• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Vendosja e TVSH-së për biznesin e vogël, sa do arkëtojë shteti në vit

by A R
12/10/2017 19:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fatura që do të arkëtojë buxheti nga futja në skemën e tatimit mbi vlerën e shtuar të biznesit të vogël nuk do të shkojë më shumë se 500 mijë dollarë në vit.

Në një intervistë për televizionin Klan, drejtori i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave Niko Lera thotë se kjo nismë nuk ka synim të merren më shumë para nga të vegjlit, por të zhduket evazioni.

 Niko Lera: “Ne të kontrollojmë zinxhirin e transaksioneve dhe rritjen e të ardhurave pastaj ta kërkojmë te biznesi i madh sepse ai do jetë gjeneratori i tatimit mbi vlerën e shtuar. Por, i heq biznesit të madh alibinë e mospranimit të faturës nga biznesin i vogël”.

Niko Lera sqaron se qeveria është duke finalizuar draftin dhe po shihen me kujdes kategoritë të cilat duhet të përjashtohen, në mënyrë që të mos shkaktohet impak negativ për shtresat në nëvojë.

“Bizneset mikro, artizanat, transport individual, tregti e vogël në tezga në tregje të miratuara nga bashkia të shikojmë çfarë politika të tjera do zbatojmë në lidhje me përjashtimin”.

Ministria e Financave thotë se nismën e ka diskutuar edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

“Shqetësimi i fondit është si të përmirësohet menaxhimi i taksave”.

Në total janë 71 mijë tatim pagues që kategorizohen si biznese të vegjël, ku 11 mijë hyjnë në kategorinë e zejeve dhe tregtarëve në tregjet e liçensuara që do të përjashtohen skema. Aktualisht buxheti i shtetit mbledh tvsh nga bizneset që edhe pse janë të vegjël janë futur në skemë afro 10 milion dollarë në vit./Klan/a.m.

Next Post
Maradona vs Messi: Kjo është grafika që i krahason dy legjendat

Maradona vs Messi: Kjo është grafika që i krahason dy legjendat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rusia gati të rifillojë bisedimet me SHBA-në dhe Ukrainën, ja kur mbahet raundi i ri

Rusia gati të rifillojë bisedimet me SHBA-në dhe Ukrainën, ja kur mbahet raundi i ri

October 21, 2026
BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Protestuesit tensionojnë situatën në bulevard, efektivët “Shqiponja” mbërrijnë në shesh pas hedhjes së molotovëve!

Protestuesit tensionojnë situatën në bulevard, efektivët “Shqiponja” mbërrijnë në shesh pas hedhjes së molotovëve!

October 21, 2026
“Vetëvendosja e Kurtit, organizim antishqiptar”- Kryeziu: Kjo është çmenduri, Shqipëria ndihmoi Kosovën në ditët më të vështira!

“Vetëvendosja e Kurtit, organizim antishqiptar”- Kryeziu: Kjo është çmenduri, Shqipëria ndihmoi Kosovën në ditët më të vështira!

October 21, 2026
VIDEO-LAJM/ Pamjet nga lart me dron, ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë!

VIDEO-LAJM/ Pamjet nga lart me dron, ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë!

October 21, 2026
Zelenskyy mbështet ‘ngrirjen’ e vijës së frontit si hap të parë drejt armëpushimit në Ukrainë

Zelenskyy mbështet ‘ngrirjen’ e vijës së frontit si hap të parë drejt armëpushimit në Ukrainë

October 21, 2026
Serbia arreston gjashtë persona, të dyshuar për planifikim sulmesh në ditën e zgjedhjeve

Serbia arreston gjashtë persona, të dyshuar për planifikim sulmesh në ditën e zgjedhjeve

October 21, 2026
OKB-ja kërkon mobilizimin e shteteve për t’u përballur me fenomenin El Ninjo

OKB-ja kërkon mobilizimin e shteteve për t’u përballur me fenomenin El Ninjo

October 21, 2026
Trump optimist për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA: Do të shihni rezultate të mahnitshme

Trump optimist për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA: Do të shihni rezultate të mahnitshme

October 21, 2026
“Dhuna, armiku i të gjithëve”- Rama mesazh gjatë udhëtimit drejt Samitit të Budvës: Dua dialog me këdo që beson se ‘jam i keq’! Reflektimi i Flamingove…

“Dhuna, armiku i të gjithëve”- Rama mesazh gjatë udhëtimit drejt Samitit të Budvës: Dua dialog me këdo që beson se ‘jam i keq’! Reflektimi i Flamingove…

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In