• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vendoset zyrtarisht/Trumpi e lideri verikorean Kim Jong-un më 12 qershor në Singapor

by Java News
02/06/2018 09:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak kohë më parë mund të konsiderohej utopi, diçka e pagjasë që të ndodhte, por tashmë është bërë fakt.

Një prej zyrtarëve më të lartë të Koresë së Veriut, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara për vizitën e parë prej afro 20 vitesh, pas takimit me Sekretarin e Shtetit, Pompeo, mbërriti edhe në Uashington për t’u takuar në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan, Donald Trump.

Gjenerali Kim Yong-chol pati si mision dorëzimin e një letre nga udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, homologut amerikan të këtij të fundit, presidentit Trump. Shefi i Shtëpisë së Bardhë, pas diskutimeve të mbajtura me të, doli në një konferencë për mediet duke zyrtarizuar pjesëmarrjen në samitin e 12 qershorit, transmeton Topchannel.

 

Vizita e tij vjen një ditë pasi takoi Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, në Nju Jork, ku diskutuan mbi samitin historik që pritet të ndodhë mes dy udhëheqësve. Trump e anuloi pak ditë më parë samitin e programuar për më 12 qershor, por prej asaj kohe palët kanë rënë dakord të vazhdojnë përpara me dialogun.

Nëse ndodh vërtet siç ishte parashikuar, në Singapor, takimi historik do të ishte i pari mes një presidenti amerikan në detyrë dhe një kryetari shteti nga Koreja e Veriut. Sekretari i Shtetit, Pompeo e quajti takimin e tij të së enjtes, me në fokus bisedimet mbi denuklearizimin e gadishullit Korean, me gjeneralin Kim si “tejet pozitiv”.

“Presidenti Trump dhe unë besojmë se Kim Jong-un është një udhëheqës që mund t’i ndërmarrë edhe këto vendime. Gjithashtu besojmë se në javët e muajt e ardhshëm, ne do të kemi mundësinë të provojmë nëse ky është momenti i duhur dhe rasti i duhur për ta bërë”, tha ai.

Letra e Kimit raportohet të ketë në përmbajtje shprehjen e interesit të shefit të vendit komunist për t’u takuar me Trumpin, pa bërë ndonjë lëshim domethënës apo kërcënime në lidhje me denuklearizimin, sipas asaj që raporton “Wall Street Journal”, duke cituar një zyrtar të jashtëm qeveritar që ka dijeni mbi përmbajtjen e letrës, ndoshta koreano-jugor, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Zbulohen shenjat e horoskopit më me fat gjatë vitit 2018

Parashikimi për 12 shenjat/ Qershori, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com