në mënyrën e tij ai fillon të krijojë proza që bien ndesh regjimit por që mbulohen nga shumë figura letrare.
Në vitin 1962 botoi tregimin Gjenerali i ushtrisë së vdekur të cilin më pas e zgjeroi, e bëri roman dhe e botoi të plotë në vitin 1963. Ky është romani që shënon ngritjen e nivelit të tij si shkrimtar që u nominua edhe për çmim Nobel.
Romani pasues quhet “Përbindëshi”, pas disa përpjekjeve ai u ndalua. Pas manovrave politike që bëheshin për gjithë shkrimtarët e kohës Ismail Kadare u dërgua në qytetin e Beratit ku qëndroi dy vjet si korrespodent i gazetës “Drita”.
Në vitin 1967 ai boton romanin ”Lëkura e daulles” i cili u botua edhe në revistën “Nëntori”, në kulmin e revolucionit kulturor komunist. Po të njëjtin vit u ribotua ‘’Gjenerali i ushtrisë së vdekur’’ pas ca korrigjimeve që regjimi nuk i donte.
Në fillim të vitit 1970 shtëpia botuese franceze ”Albin Michel” botoi në frëngjisht romanin ”Gjenerali i ushtrisë së vdekur” përkthyer nga Jusuf Vrioni. Ai pati jehonë të jashtëzakonshme në Francë dhe brenda tri vjetësh u përkthye në gati 20 gjuhë. Më 1982 zgjidhet Deputet i Shqipërisë dhe u detyrua të futej në Partinë e Punës të Shqipërisë.
Pas zhgënjimit nga temat aktuale, u rikthehet temave historike. Në këtë kohë, më 1970 Kadare shkroi e botoi romanet Kështjella dhe Kronikë në gur në1971, të cilat përkthehen e botohen në Francë njëra pas tjetrës.
Romani i radhës që vazhdoi në vrazhdën e një kundërshtimi të sistemit ishte ai i titulluar “Dimri i vetmisë së madhe” dhe e çoi në shtyp në fillim të vitit 1973. Edhe ky roman u prit keq.
Për ta rirregulluar version e tij Kadare u detyrua ta rishikonte disa herë derisa ai u ribotua në vitin 1977 nën titullin e ndryshuar “Dimri i madh”, i përkthyer që në atë kohë në frëngjisht.
Në vitin 1978 kur u prishën marrëdhëniet me Kinën botoi romanet “Muzgu i perëndive të stepës”, “Ura me tri harqe”, “Kamarja e turpit” dhe “Komisioni i festës” në një vëllim të përbashkët. Me përjashtim të romanit të parë të përmbledhjes i cili ishte autobiografik, tre të tjerët ishin me tema historike.
Në vitin 1980 botoi në një përmbledhje të përbashkët romanet ‘’Prilli i thyer’’, ‘’Kush e solli Doruntinën’’ së bashku me dy kapitujt e parë të romanit Pallati i ëndrrave maskuar si novelë dhe një vit më vonë e futi në të versionin e plotë të ‘’Pallatit të ëndrrave’’. Ai mbahet një nga romnet më të bukura të tij për mënyrën sesi e trajton disa epoka në një sistem që quhet diktaturë.
Më 1981 nxjerr romanin ‘’Koncerti’’. Në vitin 1985 iu ndalua romani “Nata me hënë”. Në vazhdim botoi romanin tjetër “Vajza e Agamemnonit”, kurse në vitin 1986 botoi romanin “Krushqit janë të ngrirë” që fliste për dhunën dhe terrorin që përdornin serbët kundër shqiptarëve.
Pas rënies së komunizmit ai u përfol në fillim si tradhëtar e më pas u përfol për disa histori personale familjare si dhe rolin qëk ishte kryer në sistemin diktatorial. Ai arratistet dhe vendoset në Francë.
Pas vitit 1990 e deri tani ai ka shkruar po me aq vrull sa viteve të komunizmit dhe me të njëjtat dinmamika, mjaft i vlerësuar. Në vitin 1996 u pranua në Akademinë e shkencave sociale dhe politike në Francë, ku zëvendësoi filozofin Karl Popper.
Nga viti 1994 deri 2004 shtëpia botuese franceze ‘’Fayard’’ botoi veprën komplet të Kadaresë në frëngjisht dhe shqip. Ismail Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare.
Në vitin 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca. Në vitin 2005 fitoi çmimin “Man Booker International Prize” ku kishte qenë i nominuar bashkë me shkrimtarë tjerë të mëdhenj, duke përfshirë nobelistë si Günter Grass, Garbiel Garcia Marquez, Kenzaburo Oe etj.
Në vitin 2009 u nderua me çmimin spanjoll Princi Asturias për Artet – çmimi më i rëndësishëm letrar në vendet spanjolle, dhe një nga çmimet letrare më prestigjoze në botë.
Në vitin 2010 Ismail Kadare nderohet në Itali me çmimin Lerici Pea. “Dhënia e cmimit Lerici Pea 2010 autorit Kadare. Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Jo më pak se vjet atij iu lut Akademia e Malit të Zi për të qenë pjesë dhe anëtar i akadmeisë.
Ismail Kadare është dekoruar nga institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”.
Ai mban Medalje të Artë e Lidhjes së Prizrenit, Kosovë. Në vitin 1992 merr ‘’Prix mondial Cino Del Duca’’, Francë, kurse në 1997 Çmimin “Bokaçio” në Itali. Në vitin 1998 merr ‘’Herder Prize’’, Austri. Në 2003 merr ‘’Ovid Prize, Rumani’’. Në viti 2005 ‘’Man Booker International Prize’’ në Britani. Në 2009 ai merr titullin e nderit të ”Princi i Asturias” për Letërsinë, Spanjë. Më pas titujt varijojnë në shtete të tjera. Në vitin 2010 merr Çmimin “Lerici Pea”, Itali.
Në 2015 ai merr Çmimin në Jeruzalem, Izrael. Në 2016 ‘’Commandeur de la Légion d’Honneur’’ (C. LH) në Francë. Rikthehet në Kosovë në vitin 2017 me Çmimin “Letërsia shqipe’’, në 2018 në Itali merr Çmimin “Nonino”. Kurse në po këtë vi tai merr nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë ‘’Çmimin i karrierës akademike’’.
Ai vazhdon edhe sot e kësaj dite të ketë jetë profesionale aktive sidomos në panairet e rinj me librin e fundit ‘’Kur sunduesit grinden’’ me të cilin erdhi në vitin 2018. Gjithmonë i gjendur dhe i preferuar sa dhe i kritikuar ai është dominant në debatet intelektuale të kulturës shqiptare si një nga emrat më në zë të letërsisë shqipe dhe si gjeniu që e bëri gjuhën shqipe të flasë përtej Ballkanit, e si një nga shkrimtarët më të mëdhenj në rang botëror. Vepra e tij është një aset i çmuar i trashëgimisë kulturore kombëtare shqiptare e ngelet po ashtu universal.
/a.rada