• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimi unifikues/ Bashkitë e vendit do të përfaqësohen me një shoqatë të vetme

by Java News
25/07/2022 18:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Asambletë e Shoqatave të Vetqeverisjes Vendore të Shqipërisë të përbëra nga kryebashkiakët e vendit, kanë bashkuar forcat përmes vendimmarrjes unanime për bashkimin e dy shoqatave që deri dje përfaqësonin të ndara bashkitë e vendit, në një të vetme.

Ky vendim i hap rrugë përfaqësimit të pushtetit vendor nga një Shoqatë e vetme. Shoqata për Autonominë Vendore, do të jetë përfaqësuesja e vetme e të gjithë bashkive vendit, në një vendim të rëndësishëm për pushtetin vendor i cili do të përfaqësohet i unfikuar për të mbrojtur të drejtat e pushtetit lokal, interesat e komuniteteve dhe demokracinë vendore.

Kjo lëvizje vjen në një moment kyç për vendin, pas çeljes së negociatave për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian si dhe përkon me periudhën e nisjes së konsultimeve publike për hartimin e Strategjisë së re të Decentralizimit 2023 – 2030 dhe Reformën Administrativo-Territoriale në Shqipëri. Bashkimi i Shoqatave nënkupton unifikimin njëzëri të vetqeverisjes vendore në këto procese të rëndësishme për të ardhmen e vendit.

Interesi i komuniteteve lokale, fuqizimi i pushtetit vendor, demokracia me pjesëmarrje, integrimi dhe përmirësimi i cilësisë së shërbimeve publike për çdo qytetar të vendit janë shtyllat kryesore të punës së Shoqatës për Autonominë Vendore e cila udhëhiqet nga parimet e Kartës Europiane e Autonomisë Vendore.

Ky bashkim vullnetar, i hap rrugën Shoqatës për Autonomi Vendore, të përfaqësojë pa dallime politike, të gjithë interesat e bashkive të vendit dhe qytetarëve të tyre, duke realizuar objektivat e pushtetit vendor, me mjete e rrugë demokratike, nëpërmjet bashkëpunimit me institucionet shtetërore, dhe organizmat e ndryshme vendase dhe ndërkombëtare që veprojnë në fushën e vetqeverisjes vendore./m.j

Next Post
Lorenc Vangjeli: Berisha është viktima ekselente e krijesës monstruoze që krijoi bashkë me Ramën

"Ja pse iku Ahmetaj"/ Vangjeli: Shqipëria, më e madhe se një skenë atentati apo ndërrim ministrash! Marrëzitë e Doktorit...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tronditet tregu global i teknologjisë, triliona dollarë humbje pas fitores së demokratëve në SHBA

Tronditet tregu global i teknologjisë, triliona dollarë humbje pas fitores së demokratëve në SHBA

November 6, 2026
Shqipëria synon të shesë kredite karboni deri në 2035, përgatit sistemin e tregtimit të emetimeve

Shqipëria synon të shesë kredite karboni deri në 2035, përgatit sistemin e tregtimit të emetimeve

November 6, 2026
Dita e sotme sjell mot të qëndrueshëm, kthjellime dhe vranësira kalimtare

Dita e sotme sjell mot të qëndrueshëm, kthjellime dhe vranësira kalimtare

November 6, 2026
Rama fton sërish studentët në dialog, sofra e gurtë qëndron para Kryeministrisë

Rama fton sërish studentët në dialog, sofra e gurtë qëndron para Kryeministrisë

November 6, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

November 6, 2026
Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

November 5, 2026
Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

November 5, 2026
“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

November 5, 2026
Berisha: Dorëheqja e Ramës e vetmja zgjidhje, protestat janë pasojë e dhunës 13-vjeçare!

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

November 5, 2026
“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In