• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimi i qeverisë/Kompleksi ”Dinamo” i kalon FSHF-së

by Java News
11/04/2017 17:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kompleksi sportiv “Dinamo” nga tani e tutje nuk do të ekzistojë më. Së shpejti ai do të emërtohet si kompleksi i Federatës Shqiptare të Futbollit, pasi i ka kaluar në përdorim të plotë kësaj të fundit me Vendim të Këshillit të Ministrave, pas mbledhjes së datës 5 prill. Aty do të ndërtohen zyrat e reja të institucionit që drejton futbollin në vendin tonë.

VENDIMI

KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË PRONËS SHTETËRORE ME EMËRTIMIN “KLUBI SPORTIV DINAMO”, TIRANË, MINISTRISË SË ARSIMIT DHE SPORTIT, PËR DHËNIEN NË PËRDORIM FEDERATËS SHQIPTARE TË FUTBOLLIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Kalimin në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të pronës shtetërore me emërtimin “Klubi Sportiv Dinamo”, Tiranë, aktualisht në pronësi të Bashkisë Tiranë, me numër pasurie 832, të komponentëve të saj me numrat rendorë 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8 e 9, sipas formularit 3, bashkëlidhur këtij vendimi, për t’ia dhënë në përdorim Federatës Shqiptare të Futbollit, me qëllim ndërtimin e kompleksit të zyrave të Federatës Shqiptare të Futbollit, për ushtrimin e funksioneve të veta kulturore e sportive.
  2. Komponenti me numër rendor 2, godina kryesore dhe trualli i saj, aktualisht në përdorim të Agjencisë së Shërbimit të Sporteve, (ASSH), së bashku me komponentët e tjerë, sipas pikës 1, të këtij vendimi, i kalon në përdorim Federatës Shqiptare të Futbollit.
  3. Të gjitha të drejtat dhe detyrimet, përfshirë dhe ato të krijuara nga marrëdhëniet kontraktuale të lidhura për pronën me numër pasurie 832, me emërtimin “Klubi Sportiv Dinamo”, Tiranë, për komponentët e saj nr.1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8 e 9, bashkë me fondet e miratuara për këtë qëllim, pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, i transferohen Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
  4. Prona e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, të hiqet nga lista e pronave të Bashkisë Tiranë, miratuar me vendimin nr.834, datë 13.12.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së pjesshme të inventarit (pjesa e parë + pjesa e dytë) të pronave të paluajtshme shtetërore në Bashkinë Tiranë, të qarkut të Tiranës”.
  5. Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Federatës Shqiptare të Futbollit u ndalohet të ndryshojnë destinacionin e pronës së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, apo t’i tjetërsojnë ato.
  6. Ngarkohen ministri i Arsimit dhe Sportit, ministri i Financave, Agjencia e Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave të Paluajtshme dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

kompleksi dinamo

c.a

Next Post
FOTO/Transformimi i pabesueshëm i ndërtesës së shekullit të XVII

FOTO/Transformimi i pabesueshëm i ndërtesës së shekullit të XVII

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse po shkruaj për Ilir Metën

Pse po shkruaj për Ilir Metën

March 19, 2026
Stërvitjet e ushtrisë serbe afër Kosovës/ Kurti i quajti provokime, reagon KFOR-i: Nuk përbëjnë rrezik për sigurinë

Stërvitjet e ushtrisë serbe afër Kosovës/ Kurti i quajti provokime, reagon KFOR-i: Nuk përbëjnë rrezik për sigurinë

March 19, 2026
Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet në polici, Bilal Hasa mohon akuzat: S’kam shkuar atje prej muajsh

Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet në polici, Bilal Hasa mohon akuzat: S’kam shkuar atje prej muajsh

March 19, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, ish-ministri Malaj: Do rriten të gjitha çmimet! Qeveria të ndërhyjë për naftën

Rritja e çmimit të naftës, ish-ministri i Financave tregon masat që duhet të marrë qeveria

March 19, 2026
“Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar 85% të mbrojtjes ajrore iraniane

“Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar 85% të mbrojtjes ajrore iraniane

March 19, 2026
Kur u ndanë nga jeta Gert Bogdani dhe Artur Zheji/ Ja çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme

Kur u ndanë nga jeta Gert Bogdani dhe Artur Zheji/ Ja çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme

March 19, 2026
Takimet zyrtare në Bruksel, Berisha: Qeveri teknike për zgjedhje të lira, paratë e krimit po deformojnë ekonominë

Takimet zyrtare në Bruksel, Berisha: Qeveri teknike për zgjedhje të lira, paratë e krimit po deformojnë ekonominë

March 19, 2026
“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

March 19, 2026
Vrasja e gjyqtarit, reagon ambasada e SHBA: Dënojmë ashpër dhunën kundër drejtësisë

“Shmangni zonat ku do të jenë demonstruesit”, Ambasada e SHBA-ve mesazh qytetarëve të saj për protestën e PD

March 19, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Bajram Begaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajram: Qoftë agjërimi dhe përkushtimi juaj i pranuar!

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In