Një 38-vjeçar është vënë në pranga nga policia në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”.
Shtetasi E. Zh u kap në lokalin e tij, në rrugën “Teodor Keko”, duke vënë baste sportive, nëpërmjet aparatit celular. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua aparati celular.
“Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi: E. Zh., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap në lokalin e tij, në rrugën “Teodor Keko”, duke vënë baste sportive, nëpërmjet aparatit celular. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua aparati celular”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.
Operacioni u finalizua nga Komisariati i Policisë Nr. 6.
/a.r