• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimi/ Si do merret pronësia për objektet e ndërtuara para 1991

by Java News
19/07/2018 07:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për marrjen e pronësisë për objektet që janë ndërtuara para vitit 1991. Bëhet fjalë për ndërtesa, shtëpi apo për objekte që mund të përdoren për biznes, të cilat tashmë do të legalizohen nga ALUIZNI.

“Objekt trajtimi i këtij vendimi ndërtimet e ngritura deri më 10.8.1991 dhe trojet funksionale të tyre, për të cilat nuk ka akte të fitimit të pronësisë. Përjashtimisht, nëse për truallin ka dokumentacion pronësie, procedurat e kalimit të pronësisë kryhen vetëm për ndërtesën. Kalimi i pronësisë së ndërtimit dhe truallit funksional, për sipërfaqet deri në 300 metra katrorë, kryhet pa pagesë, nëpërmjet dokumentit”, – thuhet në vendimin e qeverisë.

Konsiderohen objekt i trajtimit të këtij vendimi ato ndërtime

a)të cilave u mungon akti i fitimit të pronësisë;

b)të cilat, nga pikëpamja ndërtimore janë të përfunduara, me mure dhe me mbulesë

c)të cilat nuk janë ndërtime pa leje, sipas përcaktimit të shkronjës “a”, të nenit 3, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar.

PROCEDURAT DHE AFATET E KALIMIT TË PRONËSISË

Procedurat e kalimit të pronësisë fillojnë:

-me kërkesë të subjektit/subjekteve, sipas modelit të kërkesës të miratuar me këtë vendim, pavarësisht nëse zona kadastrale i është nënshtruar ose jo regjistrimit fillestar sistematik;

-gjatë procesit të regjistrimit fillestar apo përmirësimit/përditësimit të zonës kadastrale. Në këtë rast, me kërkesë të regjistruesit apo të çdo subjekti të ngarkuar nga Kryeregjistruesi, njoftohet ALUIZNI për verifikimin e kushteve dhe vendimmarrjen, sipas këtij vendimi;

-me kërkesë të institucionit shtetëror, në rastet e shpronësimit për shkak të zbatimit të projekteve publike, pavarësisht nëse zona kadastrale i është nënshtruar ose jo regjistrimit fillestar sistematik.

ALUIZNI evidenton në terren ndërtimin dhe truallin funksional, duke verifikuar, paraprakisht, bazën e të dhënave të ndërtimeve pa leje, nëse për të është paraqitur aplikim për legalizim. Gjatë evidentimit në terren verifikohet edhe posedimi efektiv i ndërtimit nga subjekti përfitues. Procedurat e evidentimit duhet të përfundojnë brenda 10 ditëve.

Të dhënat e kërkesës dhe të evidentimit në terren bëhen publike për 30 ditë, në ambientet e njësisë administrative ku gjendet pasuria, në ambientet e ALUIZNI-t, ZVRPP-së si dhe në faqet përkatëse “web”.

Si rregull, nëse për ndërtimin është aplikuar për legalizim si ndërtim pa leje, ai përjashtohet nga fusha e zbatimit të këtij. Përjashtim bën rasti kur nga korrespondenca e ALUIZNI-t me organet kompetente (të vetëqeverisjes vendore dhe Arkivin Qendror Teknik të Ndërtimit -AQTN) apo nga dokumentacioni i paraqitur nga kërkuesi arrihet të provohet se ndërtesa është ndërtuar përpara datës 10.8.1991.

NDËRTIMET E PAREGJISTRUARA

Për ndërtimet e paregjistruara ose të regjistruara pa titull pronësie, për të cilat nuk është paraqitur aplikim për legalizim, ALUIZNI verifikon nëse ndërtimi është i pranishëm në produktin e fotografimit ajror të Republikës së Shqipërisë të vitit 1994. Nëse ndërtimi ndodhet në territor të papërfshirë në këtë fotografim, ALUIZNI verifikon me radhë produktet e fotografimeve ajrore të viteve 1999, 2001 dhe në fund, atë të vitit 2007. Nëse ndërtimi është i pranishëm në, të paktën, njërin prej materialeve fotografike të mësipërme, ai prezumohet se është ndërtuar para datës 10.8.1991 dhe trajtohet sipas dispozitave të këtij vendimi.

ALUIZNI vendos rrëzimin e kërkesës kur:

a)nga informacioni i marrë, apo nga dokumentacioni i paraqitur nga të tretët, rezulton se për ndërtesën është regjistruar titull pronësie ose është marrë vendim për kthimin e saj në favor të tyre;

b) konstatohet se kërkesa përmban deklarime të pavërteta.

Nëse zona kadastrale nuk i është nënshtruar regjistrimit fillestar ose nëse ATP-ja është në pamundësi për të konfirmuar vendimmarrjen për kthim prone, ALUIZNI vijon me procedurat e kalimit të pronësisë, duke u mjaftuar me afishimin publik të kërkesës.

KUFIJTË

Sipërfaqja e truallit funksional dhe kufijtë e tij përcaktohen nga ALUIZNI gjatë procedurave të evidentimit në terren dhe pasqyrohen në genplan. Në përcaktimin e sipërfaqes ALUIZNI bazohet në kufijtë faktikë të sipërfaqes së poseduar, pa tejkaluar masën prej 300 metrash katrorë. Për procedurën e ndjekur, subjekti përfitues paguan për llogari të ALUIZNI-t tarifën e shërbimit, në vlerën 8 000 lekë për çdo kat ndërtimi, e cila përdoret për të përballuar shpenzimet e evidentimit në terren dhe shpenzimet e tjera të procedurës administrative.

Vendimi për kalimin e pronësisë miratohet në favor të subjektit kërkues dhe bashkëshortit/es së tij, duke respektuar dispozitat e Kodit të Familjes për regjimet pasurore martesore. Në rast se subjektet nuk paraqesin dokument që provon regjim pasuror martesor të veçantë apo marrëveshje të posaçme noteriale për të drejtat mbi ndërtesën, vendimi miratohet në favor të të dy bashkëshortëve, duke prezumuar regjimin e bashkësisë ligjore. Vendimi për kalimin e pronësisë miratohet brenda 20 ditëve nga administrimi i vërtetimit për pagesën e tarifës së shërbimit, por, në çdo rast, jo më herët se data e përfundimit të afatit të njoftimit publik. ALUIZNI, brenda 10 ditëve, nga miratimi i kalimit të pronësisë, përcjell vendimin, së bashku me genplanin, për regjistrim pranë ZVRPP-së, e cila është e detyruar të kryejë regjistrimin brenda 10 ditëve nga administrimi i dokumentacionit.

PRONA DHE TARIFA

Me kërkesë të posaçme, subjektit mund t’i kalohen në pronësi pjesët e sipërfaqes shtetërore mbi masën e përcaktuar, deri në 500 metra katrorë. Përjashtimisht, nëse nga konfigurimi i truallit funksional rezulton se krijohen sipërfaqe të lira, që tejkalojnë masën e 500 metrave katrore dhe që nuk mund të shfrytëzohen më vete për ndërtime të reja, subjekti mund të përfitojë kalimin e pronësisë edhe për to.

Në çdo rast, për pjesët e sipërfaqes që kalohen në pronësi, subjekti paguan çmimin sipas hartës së vlerës së pronës, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave. Të ardhurat e arkëtuara sipas kësaj pike ndahen, si më poshtë:

a) 70 për qind në fondin e kompensimit të pronave, të parashikuar në ligjin nr.133/2015, “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”;

b) 30 për qind për llogari të ALUIZNI-t, për përballimin e shpenzimeve të evidentimit në terren dhe të shpenzimeve të tjera të procedurës administrative.

Në rastin e pretendimeve të ngritura nga të tretët gjatë procedurës administrative për të drejta mbi ndërtimin, ALUIZNI pezullon procedurën e kalimit të pronësisë dhe udhëzon palët t’i drejtohen gjykatës kompetente për zgjidhjen e mosmarrëveshjes. Procedura vijon sipas përmbajtjes së vendimit gjyqësor të formës së prerë.

Kur në objektin e ngritur përpara datës 10.8.1991 ose në truallin funksional gjenden zhvillime ndërtimore informale, ALUIZNI vepron në përputhje me pikën 1/2, të vendimit nr.280, datë 1.4.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave e dokumentacionit të zbatueshëm për të kualifikuar ndërtimet pa leje, shtesat anësore dhe/ose në lartësi, në ndërtime me leje”.

ma.me

Next Post
VIDEO/ Kap të dashurin me tjetrën, e palos me revole elektrike

VIDEO/ Kap të dashurin me tjetrën, e palos me revole elektrike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla-Shehajt: Shiko mos je nën hetim për pastrim parash nga ndonjë prokurori në Itali

Balla-Shehajt: Shiko mos je nën hetim për pastrim parash nga ndonjë prokurori në Itali

April 9, 2026
Vuçiç takohet me të dërguarin e BE për dialogun me Kosovën, akuzon Prishtinën: Po i bën presion serbëve me…

Vuçiç takohet me të dërguarin e BE për dialogun me Kosovën, akuzon Prishtinën: Po i bën presion serbëve me…

April 9, 2026
“Shqiptarët në Mal të Zi bashkohen”/ Ministri Marash Dukaj: Forumi Shqiptar drejt unifikimit për integrimin në BE

“Shqiptarët në Mal të Zi bashkohen”/ Ministri Marash Dukaj: Forumi Shqiptar drejt unifikimit për integrimin në BE

April 9, 2026
Alarm për mashtrimet me SMS/ Sulme “phishing” në Shqipëri, qytetarët mashtrohen me mesazhe false

Alarm për mashtrimet me SMS/ Sulme “phishing” në Shqipëri, qytetarët mashtrohen me mesazhe false

April 9, 2026
“Kërkesa për provimin në gjuhën shqipe, legjitime”, ambasadorët e BE dhe Italisë mbështesin studentët shqiptarë në RMV

“Kërkesa për provimin në gjuhën shqipe, legjitime”, ambasadorët e BE dhe Italisë mbështesin studentët shqiptarë në RMV

April 9, 2026
“Beteja” për qentë e rrugës në Vlorë/ Paditet bashkia për zhdukjen e pitbullit që kafshoi fëmijën, banorët të shqetësuar për sigurinë

“Beteja” për qentë e rrugës në Vlorë/ Paditet bashkia për zhdukjen e pitbullit që kafshoi fëmijën, banorët të shqetësuar për sigurinë

April 9, 2026
Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

April 9, 2026
“Nga 10 prilli ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen”, Ministria e Jashtme jep detaje

“Nga 10 prilli ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen”, Ministria e Jashtme jep detaje

April 9, 2026
Taksa në lejet e ndërtimit që do përdoret për strehimin, Rama: 3% i të gjitha bashkive do mblidhet në një fond të vetëm

Taksa në lejet e ndërtimit që do përdoret për strehimin, Rama: 3% i të gjitha bashkive do mblidhet në një fond të vetëm

April 9, 2026
Expo-27\ Serbia ‘i shpall luftë’ Kohës?!

Expo-27\ Serbia ‘i shpall luftë’ Kohës?!

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In