• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Vendoret’ drejt 14 majit/ Begaj vijon sot konsultimet, takon Alibeajn! Nesër biseda me Ballën

by
05/10/2022 08:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

14 maji duket se do të jetë dita e përplasjes së radhës elekorale në Shqipëri, zgjedhjet vendore në të gjitha bashkitë e vendit. Ka një dakordësi të plotë mes palëve edhe pse Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ende nuk ka një datë të përcaktuar zyrtarisht dhe vijon takimet me përfaqësues të forcave politike.

Sot Begaj pritet të ketë takim me kreun e grupit parlamentar demokrat, Enekelejd Alibeaj dhe ditën e nesërmë i përmbyll konsultimet me kreun e grupit më të madh në Kuvend, atë të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Ditën e djeshme presidenti nisi konsultimet me krerët e grupeve parlamentare si dhe drejtues të partive politike parlamentare.  I pari, herët në mëngjes, në zyrën e kreut të shtetit, mbërriti  Oerd Bylykbashi në emër të grupimit të Rithemelimit në Partinë Demokratike.

Pas tij, në presidencë shkeli ish-kreu i shtetit Ilir Meta, kreu i partisë së Lirisë, që duhet theksuar se nuk ka grup parlamentar, me vetëm 4 deputetë në Kuvend.

Ish-Presidenti Meta foli për mediat pas bisedës me pasardhësin e tij në krye të shtetit dhe tha se data bëhet e parëndësishme kur në thelb fakti që do të ketë zgjedhje ëhstë një lajm shumë i mirë pasi pas bojkotit të opozitës po kthehet pluralizimi në pushtetin vendor.

Pas Metës të gjithë së bashku u futën në takim me Bajram Begajn drejtues të partive politike të vogla të djathta, Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Vangjel Dule e Agron Duka.

Në emër të tyre foli Mediu dhe u shpreh se 14 maji i jep kohë të marrin formë dhe 2 reformave të rëndësishme që pritet të kenë ndikim që në këto zgjedhje.

Report Tv mësoi se të njëjtin qëndrim e kanë edhe forca të tjera të opozitës, ndërkohë që edhe mazhoranca ka shprehur dakordësinë.

Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet në Shqipëri zhvillohen në periudhat  15 prill deri në 15 maj, ose nga 15 tetori deri në 15 nëntor, por që në këtë rast zgjedhjet me shumë mundësi do të jenë në periudhën e pranverës.

/e.d

Next Post
Grabitet me dhunë banesa në Vaun e Dejës, hajdutët marrin para dhe ‘Benzin’ e parkuar në oborr

Grabitet me dhunë banesa në Vaun e Dejës, hajdutët marrin para dhe 'Benzin' e parkuar në oborr

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In