Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 30 vjeçaren e cila braktisi foshnjën e saj të porsalindur në një bodrum pallati në Yzberisht.
Me kërkesë të avokatëve mbrojtës, 30-vjeçares do t’i bëhet ekspertiza psikologjike
Ndërkohë prokuroria e Tiranës kishte kërkuar masën “arrest me burg”.
Foshnja e porsalindur u gjet nga një qytetar në ambientet e bodrumit mesditën e të mërkurës. Edhe pse u transportua me urgjencë në spital, ajo nuk i mbijetoi dot plagëve të marra dhe ndërroi jetë mëngjesin e kësaj të enjteje.
Foshnja u lind nga 30-vjeçarja në ambientet e bodrumit dhe u braktis aty e sapo ardhur në jetë për shkak se ishte e pamartuar dhe prindërit nuk kishin dijeni për shtatzëninë.
/a.d