• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Venezuelë/ Guaido: protesta sërish! Maduro: grusht shteti!

by Java News
01/05/2019 09:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Juan Guaidó i bëri thirrje mbështetësve të tij të dalin sërish në rrugët e Venezuelës të mërkurën, pas protestave të dhunshme të një ditë më parë. Presidenti Nicolás Maduro, të cilin lideri opozitar kërkon ta rrezojë, mbetet sfidues pavarësisht indinjatës popullore. Në një fjalim televiziv, ai i përshkroi mbështetësit e Guaidos si një grup të vogël njerëzish plani i të cilëve dështoi. Administrata amerikane pretendon se Maduro ishte bërë gati të largohej drejt Kubës për t’i shpëtuar trazirave.

“Avionin e kishte gati në pistë. Për aq sa ne dimë, ka qenë i përgatitur të lëvizë, por rusët ia kanë bërë të qartë se duhet të qëndronte”, tha për CNN sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo.

Zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë gjithashtu përmendin tre figura të rëndësishme të qeverisë së Maduros të pranojnë se presidenti ishte duke ikur, por më pas ka kthyer mendje.

Sipas këshilltarit të sigurisë kombëtare në SHBA, John Bolton, një prej këtyre figurave ishte ministri venezueljan i Nbrojtjes, Vladimir Padrino – e cili e ka rikonfirmuar mbështetjen për liderin aktual e u shfaq në krah të tij gjatë fjalimit të transmetuar live.

Një ditë më parë, qeveria socialiste e Venezuelës tha se në Karakas është duke u zhvilluar “një përpjekje për grusht shteti”, pasi Guaido, presidenti i përkohshëm i vetëshpallur, doli nëpër rrugë me trupa ushtarake, të cilat sipas tij, i ishin bashkuar përpjekjeve për të përmbysur Maduron. Padrino shkroi megjithatë në twitter se situata në kazermat dhe bazat ushtarake të vendit ishte “normale” dhe se ushtria mbron me vendosmëri kreun e shtetit.

 

/a.meta

Next Post
Zuckerberg humb 3.3 miliardë dollarë pas ndryshimeve të fundit në Facebook

Zuckerberg paralajmëron ndryshime në Facebook e Instagram

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In