• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Venecia, gondola e deve, mes kantierëve të Botërorit në Katar

by
26/05/2015 17:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pyetja që lind spontanisht është: si do të jetë? Çfarë pamje do të ketë Doha kur 172 grataçiela të vijës qiellore do të bëhen 300, kur të hapet qendra tregëtare më e gjatë e botës. Tetë kilometra përgjatë shëtitores Tregtare “Barwa” dhe një urë prej rreth 40 km do të bashkojnë Katarin me Bahreinin; kur të mbyllin kantieret e metrosë, të Muzeut Kombëtar të projektuar nga Jean Nouvel në formën e trëndafilit të shkretëtirës (në vendndodhje janë vendosur tashmë oraret e vizitimit, por hapja është shtyrë për në vitin 2016), të bibliotekës gjigande të Rem Koolhaas, të qytetit të biznesit Msheireb me ajër të kondicionuar rrugëve; kur të përfundojë aeroporti ndërkombëtar Hamad, i inauguruar një vit më parë e që i ngjan tashmë një anije hapësire vezulluese të ulur në shkretëtirë, atë ditë, sa i vogël do të ndihet turisti me karrocën e dorës në fundjavë, që ka ardhur këtu për detin e dimrit dhe një panoramë jashtë të zakonshmes?

Atje ku njëherë e një kohë ishin fshatrat e beduinëve e peshkatarëve të perlave (sot takohen dy në tre monumente gjigande që I kushtohen vetë perlës), sot ndërtohen stadiume e porte turistike, por edhe plazhe, duna e ishuj artificialë, skuadra punëtorësh janë në punë natë e ditë e legjenda do që vendi të llogarisi 23 % të vinçave të botës në aktivitet. Vlerësim ndoshta në ekses, dhe godet sensin e asaj që ndodh në Emiratet e vogla përballë Gjirit Persik, I pasur me gas natyral me të ardhura për frymë më të larta në botë pas Luksemburgut, i paprekur nga revoltat e pranverës arabe.

BIZNES DHE PUSHIME
Katari është i madh pak më shumë se Bazilikata (Lukania, Itali), me 2,3 milion banorë, sipas regjistrimit të fundit (46% më shumë në krahasim me vitin 2008), nga të cilët vetëm një e katërta janë gra. Ndër këto është Katia, tridhjetë vjeçare gjermane, e cila prej dy vitesh e gjysmë bën luleshitësen dhe krijon kompozime dekorative për hotele dhe qendra tregtare. Ajo thotë: “Ia vlen për të qëndruar këtu deri në vitin 2022. Më pas duhet shkuar gjetkë”. Kjo datë, vendimtare për projektet e Emirit Tamim bin Hamad al-Thanit, është tani në mendjen e të gjithëve. Katari jeton i projektuar në Kupën e Botës në Futboll, për fat të mirë dimërore, e cila do të pasojë atë të Rusisë në vitin 2018. E nëse ka njeri që do të shfrytëzojë rastin për të bërë biznes, turizmi është aty, prapa derës. Fiorentinasi Fulvio Giraldi ka disa muaj që punon në Doha me studion e tij Arkitekturore Giraldi, tani ka në plan ndërtimin e një godine zyrash dhe një plazh turistik. Kur ka një ditë pushim, ai merr xhipin dhe shkon në shkretëtirë: “Kjo mund të bëhet, rrugët janë të sigurta thotë, viziton fshatrat e vogla të peshkimit, si Madinat Ash Shamal në veri apo rrënojat e Zubarah në perëndim. Përndryshe organizon udhëtime disa ditore me prenotim në kampingun e shkretëtirës. “Këtu ju mund të bëni ski në rërë mbi dunat 40 metra të larta të Al Khor Udeidit (Det i brendshëm), ose të zhyteni në ujërat e kaltër të gjirit. Përveç ngarjes të deveve që s’mungojnë, garave me vela, safarit në perëndim të diellit”.

JETA E NATËS
Sa për jetën e natës, zgjedhja për perëndimorët është mes alkoolit dhe jo alkoolit (alternative është limonada me nenexhik). “Pihet në Kempinski thotë Giraldi, ose për të patur një pije alkoolike aperitiv ju duhet të shkoni në West Bay, ku ka hotele të mëdha ndërkombëtare si W ose Marriott Marquis. Shumë pamje e bukur nga qielli i bar Cigale-s pranë qytetit të vjetër. Për të ngrënë sugjeroj Souq Waqif, plot me restorante e lokale apo me kuzhinë libaneze, siriane, egjiptiane dhe dyqane të të gjitha llojeve”.
Të bësh turistin në Doha është e mundur, ka tashmë anglezë, francezë dhe gjermanë. Nëse Katari është duke punuar për t’u afirmuar si një destinacion turistik i luksit në gjurmët e Emirateve, Qatar Airways është duke studiuar një formulë për fundjavë, të gjatë nga e enjtja në të diel dhe ndalesa për vizitë dy-ditore në qytet. Duke llogaritur Sllallomet në mes të kantiereve të ndërtimit, ia vlen. Ndalesa e detyrueshme janë tek Mia, muze arti islamik, Mathaf-i i artit bashkëkohor, dhe pranë zonës universitare ku janë hapur gjashtë universitete amerikane, nga Universiteti Virxhinia tek Carnegie Mellon University i Pittsburgh-ut. Gjithashtu ia vlen të vizitosh Qendrën e Konventës së Shihni Isozakit, me dy pemë gjigante kedri prej çeliku në fasadë.

MURET SHUMËNGJYRËSHE
Simboli i qytetit është bërë pishtari, në zonat Aspire, në Qytetin e Sportit, një hotel 300 metra i lartë i ndërtuar për Lojrat aziatike në 2006-ën, me të gjitha dhomat të pajisura me një iPad, prej të cilit mund të ndryshosh me dymbëdhjetë ngjyra muret. Një tunel për këmbësorë që arrin në fshat, një qendër tregtare me kanale alla “veneciane” dhe me gondola motorike. Modeli alla Venecian është një fiksim dhe në ishullin The Pearl (Perla) ndodhet hoteli me 5 yje Kempinski Marsa Malaz që pret (është në ndërtim një suitë prej 650 metrash katrorë, gjashtë mijë euro një natë, për ata që janë të interesuar), Qanat Quartier është një bllok i tërë i ndërtuar me ndërtesa tipike, kanale, ballkone dhe Ura Rialto në miniaturë.
Megjithë Stuhitë e rërës, turisti në Doha (që fjalë për fjalë do të thotë “pemë e madhe”) mund të kënaqet dhe prej aty të lëvizë për të shëtitur Katarin (“pikë e ujit” fjalë për fjalë). Nga pemët dhe pikat e ujit e rralla në këtë vend, që është veçanërisht tokë futbolli, atletike dhe MotoGP, vendi është duke kthyer vështrimin diku tjetër. Shteti dhe privati nuk investojnë më vetëm në ndërtime luksi, por edhe në projekte kulturore, përmes Fondacionit të Katarit, të drejtuar drejtpërsëdrejti nga gruaja e emirit. Pasi të keni blerë për $ 250,000,000 “Lojtarët e Letrave” të piktorit Paul Cézanne, me 300 milionë të tjera (një shifër rekord për një vepër arti) është vlerësuar “Kur do të martohesh?”, pikturë e mrekullueshme e Paul Gauguin. Do t’i shohim kur Doha të ketë përfunduar./Il Messaggero/ Bota.al

Next Post

Në plazh me një "bombë" si Olta Gixhari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklarata e Vuçiç për devijimin e lumit Ibër, reagon Departamenti amerikan i Shtetit -

Deklarata e Vuçiç për devijimin e lumit Ibër, reagon Departamenti amerikan i Shtetit –

August 11, 2026
Vuçiç sulmon BE-në pas reagimit për Ibrin: Reaguan menjëherë për të mbrojtur shqiptarët

Vuçiç sulmon BE-në pas reagimit për Ibrin: Reaguan menjëherë për të mbrojtur shqiptarët

August 11, 2026
Analiza/ Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

Analiza/ Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

August 11, 2026
Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike

Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike

August 11, 2026
Riaktivizohet zjarri në Krujë, era favorizon flakët

Riaktivizohet zjarri në Krujë, era favorizon flakët

August 11, 2026
Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

August 11, 2026
Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

August 11, 2026
UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

August 11, 2026
Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

August 11, 2026
Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com