• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vendimi, shteti “aksioner” në investimet strategjike private

by A R
24/12/2015 19:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shteti mund të veprojë si bashkëzhvillues i një investimi strategjik duke marrë pjesë si ortak/aksionar në shoqërinë tregtare që do të realizojë investimin strategjik, nëpërmjet kontributit në kapital, me para ose në natyrë. Lajmi behet i ditur në një vendim që qeveria ka marrë për këtë qëllim dhe është botuar sot në Fletorën Zyrtare .
Nëpërmjet vendimit sqarohet se pjesëmarrja e shtetit në investimet strategjike mund të realizohet në format e mëposhtme:

a) Shteti vepron si bashkëzhvillues i investimit strategjik;
b) Shteti vepron si bashkëzhvillues i një zone territoriale të caktuar, në të cilën realizohen investime strategjike;
c) Shteti vepron si bashkëpjesëmarrës në investim në forma të tjera, në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi.

Vendimi i qeverisë përcakton se shteti mund të jetë bashkëpjesëmarrës për realizimin e një investimi strategjik, duke vepruar në rolin e zhvilluesit të një zone territoriale të caktuar, në të cilën realizohen investime strategjike. Në këtë rast, shteti mund të mbështetë investimin strategjik, duke marrë masa për zhvillimin e zonës, të tilla si: përmirësimi dhe zhvillimi i objekteve dhe i infrastrukturave ekzistuese, ndërtimi i infrastrukturave të reja ose marrja e masave të tjera mbështetëse.

Përveç këtyre formave, shteti mund të veprojë si bashkëpjesëmarrës në investim në çdo formë tjetër të parashikuar nga legjislacioni shqiptar në fuqi. Në këto forma bashkëpjesëmarrjeje mund të përfshihen, por pa u kufizuar, vënia në dispozicion e pasurive të paluajtshme apo të luajtshme, e aseteve, makinerive, të drejtave apo lehtësive të ndryshme, dhënia e së drejtës për përdorimin e brigjeve, si dhe kombinime të tyre apo forma të tjera mbështetjeje.

Bashkëpjesëmarrja e shtetit në një investim strategjik shpërblehet nëpërmjet pagesës së tarifave, produkteve apo fitimeve të realizuara nga investimi strategjik apo nëpërmjet formave të tjera të përcaktuara në kontratën me investitorin strategjik. Pjesëmarrja e shtetit në investimet strategjike dhe përfitimet përkatëse në favor të shtetit përcaktohen në kontratat përkatëse që nënshkruhen nga shteti me investitorin strategjik, sipas mënyrave, formave dhe rregullave të përcaktuara nga legjislacioni sektorial.

Pjesëmarrja e shtetit në investimet strategjike realizohet në përputhje me interesin publik, duke
respektuar parimet e transparencës, të paanshmërisë, të barazisë e të mbrojtjes së konkurrencës dhe tregut të lire, referohet ne VKM. gjithashtu saktësohet se, pjesëmarrja, mbështetja dhe nxitja shtetërore për një investim strategjik nuk duhet të sjellin, si pasojë, pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës në treg.
Pjesëmarrja shtetërore duhet të jetë në nivele të tilla, të cilat nuk shuajnë ose e reduktojnë ndjeshëm riskun operacional në ngarkim të investitorit strategjik, si dhe në nivel të drejtë proporcionaliteti me vlerën dhe rëndësinë e investimit.
Për këtë qëllim, përpara se të propozohet pjesëmarrja e shtetit në një investim strategjik, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të investimeve u kërkon mendim paraprak Autoritetit të Konkurrencës, Komisionit të Ndihmës Shtetërore dhe organeve të tjera të specializuara, të cilat ia përcjell Komitetit të investimeve Strategjike

Bashkëpjesëmarrja në një investim strategjik mund të propozohet nga vetë shteti, në rastin e një
projekti strategjik të përgatitur nga organet shtetërore, me qëllim mbështetjen e investitorëve për realizimin e një investimi strategjik. Pjesëmarrja e shtetit në investimet strategjike, për të cilat nevojitet kryerja e procedurave konkurruese, shpallet që në fazën fillestare të tenderëve ose garave që zhvillohen në këto raste.

Çdo investitor, i cili kërkon pjesëmarrjen shtetërore në një investim strategjik, përveç dokumentacionit, për përfshirjen në procedurat administrative të investimeve strategjike dhe atë
mbi garancitë financiare, duhet të paraqesë pranë Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të investimeve
edhe dokumentacionin e mëposhtëm:

a) Planin e plotë të biznesit, në të cilin përcaktohen edhe detyrimet përkatëse të propozuara në ngarkim të investitorit strategjik e të shtetit, si dhe kostot përkatëse;
b) Studimin e plotë të fizibilitetit, i cili përfshin në mënyrë të detajuar analizën dhe vlerësimin teknik, ekonomik dhe tregtar të projektit, si dhe provon se projekti është i përshtatshëm, i nevojshëm dhe i realizueshëm;
c) Një relacion shpjegues, ku jepen arsyet e kërkesës për përfshirje shtetërore, mënyra e pjesëmarrjes apo mbështetjes direkte të shtetit në investim dhe një shpjegim i detajuar i vlerësimit të pjesëmarrjes shtetërore si e nevojshme nga ana e investitorit për suksesin e projektit;
ç) Përshkrimin e detajuar të formës e të nivelit të pjesëmarrjes shtetërore të kërkuar, të shoqëruar
me informacione konkrete për aspektet e pjesëmarrjes shtetërore;
d) identifikimin e asetit publik të luajtshëm ose të paluajtshëm dhe të organit administrues
përgjegjës, në rastin kur kërkohet vënia në dispozicion e një aseti publik në pronësi të shtetit;
dh) Projektin e plotë zhvillimor të infrastrukturës së brendshme dhe mënyrën e lidhjes së
saj me infrastrukturën e jashtme, në rastin kur kërkohet mbështetja me infrastrukturë mbështetëse;

e) Të drejta të posaçme që i ofrohen shtetit nga ana e investitorit në kuadër të pjesëmarrjes
shtetërore në investim, të tilla si, por pa u kufizuar në:
i) vendimmarrje me të drejtë vetoje apo me shumicë të kualifikuar në shoqërinë apo partneritetin që propozohet të krijohet;
ii) ii) të drejta të posaçme, përtej atyre të parashikuara nga legjislacioni në fuqi, për të
emëruar anëtarë të organeve drejtuese, auditorë apo për të marrë informacion për mbarëvajtjen e
investimit;
iii) të drejta të posaçme në ndarjen e dividendit, të të ardhurave të realizuara apo të çdo përfitimi të
drejtpërdrejtë apo jo të drejtpërdrejtë në favor të shtetit;
iv) opsionin e daljes së shtetit nga investimi me kushte të paracaktuara apo lehtësisht të vlerësueshme pas një periudhe kohe nga data e pjesëmarrjes së shtetit në investimin strategjik të propozuar;
v) kufizimet e zbatueshme në lidhje me transferimin e pjesëmarrjeve apo pjesëmarrjen e palëve të treta në investim;
vi) propozim për zgjidhjen e situatave të bllokimit të vendimmarrjes dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Next Post

Grimierja shqiptare që "modelon" fytyrat e modeleve të njohura (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

February 2, 2026
“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

February 2, 2026
Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

February 2, 2026
“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In