• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Sociale

VENDIMI/ Rriten pensionet për 6 kategori, ja kush përfiton

by A R
02/06/2016 08:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Afro 15 mijë pensionistë në të gjithë vendin do të përfitojnë rritje pensioneve. Bëhet fjalë për 6 kategori, të cilat kanë mbushur moshën e daljes në pension, nga tetori i vitit 1993 deri në fund të dhjetorit 1996, e që do të marrin tashmë, sipas datave që ka propozuar Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë e që gazeta i boton si më poshtë. Me vendimin e ri të miratuar nga qeveria është vendosur të ketë ngushtim të diferencave në masën e pensioneve, ndërkohë që pragu maksimal i përfitimit për të gjitha kategoritë është përcaktuar 23 640 lekë. Gjithashtu në vendimin e marrë dje, me argumentin për domosdoshmërinë së rritjes për shkak të nivelit shumë të ulët të pagesave që të moshuarit merrnin deri më sot. Ndërkohë përfitime specifike do të ketë, nga qershori edhe për ish-minatorët dhe gratë e punësuara në arsim e kulturë. Ky kontingjent, përveç rritjeve dhe indeksimeve të zakonshme do të përfitojnë edhe rritjet e diferencuara.

Rillogaritjet

a) Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën nga 1.10.1993 deri në 31.12.1993, me masë pensioni në këtë periudhë nga 1 401 lekë deri në 2 474 lekë në muaj, shtohen me shuma fikse, duke arritur në masën 14 085 lekë deri në 23 640 lekë në muaj.

b) Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën 1.1.1994 deri në 30.9.1994, me masë pensioni në këtë periudhë, pas rillogaritjes, nga 2 175 lekë deri në 3 840 lekë në muaj, shtohen me shuma fikse, duke arritur në masën 14 088 lekë deri në 23 640 lekë në muaj.

c) Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën nga 1.10.1994 deri në 30.4.1995, me masë pensioni në këtë periudhë, pas rillogaritjes, nga 2 492 lekë deri në 4 400 lekë në muaj, shtohen me shuma fikse, duke arritur në masën 14 087 lekë deri në 23 640 lekë në muaj.

ç) Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën nga 1.5.1995 deri në 30.9.1995, me masë pensioni në këtë periudhë, pas rillogaritjes, nga 2 741 lekë deri në 4 400 lekë në muaj, shtohen me shuma fikse, duke arritur në masën 14 086 lekë deri në 23 640 lekë në muaj.

d) Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën nga 1.10.1995 deri në 31.3.1996, me masë pensioni në këtë periudhë, pas rillogaritjes, nga 3 070 lekë deri në 5 420 lekë në muaj, shtohen me shuma fikse, duke arritur në masën 14 088 lekë deri në 23 640 lekë në muaj.

dh) Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën nga 1.4.1996 deri në 31.12.1996, me masë pensioni në këtë periudhë, pas rillogaritjes, nga 5 420 lekë në muaj, shtohen me shumë fikse, duke arritur në masën 23 640 lekë në muaj.

Për vjetërsi pune

Pensionet për vjetërsi shërbimi, kalojnë në masën 70 për qind të pagës që i është llogaritur pensioni, por jo më shumë se kufiri maksimal i pensionit të pleqërisë, të caktuar në ligj, pavarësisht kohës kur kanë kaluar me 70 për qind të pagës, përveç rritjeve dhe indeksimeve të zakonshme do të përfitojnë edhe rritjet e diferencuara që kanë përfituar të gjitha pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara deri në datën 30 shtator 1993, në varësi të datës së fillimit të pensionit dhe masës së rivlerësuar këtij pensioni me 70 për qind të pagës. Pensionet e pleqërisë të punonjësve të nëntokës dhe ato të grave të punësuara në arsim dhe kulturë, kur llogariten si pensione të plota, pavarësisht kohës kur kanë kaluar si të tilla, përveç rritjeve dhe indeksimeve të zakonshme do të përfitojnë edhe rritjet e diferencuara që kanë përfituar të gjitha pensionet e plota të pleqërisë me datë fillimi në harkun kohor 1janar 1995 – 1 janar1997, përfshirë edhe rritjen në varësi të datës së fillimit të pensionit dhe masës së rivlerësuar si të plotë të këtij pensioni.

Rritja

Vendimi prek të moshuarit që janë mbi 80 vjeç, e që nga ky muaj e në vijim do të marrin shtesat e shpallura në vendim. Efektet financiare, janë llogaritur në masën 324 milionë lekë dhe sipas qeverisë, ato do të përballohen nga rezultati pozitiv financiar i Institutit të Sigurimeve Shoqërore për vitin 2015.

Kategoria 1

1 tetor 1993 – 31 dhjetor 1996 Ishte 1 401 – 2 474 lekë; Bëhet 14 085 – 23 640 lekë

Kategoria 2

1 janar 1994 – 30 shtator 1994 Ishte 2 175 – 3 840 lekë; Bëhet14 088 – 23 640 lekë

Kategoria 3

1 tetor 1994 – 30 prill 1995 Ishte 2 492 – 4 400 lekë; Bëhet14 087-23 640 lekë

Kategoria 4

1 maj 1995 – 30 shtator 1995 Ishte 2 741 – 4 400 lekë; Bëhet 14 086 – 23 640 lekë

Kategoria 5

1 tetor 1995 – 31 mars 1996 Ishte 3 070 – 5 420 lekë; Bëhet 14 088- 23 640 lekë

Kategoria 6

1 prill 1996 – 31 dhjetor 1996 Ishte 5 420 lekë; Bëhet 23 640 lekë/Shekulli/a.m.

Next Post

Frutat që shkëlqejnë lëkuren e njeriut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E vërteta e shifrave ‘të pandryshuara’ të 11 majit

SONDAZHI: PS ruan avantazhin, PD në garë për vendin e dytë! Partitë e reja bien nën 5%

January 12, 2026
Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

January 12, 2026
Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

Sondazhi: Pse shqiptarët nuk votojnë partitë e reja ekzistuese? Ja arsyet

January 12, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

January 12, 2026
SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

January 12, 2026
“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

January 12, 2026
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

January 12, 2026
“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

January 12, 2026
Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

January 12, 2026
Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In