• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VENDIMI/ Skemë e re për kompensimin fizik të ish-pronarëve

by Java News
06/04/2017 13:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndryshimi i skemës së kompensimit për ish-pronarët ka sjellë reduktim të faturës, por sërish vlera e parashikuar prej rivlerësimit ekonomik mbetet një shifër e papërballueshme për buxhetin e shtetit.

Kjo duket edhe nga përpjekja që ka nisur prej muajsh për gjurmimin e çdo metri tokë të lirë, apo edhe të objekteve shtetërore, të cilat do të mund të përdoren më tej për skemën e kompensimit fizik. Lëvizja e radhës është bërë edhe dje.

Në mbledhjen e përjavshme të Qeverisë kaluan për miratim disa ndryshime në vendimin “Për kriteret e vlerë- simit të pronës shtetërore që privatizohet apo transformohet, dhe procedurën e shitjes”. Kjo nismë, e cila vendos kufizime në sipërfaqen që do të privatizohet, ka si qëllim që të mbushë arkën e Agjencisë së Trajtimit të Pronave. Kështu, mbi bazën e këtyre ndryshimeve, gjatë procesit të privatizimit dhe dhënies në përdorim të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, sipërfaqja e lirë e tokës që do të identifikohet do të shkojë për llogari të ATP-së.

“Nëse, pas hartimit të genplanit nga eksperti vlerësues rezultojnë sipërfaqe trualli të lira (më shumë se sipërfaqja nën objekt dhe ajo funksionale), institucioni administrues, në zbatim të procedurave ligjore përkatëse, ia kalon ato Agjencisë së Trajtimit të Pronave, për përdorimin për fond kompensimi për ish-pronarët ose për kthim fizik”, thuhet shprehimisht në pikën 2 të vendimit.

Do të jetë kompetencë e ATP-së më pas që t’i shpërndajë këto prona te pronarët.

KOMPENSIMI FIZIK Ligji në fuqi parashtron disa skema për ndarjen e fondit fizik. Së pari nxjerrjen e kësaj sipërfaqeje në ankand, ku e drejta e pjesëmarrjes u është lënë fillimisht pronarëve, të cilët mund të konkurrojnë me vlerën që ka prona e tyre. Nëse ankandi me pronarët dështon, atëherë do të zhvillohet ankand publik. Të ardhurat që do të sigurohen, do të shkojnë për skemën e kompensimit financiar. Por e gjitha kjo nuk ka garanci, ndaj edhe në ligj është përfshirë një shteg tjetër, ku futen sërish në lojë pronarët. Në nenin 14 të ligjit të ri thuhet: në rast se pas ankandit publik prona nuk shitet, atëherë ajo përdoret për kompensimin fizik të subjekteve që disponojnë një vendim përfundimtar kompensimi. Pra u kalon pronarëve që do të kenë interes për ta marrë.

RAPORTI Sipas një raporti të ATPsë, për kompensimin e 26 mijë pronarëve nevojiten 200 miliardë lekë, ose thënë ndryshe 1.6 miliardë euro. Por deri më tani ajo që dihet është se në 10 vitet e ardhshme do të alokohen nga buxheti i shtetit 50 miliardë lekë, ose 400 milionë dollarë. Ndërkohë, në dispozicion të agjencisë janë edhe 23 mijë ha tokë bujqësore dhe 171 objekte shtetërore me vlerë rreth 2.5 miliardë lekë.

APLIKIMET

Vlerësimi ekonomik bëhet me formulën e re, ku çmimet për metër katror janë të sotmet, kurse ajo që ndryshon është zëri kadastral, i cili nuk është ky i sotmi, por ai që rezulton në kohën e konfiskimit.

Aktualisht janë rreth 4920 familje, për të cilat ATP ka përfunduar vlerësimin financiar dhe ka dalë me një faturë për secilën prej tyre. Këto familje gëzojnë të drejtën e aplikimit për t’u trajtuar me një nga skemat e kompensimit. Ndërkohë, është drejt përfundimit vlerë- simi për 5357 vendime që datojnë në 1995-n.

ma.me

Next Post

A do ta ketë Rama aftësinë për të këputur frerin e kalit të harbuar të korrupsionit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE-ja s’i njeh zgjedhjet ruse në territoret e pushtuara të Ukrainës, paralajmëron sanksione

BE-ja s’i njeh zgjedhjet ruse në territoret e pushtuara të Ukrainës, paralajmëron sanksione

September 21, 2026
DETAJE/ Vrasja e “Tanit të Ruzhdiut” ndodhi me të njëjtën dinamikë si atentati ndaj Thimio Rubatit

DETAJE/ Vrasja e “Tanit të Ruzhdiut” ndodhi me të njëjtën dinamikë si atentati ndaj Thimio Rubatit

September 21, 2026
Gjobat e GJKKO-së ndaj avokatëve, Haxhia: Të mërkurën vendosim hapat e mëtejshëm

Gjobat e GJKKO-së ndaj avokatëve, Haxhia: Të mërkurën vendosim hapat e mëtejshëm

September 21, 2026
Dasma luksoze në Bahamas dhe paratë ruse, Trump ‘thyen’ heshtjen për të birin

Dasma luksoze në Bahamas dhe paratë ruse, Trump ‘thyen’ heshtjen për të birin

September 21, 2026
Serbia shfaq robotë të armatosur disa ditë pas hapjes së fabrikës kineze

Serbia shfaq robotë të armatosur disa ditë pas hapjes së fabrikës kineze

September 21, 2026
Haradinaj përkujton Ahmet Krasniqin që u vra në Tiranë: Ideali i tij për ushtri të rregullt u jetësuan

Haradinaj përkujton Ahmet Krasniqin që u vra në Tiranë: Ideali i tij për ushtri të rregullt u jetësuan

September 21, 2026
650 familje ende në pritje të banesave, Koçiu dhe Demo apel për përshpejtimin e rindërtimit

650 familje ende në pritje të banesave, Koçiu dhe Demo apel për përshpejtimin e rindërtimit

September 21, 2026
Qytetet majtas, fshatrat djathtas! Çfarë fshihet pas rezultatit që tronditi politikën gjermane

Qytetet majtas, fshatrat djathtas! Çfarë fshihet pas rezultatit që tronditi politikën gjermane

September 21, 2026
“UÇK, UÇK”/ Studentët e Prishtinës në këmbë kundër vendimit të Hagës: Falë asaj lufte, sot jetojmë në liri

“UÇK, UÇK”/ Studentët e Prishtinës në këmbë kundër vendimit të Hagës: Falë asaj lufte, sot jetojmë në liri

September 21, 2026
EMRAT / Sherr me thika në Pogradec! Një person përfundon në spital, kapet i dyshuari

EMRAT / Sherr me thika në Pogradec! Një person përfundon në spital, kapet i dyshuari

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com