• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Venecia i ka hequr PD-së, shkakun që shpiku kundër Reformës

by Mero Baze
05/12/2018 20:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Komisioni i Venecias ka kthyer një përgjigje refuzuese lidhur me një ligj të ri për Vetingun e politikanëve, duke arsyetuar se ligji i dekriminalizimit dhe ndryshimet kushtetuese të bëra në funksion të tij dhe ligjit të Vetingut, janë të mjaftueshme si instrumenta ligjorë për të mbajtur të pastër mjedisin politik.

Në përfundimet e tij, Komisioni thotë se “me gjithë qëllimin e mirë në kontekstin e situatës në Shqipëri, projekt-amendamentet e kushtetutës lidhur me kontrollin e pastërtisë të politikanëve, nuk arrijnë të garantojnë mbrojtjen e parimeve kushtetuese, që janë kaq të nevojshmë sidomos për një projekt kaq të madh, kompleks e sensitiv, i cili përmban implikime të rënda të të drejtave të cilitdo që preket prej tij.

Për më tepër, dukë marrë parasysh nenet ekzistuese 6/1 45(3) dhe 179/a të Kushtetutës së Shqipërisë (dhe në vecanti, ligjin e Dekriminalizimit) si dhe mekanizma të tjera demokratikë, vihet në pikëpyetje vlera reale e shtuar e këtij propozimi për ndryshime kushtetutese.”

E thënë shkurt, Partia Demokratike nuk ka humbur betejën ligjore për vetingun e politikanëve, pasi atë e ka tashmë në kornizën e reformës në drejtësi, që është bërë, si dhe në ligjin e dekriminalizimit, por ka humbur shkakun që donte të shpikte për të mos shkuar në Parlament.

Tani që ky shkak i ra, opozita duhet të bëjë një reflektim serioz jo aq për pjesmarrjen apo jo në Parlament, por mbështetjen e opozitarizmit mbi kauza të shpikura dhe jo mbi probleme reale.

Lulzim Basha e di dhe vetë që propozimi i tij për vetingun e politikanëve, është një dublim i ligjeve që tanimë i kemi dhe janë bërë dhe me firmën e tij. Por duke dashur të shmangë betejën palamentare për arsye që ai i di, ai shpiku refuzimin për të shkuar në parlament për shkak të këtij propozimi.

Tani ai mund të shpikë dhe arsye të tjera, pasi gjithnjë ka një arsye që opozita të jetë e pakënaqur. Shkaku i radhës mund të bëhen shtëpitë që po prishen tek Unaza e Re. Pasi ky proces të mbarojë dhe qeveria ta zgjidh, ashtu siç mund ta zgjidhë, mund të vazhdohet me të tjerët që do t’u prishen shtëpitë tek Bregu i Lumit. Pastaj mund të vazhdohet me studentët, që kur ngelen nuk duan të paguajnë përsëri për provimin. Më tej mund të vazhdohet me ankesa që mund të lindin rrugës nga grupe interesi apo kategori sociale me probleme, gjatë vitit të ri.

Mund të ashpërsohet moti dhe të nisin përmbytjet dhe kjo mund të jetë ndonjë arsye. Po mund të bëjë dhe thatësirë dhe të bien ujërat, dhe prapë mund të jetë arsye. Mund të bjerë ndonjë gurë në rrugë, të vrasë ndonjë kalimtar dhe mund të djegë mandatet dhe për të…

Pra shkaqe mund të gjejë, por arsyeja reale pse Basha bëri këtë paketë propozimesh, nuk ishte bojkoti parlamentar, se ai atë e bën me qejf.

Arsyeja ishte se Lulzim Basha dhe Sali Berisha e kanë objektiv të pandryshuar sabotimin e reformës në drejtësi dhe dublimin e saj me mekanizma ligjor arbitrarë, që ta bëjnë relative efektin e saj dhe të kenë arsye për gjueti politike.

Refuzimi i këtij propozimi është bërë qysh në fillim para Venecias, nga ambasadorët më të rëndësishëm të Perëndimit në Shqipëri, dhe tani ka dhe një përgjigje zyrtare nga Venecia.

Brenda këtij muaji ngrihet Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë i Gjykatave, si dhe plotësohet dhe Gjykata Kushtetuese. Po brenda këtij muaji mund të nisin dhe procedurat për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri.

Është e rëndësishme të kuptohet se nuk ja dolën dot të bllokojnë reformën, as ta dublojnë atë me një gjyq partizan, siç dubluan procesin e hetimit të 21 janarit me Komisionin “Halimi”, që jepte verdikte politike banale kundër presidentit, kryeprokurores dhe gazetarëve që raportuan vrasjet e 21 janarit.

Ndaj Bashës i duhet rruga, jo se Parlamenti është vend i padobishëm për të, por se përpjekja për të bërë të padobishme reformën në drejtësi, dështoi.

Tani Basha është në dilemën që ka mes opsionit të Berishës për t’i djegur mandatet, me shpresë se mund të shkaktojë destabilizim politik, dhe opsionit të aleatëve të tij, që nuk duan t’i djegin mandatet dhe duan të shkojnë në Parlament. Pra është mes hallit të Berishës, që e di çka bërë dhe e ka frikë reformën, dhe aleatëve që e dinë se nuk mund të bëjnë dot më asgjë, dhe mezi pritën këtë letrën nga Venecia, të paktën të marrin rrogat e plota.

Next Post
VIDEO / Kur imazh i PD-së ishin ata që sot Basha i ka përjashtuar

"PD nuk mund ta përdori vetëvrasjen për të luftuar qeverinë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kur gjithçka po shkonte mrekullisht, vjen furtuna… Shpresa rrëfen betejën e vajzës me kancerin

Kur gjithçka po shkonte mrekullisht, vjen furtuna… Shpresa rrëfen betejën e vajzës me kancerin

March 29, 2026
Playoff-i i Botërorit, e marta, dita e verdiktit final, sytë e shqiptarëve nga Kosova

Playoff-i i Botërorit, e marta, dita e verdiktit final, sytë e shqiptarëve nga Kosova

March 29, 2026
Pas Durrësit, valë përjashtimesh në PD e Elbasanit/ Pas Doris Madhit hiqen edhe 3 emra të tjerë

Pas Durrësit, valë përjashtimesh në PD e Elbasanit/ Pas Doris Madhit hiqen edhe 3 emra të tjerë

March 29, 2026
ANALIZA E REL/ Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

ANALIZA E REL/ Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

March 29, 2026
Pas tre vajzave Shpresës i “qesh buza”: Burri nuk më erdhi tek materniteti, sepse…

Pas tre vajzave Shpresës i “qesh buza”: Burri nuk më erdhi tek materniteti, sepse…

March 29, 2026
80% e subjekteve me shkelje të legjislacionit të punës, kreu i ISHP: Rriten me 25% ankesat për pagat dhe sigurimet

80% e subjekteve me shkelje të legjislacionit të punës, kreu i ISHP: Rriten me 25% ankesat për pagat dhe sigurimet

March 29, 2026
“Kombëtarja duhet të shohë përpara”, Rraklli: Nëse do të isha Sylvinho, do ta mbyllja me Shqipërinë

“Kombëtarja duhet të shohë përpara”, Rraklli: Nëse do të isha Sylvinho, do ta mbyllja me Shqipërinë

March 29, 2026
Reagime kundër rritjes së çmimit të energjisë në Kosovë: Goditje e madhe për familjet dhe fundosje e ekonomisë

Reagime kundër rritjes së çmimit të energjisë në Kosovë: Goditje e madhe për familjet dhe fundosje e ekonomisë

March 29, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 30 mars 2026

March 29, 2026
“Do të largohemi shpejt nga Irani”, Vance: Do të sigurohemi që nuk kthehemi për një kohë të gjatë

“Do të largohemi shpejt nga Irani”, Vance: Do të sigurohemi që nuk kthehemi për një kohë të gjatë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In