• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Vendimi/ Rikthehet TVSH për ndërtuesit e hidrocentraleve, investitorët shprehen kundër

by A R
20/02/2017 20:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria ka miratuar një vendim, i cili detyron ndërtuesit e hidrocentraleve private të paguajnë tatim mbi vlerën e shtuar për makineritë-pajisjet që përdorin në investimet e reja.

“Vendimi numër 84 i Këshillit të Ministrave ka përjashtuar të gjithë kodet në të cilët përfitonte sektori i hidro-energjisë, ose hidrocentralet e reja që po bëhen sot në tregun shqiptar. Ky VKM do të sjellë kosto shumë të mëdha, kosto ekstra për këto hidrocentrale, që kanë aplikuar ose kanë marrë një kredi dhe janë në proces ndërtimi”, deklaron Bilbil Zeneli, nga Shoqata e Prodhuesve të Energjisë raporon tch.

Sipas shoqatës në fjalë, detyrimi për të paguar TVSH-në do të ketë efekte negative mbi këtë sektor, i cili sipas saj ka gjeneruar qindra milionë euro investime gjatë viteve të fundit në Shqipëri.

“Ajo do të dekurajojë investitorët që nuk i kanë nisur ende investimet në këtë sektor. I kanë marrë kontratat por nuk i kanë investuar shumat. Kjo do sjellë kosto ekstra që mund t’i bëjë ata të largohen fare nga ky sektor”, thotë Zeneli.

Por Ministria e Financave deklaron se produktet për të cilat është rikthyer detyrimi për të paguar TVSH nuk janë makineri-pajisje të mirëfillta dhe nuk kanë pse të përfitojnë nga regjimi lehtësues.

Sipas ministrisë, qeveria e ka përmirësuar skemën e tatimit mbi vlerën e shtuar duke i rimbursuar bizneset pa vonesa, ndaj ky ndryshim nuk i cënon financiarisht investitorët në fushën e energjisë./a.m.

Next Post
Partitë, “pararoja” e turmave të verbëra

Partitë, "pararoja" e turmave të verbëra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mandati i Ramës ka zero legjitimitet”, Berisha njofton nisjen e diskutimeve për programin e opozitës

“Mandati i Ramës ka zero legjitimitet”, Berisha njofton nisjen e diskutimeve për programin e opozitës

March 13, 2026
Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Kurti fton opozitën, PDK e LDK: Të presim vendimin e Kushtetueses

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Kurti fton opozitën, PDK e LDK: Të presim vendimin e Kushtetueses

March 13, 2026
Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Besueshmëria jonë është në rrezik! Do zmbrapsim kërcënimet në Mesdhe

Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Besueshmëria jonë është në rrezik! Do zmbrapsim kërcënimet në Mesdhe

March 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Socialistët si heronj të heshtur të SPAK dhe viktima të merituara të tij

March 13, 2026
40 milionë euro fatura e padrejtësisë, Avokati i Popullit takim me Kryetarin e Gjykatës së Strasburgut

40 milionë euro fatura e padrejtësisë, Avokati i Popullit takim me Kryetarin e Gjykatës së Strasburgut

March 13, 2026
Vjedhja si në filma, rreth 20 hajdutë grabisin bizhuteri me vlerë mbi 1.4 milionë euro në pak sekonda

Vjedhja si në filma, rreth 20 hajdutë grabisin bizhuteri me vlerë mbi 1.4 milionë euro në pak sekonda

March 13, 2026
I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, ish-presidenti i Brazilit përfundon në kujdes intensiv

I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, ish-presidenti i Brazilit përfundon në kujdes intensiv

March 13, 2026
Halli i Berishës me SHBA, kauza e ndarjes krahinore dhe ‘makthi’ i rikthimit të ’97-tës

Rama, ‘valixhja diplomatike’ e ambasadores së SHBA dhe Berisha i ‘fikur’

March 13, 2026
I dha fund jetës pasi dyshohet se u dhunua nga ish-bashkëshorti, flet e afërmja e 25-vjeçares: Ishte ankuar më parë te familja e saj

I dha fund jetës pasi dyshohet se u dhunua nga ish-bashkëshorti, flet e afërmja e 25-vjeçares: Ishte ankuar më parë te familja e saj

March 13, 2026
Amerika sapo e ka humbur Lindjen e Mesme dhe askush nuk flet për këtë!

Amerika sapo e ka humbur Lindjen e Mesme dhe askush nuk flet për këtë!

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In