• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimi: Tahiri u shpall “i pastër” nga Prokuroria në 2015-ën

by A R
25/10/2017 10:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur seanca plenare ku do të votohen raportet e Këshillit të Mandateve për kërkesën e prokurorisë për autorizimin për arrestimin e Saimir Tahirit, mes akuzave politike që kanë përplasur opozitën me mazhorancën.

Por në gjithë zallamahinë që ka shkaktuar kërkesa pa prova e prokurorisë, ka një fakt që hedh dritë mbi mungesën e integritetit të këtij procesi dhe që dëshmon se prokurorët kanë gënjyer në këshillin e mandateve.

Prokurorët kanë deklaruar se nuk ka patur asnjëherë më parë kërkesë për hetim ndaj Habilajve dhe përfshirjes së Tahirit në veprimtarinë e tyre kriminale, por në fakt rezulton se një kërkesë e tillë erdhi nga vetë Tahiri në vitin 2015. Madje ekziston një vendim i mbylljes së hetimit ndaj Tahirit në 2015, në të cilin porkuroria e shpall atë të “pastër” nga akuzat se makina e tij ishte përfshirë në trafik droge me Habilajt. Vendim ky që tregon, e zeza mbi të bardhë, se prokurorët nuk kanë thënë të vërtetën para deputetëve në këshillin e mandateve.

Në 11 Shtator 2015 Saimir Tahiri ka shkuar te prokurori i përgjithshëm duke i kërkuar hetim pas deklaratave publike për përfshirjen e makinës së tij nga Habilajt në trafik droge.

Pas kësaj, Prokuroria e Kirmeve të Rënda ka rregjistruar procedimin penal nr.15 82 për këtë cështje, që është mbyllur në datë 29.12.2015 me një vendim. Në Këshillin e madateve, vendimi i këtij hetimi u citua nga Tahiri.

“Për sa i përket përfshirjes se automjetit tip AUDI A8 me targa A00 3GB në aktivitetin kriminal të lëndëve narkotike, nga të gjitha aktet e administruara rezultoi se ky fakt nuk ekziston. Në të gjitha aktet e shtetasve të përfshirë në trafik, nuk përmendet ky automjet. Madje ky automjet nuk përmendet as në aktet e përpiluara nga vetë shtetasi Dritan Zagani, me detyrën shef i sektorit të narkotikëve në qarkun Vlorë”-konkludonte prokuroria.

Personin që prokuroria e krimeve të rënda e nxori të pastër në Shtator të 2015 pas një hetimi të gjatë, bazuar mbi aktet që posedonin, tanimë e shpall njeri të përfshirë në trafik, pas një “hetimi” 72 orësh, pa i rezultuar emri në asnjë nga materialet që u morën në shqyrtim.

Kujtojmë se emri i deputetit Tahiri, përmendet nga persona të tretë që hetohen për vepra penale në fushën e narkotrafikut nga organet e drejtësisë së shtetit italian, por në asnjë material të paraqitur, si në materialet e ardhura nga organet e drejtësisë italiane , ashtu dhe në materialet e procedimeve penale të nisura nga organi i akuzës në Shqipëri, nuk rezulton në asnjë moment që deputeti të ketë qenë pjesë e komunikimeve me trafikantet, që do të krijonin bindje se është përfshirë në veprimtari kriminale, është një argument tjetër i mazhorancës. /Lexo.al/b.d

Next Post
Video-skandal/ Mësuesi dhunon fizikisht nxënësin në orën e mësimit në Vlorë

Video-skandal/ Mësuesi dhunon fizikisht nxënësin në orën e mësimit në Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 7 Tetor 2026

October 6, 2026
Policia reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane: Askush nuk mund të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë

Policia reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane: Askush nuk mund të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë

October 6, 2026
Zgjerimi i BE-së | Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

Zgjerimi i BE-së | Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

October 6, 2026
Protestë kundër 4 HEC-eve në Pukë, banorët kërkojnë nga Gjykata Administrative shfuqizimin e lejeve

Protestë kundër 4 HEC-eve në Pukë, banorët kërkojnë nga Gjykata Administrative shfuqizimin e lejeve

October 6, 2026
Gogu në Komisionin e Ligjeve: Avokati i pavarur nuk është privilegj i profesionit, është garanci për qytetarin

Gogu në Komisionin e Ligjeve: Avokati i pavarur nuk është privilegj i profesionit, është garanci për qytetarin

October 6, 2026
Kontrata e Shërbimit Publik/ Karakaçi: Elektrifikimi Tiranë-Durrës-Rinas përfundon në 2027

Kontrata e Shërbimit Publik/ Karakaçi: Elektrifikimi Tiranë-Durrës-Rinas përfundon në 2027

October 6, 2026
Kinë, të ardhurat e kinemave gjatë Festës Kombëtare 2026 i kalojnë 900 milionë juanët

Kinë, të ardhurat e kinemave gjatë Festës Kombëtare 2026 i kalojnë 900 milionë juanët

October 6, 2026
Aksident i rëndë në Tiranë! Makina përplaset me motorin, humb jetën 21-vjeçari

Tragjike në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për…

October 6, 2026
Ish-prokurori fiton në Strasburg: Shkarkimi nga vettingu joproporcional, Shqipëria duhet t’i paguajë…

Ish-prokurori fiton në Strasburg: Shkarkimi nga vettingu joproporcional, Shqipëria duhet t’i paguajë…

October 6, 2026
Vjedhje me dhunë dhe grabitje automjetesh në Tiranë dhe Rinas, arrestohen 4 persona

Vjedhje me dhunë dhe grabitje automjetesh në Tiranë dhe Rinas, arrestohen 4 persona

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com