Vendosjen e simboleve etnike dhe fetare në periudha parazgjedhore, qytetarët në Maqedoni, e konsiderojnë marketing politik. Ata kërkojnë nga pushtetarët më shumë të koncentrohen në hapjen e vendeve të punës dhe përmirësimin e ekonomisë së vendit. Ndërkohë, shprehen se nuk do të lejojnë që dikush t’i prish raportet ndëretnike në këto lagje të banuara me popullatë të përzier etnike. Qytetarët janë shprehur të zhgënjyer me pushtetarët, duke thënë se nuk po bëjnë asgjë për popull, por vetëm për vete. Qytetarët në Maqedoni thonë se krejt kjo është bërë për politikë, që sipas tyre, është punë e BDI-së dhe Gruevskit.