• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vendimi Skandaloz: “Ka prindërit sëmurë, duhet të punojë”, si u lirua Hekuran Billa, i dënuari me burg përjetë

by A R
12/06/2020 14:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hekuran Billa u vra një natë më parë ndërkohë që duhet të ishte në burgim përjetë pas vrasjes së Prel Markut në vitin 2006 në Angli.

Por si nisi kalvari i vendimeve që sollën lirimin e tij? Gjykata e Faktit kishte lënë në fuqi vendimin për burgim të përjetshëm duke u bazuar në faktet e autoriteteve Britanike për vrasjen e Prelë Markut.

“Shtetasi shqiptar Hekuran Billa pas disa konflikteve që ka pasur me disa shtetas Shqiptare që jetonin në Angli, më datën 14.10.2006 ka hyrë në një lokal në rrugën Park Royal dhe ka qëlluar me breshëri me armë në drejtim të tyre, ku si rezultat ka mbetur i vrarë shtetasi Prel Marku dhe kanë mbetur të plagosur shtetasit Petrit Brahoj, Agron Gjoni dhe Musa Rrahmani. Për këto fakte ai është deklaruar fajtor për veprën penale te “Vrasjes” së shtetasit Prel Marku, është deklaruar fajtor për veprën penale të “Vrasjes së mbetur në tentativë” ndaj shtetasve Petrit Brahoj, Agron Gjoni, si dhe është deklaruar fajtor për veprën penale “Plagosje me dashje për të shkaktuar lëndim të rëndë trupor”, për shtetasin Musa Rrahmani”, thuhet në vendim.

Por ky vendim u rrëzua nga Gjykata e Apelit e kryesuar nga Lefter Jahaj me kërkesë të të dënuarit, i cili pretendonte se ishte dënuar vetëm për një vepër penale, ndryshe nga gjykata britanike.

Kjo gjykatë e quajti të padrejtë dënimin e përjetshëm duke e konvertuar atë në 25 vite burg. Gjykata Apelit Tiranë konstaton se, Gjykata e faktit ka gabuar kur ka bërë konvertimin e dënimit, nga veprat penale të “Vrasjes” te “Vrasjes mbetur në tentative” dhe të “plagosjes me dashje për të shkaktuar dëmtime të rënda trupore”, për të cilat është dënuar në shtetin anglez në “Vrasje të cilësuar” sipas Kodit Penal Shqiptar, të parashikuar nga neni 79/dh te K.Penal, pasi gjykata nuk mund te beje cilësim të ndryshëm ligjor te veprës jashtë asaj që është theksuar në vendimin për të cilin është kërkuar të behet njohja, siç ka vepruar ne rastin konkret.

Në baze të nenit 76-23 te K.Penal i caktohet dënimi prej 15 vjet burgim dhe në bazë të nenit 88/1 te K.Penal i caktohet dënimi prej 10 vjet burgim.

Ne aplikim te nenit 55 te K.Penal i caktohet një dënim i vetëm prej 25 vjet burgim”

Nisur nga ky vendim, Billa do duhet të ishte ende në qeli duke vuajtur edhe 10 vite të tjerë dënim. Por çështja e tij mori një rrjedhë të re me shfaqjen e gjyqtares Enkelejda Hoxha e njohur si gjyqtarja që liron nga qelia të fortët.

Ajo i ka falur 5 vite Billës, ndërkohë që 5 vitet e fundit i ka konvertuar në shërbim prove, duke e nxjerrë atë menjëherë nga qelia.

Por ajo që është e pazakontë në këtë mes, është pikërisht arsyetimi me të cilin Hoxha ka firmosur lirimin e tij duke deklaruar se ai është në pamundësi ekonomike dhe duhet të punojë për të siguruar ilaçet e prindërve.

“I dënuari me burgim të përjetshëm mund të lirohet  me kush nga vuajtja e dënimit për arsye të veçanta, nëse me sjelljen dhe punën e tij tregon se me dënimin e vuajtur i është arritur qëllimit për edukimin e tij si dhe të ketë vuajtur jo më pak se 3/4 e dënimit të dhënë dhe ligji citon se nuk lejohet lirimi me kusht për të dënuarit përsëritës.

I dënuari Hekurajn Billa ka vlerësime shumë të mira të sjelljes dhe ka respektuar me përpikmëri rregulloren e burgut, ka marrëdhënie shumë të mira me personelin dhe bashkëvuajtësit e tij. Hekuran Billa rezulton se ka manifestuar sjellje dhe qëndrime shumë korrekte në drejtim të respektimit të rregullores së brendshme të institucionit, duke mos pasur masa disiplinore dhe ndihet i penduar për kryerjen e veprës penale.

Për të dënuarin Hekuran Billa pasi përmbushen kriteret ligjore, ai paraqet  edhe arsyet e veçanta të tij që janë prezenca për të qenë pranë dy prindërve të tij të cilët janë të moshuar dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjithashtu një arsye tjetër është gjendja ekonomike e vështirë pasi të vetmet të ardhura që ai ka janë pensioni i prindërve të tij, i cili është i pamjaftueshëm për ilaçet e tyre, ndaj ai ka paraqitur dhe një kontratë për punësim pranë një studio ligjore Duka, ku do të punësohet si korrier dhe është i motivuar që të riintegrohet në shoqëri, duke dashur të kujdeset për familjen e tij dhe për një punësim të qëndrueshëm”, thuhet në vendimin që mban firmën e Enkeleda Hoxhës në 22 shkurt 2019, raporton ‘Abc’.

Nga ana tjetër, Hekuran Billaishte pronar i disa biznesevenë fushën e tregtisë së automjeteve, në fushën e shërbimit ndaj mjeteve të transportit duke përfshirë gjithë sektorin e mekanikës dhe kishte në pronësi edhe një dyqan këpucësh.

Next Post
“Të hënën mbyllim draftin e plotë”, Bylykbashi: Këshilli Politik vijon punën për dakordësimet e arritura

"Të hënën mbyllim draftin e plotë", Bylykbashi: Këshilli Politik vijon punën për dakordësimet e arritura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turqia: Marrëveshja e re e mbrojtjes nuk e shënjestron Iranin -

Raporti i frikshëm: Irani ekzekutoi 901 persona në shtatë muaj, mes viktimave edhe gra dhe të mitur!

August 19, 2026
“Këmbanat” e Lagarde për ekonominë e Evropës: 3 shtyllat e rritjes po shemben, ja si të mos humbet treni i revolucionit dixhital!

“Këmbanat” e Lagarde për ekonominë e Evropës: 3 shtyllat e rritjes po shemben, ja si të mos humbet treni i revolucionit dixhital!

August 19, 2026
Talenti shqiptar i Kombëtares U-19 i papërmbajtshëm, turpëron me një “shuplakë” golash Bajernin e Mynihut!

Talenti shqiptar i Kombëtares U-19 i papërmbajtshëm, turpëron me një “shuplakë” golash Bajernin e Mynihut!

August 19, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Lufta SHBA-Iran, nafta kap çmimin rekord, shkon në rreth 92 dollarë për fuçi! Skenarët e frikshëm të rikthimit te 100 USD

August 19, 2026
Futbollisti shqiptar shënon supergol në kualifikueset e Champions League (VIDEO)

Futbollisti shqiptar shënon supergol në kualifikueset e Champions League (VIDEO)

August 19, 2026
Indonezia nuk gjen qetësi, goditet nga një tjetër tërmet me forcë 5,7 ballë!

Indonezia nuk gjen qetësi, goditet nga një tjetër tërmet me forcë 5,7 ballë!

August 19, 2026
OKB reagon për deklaratat e ministrit izraelit Ben Gvir për Gazën: Skandaloze, të neveritshme, çnjerëzore dhe të rrezikshme!

OKB reagon për deklaratat e ministrit izraelit Ben Gvir për Gazën: Skandaloze, të neveritshme, çnjerëzore dhe të rrezikshme!

August 19, 2026
VIDEO/ Zjarret po ‘përpijnë’ me shpejtësi pyjet pranë Madridit, mijëra njerëz në panik dhe në gatishmëri!

VIDEO/ Zjarret po ‘përpijnë’ me shpejtësi pyjet pranë Madridit, mijëra njerëz në panik dhe në gatishmëri!

August 19, 2026
Shakira dhe Christina Aguilera anulojnë koncertet e tyre në Abu Dhabi, zbulohet shkaku!

Shakira dhe Christina Aguilera anulojnë koncertet e tyre në Abu Dhabi, zbulohet shkaku!

August 19, 2026
FOTO/ Rrëzohet helikopteri në Kenia, mes 7 viktimave edhe kreu i Shërbimit Sekret të Ekuadorit bashkë me gruan! Mister shkaku i aksidentit

FOTO/ Rrëzohet helikopteri në Kenia, mes 7 viktimave edhe kreu i Shërbimit Sekret të Ekuadorit bashkë me gruan! Mister shkaku i aksidentit

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com