• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vendimi/ Rritje pagash për punonjësit e Bashkisë së Tiranës

by A R
08/11/2015 11:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjithë punonjësit e Bashkisë, që nga kryetari deri te sekretarja, duke nisur nga muaji që lamë pas do të paguhen më tepër. Këtë parashikon një nga projektvendimet që pritet të shqyrtohet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të mërkurën e javës që vjen, më 11 tetor. Kjo bazohet në vendimin nr.586, datë 17.03.2013, të Këshillit të Ministrave, i cili caktoi së fundmi kufijtë e pagave të punonjësve të organeve të qeverisjes vendore.

Keshilli Bashkiak i Tiranes
Kështu, kryetari Erion Veliaj do të marrë një shumë prej 174 760 lekë, ndërsa më pak do të paguhen sekretarët apo specialistët me arsim të mesëm, nëse ka të tillë në Bashki. Po ashtu, parashikohet të pësojë rritje me 1 mijë lekë edhe paga minimale e punonjësve të qytetit në Ndërmarrjet nr.1, nr.2 dhe nr.3., që së fundmi janë etiketuar si parkingu politik i paraardhësve në këtë institucion.

RRITJA
Në fillim të listës kryeson kryebashkiaku,i cili nuk paguhet më 140 000 lekë sipas vendimit nr 1619 datë 2.07.2008, por rreth 30 mijë lekë me tepër.

Të njëjtën pagë që dikur merrte kryebashkiaku, me vendimin e ri (nëse votohet) e marrin katër nënkryetarët e bashkisë: Brunilda Paskali, Arbjan Mazniku, Andi Seferi dhe Isuf Shehu. Të njëjtën pagë parashikohet të kenë drejtori i kabinetit, sekretari i këshillit bashkiak dhe drejtori i përgjithshëm, 107 800 lekë.

Ndërsa ata që do të kontraktohen nga bashkia për punë të ndryshme, nuk do të marrin më tepër se 34 mijë lekë, aq sa merr një sekretar apo specialist me arsim të mesëm i punësuar me kohë të plotë në këtë institucion.

Në fund të tabelës janë pagat për punonjësit e Policisë Bashkiake, që variojnë nga 34 800, që merr në punonjës policie në një zonë të vogël administrative, deri në 86 850 që është paga më e lartë, e cila i takon kryeinspektorit të Policisë Bashkiake. Theksojmë se të gjitha efektet financiare do të përballohen me buxhetin aktual të Bashkisë, atë për 2015-n.

PAGA MINIMALE
Bashkia e Tiranës ka menduar edhe për punëtorët e qytetit, ata të Drejtorisë së Përgjithshme nr.1, nr.2 dhe nr.3, të cilët do të paguhen jo më pak se 22 mijë lekë.

“Për efekt ndryshimi në shkallë vendi të pagës minimale në shumën 21 000, sipas përcaktimit të vendimit të Këshillit të Ministrave, nr.573, datë 03.07.2013, për ‘Përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi, paga bazë për punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme nr.1 të punëtorëve të qytetit, Drejtorisë së Përgjithshme nr.2 të punëtorëve të qytetit, Drejtorisë nr. 3 të punëtorëve të qytetit për klasën I, II dhe III duhet të bëhet 22 000 lekë”, thuhet në projektvendim.

Po njëlloj do të paguhen edhe punonjësit e qendrave sociale: “Të qëndrojmë së bashku”; “Qendrës Sociale multidisiplinare” dhe qendrës sociale “Shtëpia e përbashkët”. Rritje page do të përfitojnë edhe punonjësit e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit dhe ata të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatim Taksave.

Një nga pikat e projektvendimit parashtron mundësinë që 23 punonjës të policisë së njësive administrative apo ish-komunave t’i kalojnë në varësi Policisë Bashkiake. /Panorama

Next Post

Mallakastër, një fëmijë 17 muajsh goditet për vdekje nga makina në oborrin e shtëpisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In