• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vepra dedikuar kosovarëve nuk lejohet të interpretohet në Zelandën e Re

by
18/09/2015 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vepra korale, të cilën kompozitori me nam Karl Jenkins ua kishte dedikuar viktimave të luftës së fundit në Kosovë, nuk është lejuar të interpretohet në një katedrale të Zelandës së

“The Armed Man: Mass for Peace” (Njeriu me armë: meshë për paqe), që përfshin himnin e krishterë të shekullit IV dhe Ezanin, nuk është pranuar të interpretohet në Katedralen e Nelsonit, në koncertin që për mision kishte promovimin e tolerancës fetare. Lajmi është publikuar nëpër media lokale të Zelandës së Re, të cilat kanë raportuar se shkak i ndalimit të veprës është përmbajtja islamike. Vepra të cilën Jenkins e kompozoi më 1999, është interpretuar gati 2 mijë herë në vende të ndryshme të botës.

Në Kosovë një pjesë e saj u interpretua për nder të 7-vjetorit të Pavarësisë më 17 shkurt. Ndërsa me një formacion prej mbi 120 vetash, kjo vepër u interpretua e plotë për herë të parë në Kosovë në koncertin e Filarmonisë së Kosovës, në Sallën e Kuqe, në mars të këtij viti. Vetë kompozitori Karl Jenkins qe i pranishëm në koncertin 60-minutash. Me këtë rast atij iu nda “Medalja presidenciale e meritës”, shkruan “Koha Ditore”.

Next Post

Anglia gre alarmin, 3 mijë militantë të ISIS-it gjenden në Britani gati për sulm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com