• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vënia në punë e TEC-it të Vlorës, një zgjidhje për krizën energjetike na qëndron para syve

by Java News
01/09/2022 18:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare dhe kompanitë e tjera shtetërore të sistemit po shpenzojnë qindramilionë euro për të blerë energji elektrike jashtëzakonisht të shtrenjtë nga importi, në një kohë që një zgjidhje goxha më ekonomike injorohet në mënyrë të pakuptimtë.

Çmimet e energjisë elektrike në rajon kanë fluturuar në 500 dhe 600 euro për MWh, shifra këto të pabesueshme deri para luftës në Ukrainë, por që gjasat janë që situata mund të përkeqësohet me afrimin e dimrit. Arsyet se pse çmimet e energjisë elektrike në Evropë janë kaq të shtrenjta është se ato varen veçanërisht shumë nga çmimi i gazit, i cili është rritur për shkak të Rusisë.

Ndërkohë, termocentrali i Vlorës, i cili u u ndertuar nje dekade vijon të jetë jashtë pune dhe pa plane konkrete për ta vënë në punë, për shkak të një defekti në sistemin e furnizmit me ujë deti për ftohje. Termocentrali, i cili është projektuar të punojë me naftë, ka gjasa që do të mund të realizojë prodhim energjie me çmim dy herë më të lirë se sa çmimet aktuale të importit, por përfitimi indirekt i tij mund të jetë aftësia që KESH fiton për të menaxhuar më me efikasitet Kaskadën e Drinit.

Termocentrali ka një fuqi të instaluar prej 97 MW dhe është në gjendje të prodhojë deri në 700 milionë kWh në vit, gjë që do të thotë se mund të mbulojë pothuaje të gjithë deficitin vjetor të energjisë elektrike në vend. I gjithë termocentrali ka kushtuar rreth 100 milionë euro dhe ai u ndërtua brenda një afati dyvjeçar. Kostot e riparimit të defektit vështirë se mund t’i kushtonin Shqipërisë më shumë se sa mbajtja e tij jashtë funksionit.

Ndërsa termocentrali qëndron pa punë, shqiptarët paguajnë koston e pagave dhe shpenzimeve të tjera të mirëmbajtjes, ndërsa KESH ka bërë të ditur që prej vitesh se “po zbaton një plan masash për rivënien në punë të TEC-it.” [Link] Megjithatë, ndërsa vitet kanë kaluar, defekti nuk është zgjidhur.

Në vitin 2020, viti i fundit në të cilin është publikuar bilanci i kompanisë së termocentralit, shqiptarëve u kushtoi 893 milionë lekë mbajtja e një TEC-i jashtë funksioni, nga të cilat, rreth 143 milionë lekë ishin shpenzime për paga e shpenzime të tjera operative, ndërsa pjesa tjetër ishin kostoja e amortizimit dhe e shpenzimeve financiare.

Prokurimi i drejtpëdrejtë nën suazën e emergjencave të paqena ka qenë mjeti i parapëlqyer i qeverisë aktuale në kryerjen e shumë punëve. Megjithatë, rasti i krizës aktuale është nga të paktat që justifikon me të vërtetë zgjidhjen e defektit të termocentralit të Vlorës me përzgjedhjen e një konsulenti mes kompanive të specializuara.

Nëse arrihet të vihet në punë, kostoja e prodhimit të energjisë nga TEC Vlora nuk është e ulët. Një studim i Entit Rregullator të Energjisë [Link], del në konkluzionin se me çmimin e naftës 80 USD për fuçi, kostoja e prodhimit të energjisë elektrike në TEC është rreth 21 lekë, ndërsa nëse marrim parasysh se çmimi i naftës sot është 90-100 USD për fuçi, atëhere kostoja e energjisë elektrike mund të jetë 24-27 lekë për kWh. Kjo është gjithsesi një shifër shumë më e ulët se sa çmimi aktual prej 400 apo 500 euro për MW/h, e cila në lekë i bie 47 deri në 58 lekë për kWh.

Shqipëria e ka gjithashtu mundësinë që të shohë nëse mund ta vendosë termocentralin e Vlorës në punë me gazin e gazsjellësit TAP. Situata aktuale e furnizimit me gaz nga gazsjellësi nuk është e qartë, por Shqipërisë i takojnë disa të drejta nga kalimi i gazsjellësit në territorin shqiptar.

Situata duket jo thjesht emergjente, ajo duket alarmante. Rezerva hidroenergjetike e vendit po shkon drejt zerimit, ndërsa çmimet në tregun rajonal po shkojnë në stratosferë. Por pavarësisht se sa emergjente është situata, qeveria duket se ka prioritete të tjera.

Një vlerësim i situatës në termocentralin e Vlorës, nëse nuk do të sjellë vënien e tij në punë, së paku do t’i japë fund dilemave dhe do t’i hapë rrugë dekomisionimit të termocentralit që nuk funksionoi kurrë. Nëse termocentrali nuk punon, afërmendësh që ai duhet të çohet për skrap ndërsa zona e zënë prej tij duhet të rehabilitohet, në vend që të lihet si të gjitha gërmadhat e mbetura nga fabrikat e rrënuara të kohës së komunizmit. Së paku, taksapaguesve do t’i kursehen miliona euro në vit kosto pagash dhe shpenzimesh të tjera të punëtorëve që mirëmbajnë një termocentral që nuk hyn në punë as për ditë të mira dhe as për ditë të këqija.(BIRN)

Next Post
Turqi/ Rriten çmimet e energjisë e gazit, shtrenjtohen me 50% për industrinë dhe 20% për konsumatorët familjarë

Turqi/ Rriten çmimet e energjisë e gazit, shtrenjtohen me 50% për industrinë dhe 20% për konsumatorët familjarë

Comments 1

  1. Leka says:
    4 years ago

    Qeveria duhet mediemos te perfor TECin e Vlores me gazin e TAPit dhe te fuqizoi ALBPETROLIN duke pasur Parasysh qe shifrat e pageses se importit jane katastrofale per buxhetin.Cdo hezitim eshte sabotim i shtetit

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Meraku i tij janë familja dhe fëmijët”, Ndreca: Veliajt iu ndalua komunikimi me të afërmit

October 28, 2026
“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

October 28, 2026
Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

Pse u transferua Veliaj në burgun e Fierit? Gazetarja zbulon çfarë do të ndodhë gjatë 10 ditëve të ardhshme

October 28, 2026
Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

October 28, 2026
Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

October 28, 2026
“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

October 28, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

October 28, 2026
Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

October 28, 2026
Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

October 28, 2026
“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In