• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimi i qeverisë: Statusi i veteranit vetëm me vendime gjykate

by Aalison Pearse Stevens
08/09/2016 08:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria vendosi dje të ndryshojë kriteret për dhënien e statusit të veteranit të LANÇ-it. Pas debatit të hapur qysh në nëntorin e vitit të kaluar nga “Gazeta Shqiptare” për dhënien e dekoratave ish-persekutorëve të komunizmit, të cilët u zbuluan se ishin pjesë e listës së gjatë të veteranëve të luftës, qeveria dhe Ministria e Mbrojtjes deklaruan se do të rishikonin ligjin dhe procedurat për dhënien e statusit.

Në vendimin e djeshëm, ministria e Mbrojtjes, edhe sipas sqarimeve të bëra nga ky dikaster për “GSH”, i ka propozuar qeverisë që tashmë titulli “veteran i luftës” t’i jepet vetëm atij që e vërteton këtë me vendim gjykate të formës së prerë. Po kështu, komisioni qendror për dhënien e statusit të veteranit të LANÇ-it do të duhet të mblidhet të paktën një herë në vit.

Në vendimin e ri, në pikën 3 të tij, përcaktohet: “Komisioni qendror për dhënien e statusit të veteranit të LANÇ-it të popullit shqiptar dhe stafi teknik i tij, në përjashtim nga sa është thënë në paragrafët e mësipërm, të vazhdojë veprimtarinë e tij, duke u mbledhur, të paktën një herë në vit, për shqyrtimin e kërkesave të personave që e fitojnë statusin e veteranit ose të drejtën për t’u shqyrtuar nga ky komision me vendim gjykate të formës së prerë.

Këto kërkesa, bashkë me vendimin e gjykatës së formës së prerë, adresohen në Ministrinë e Mbrojtjes. Stafi teknik i komisionit qendror për dhënien e statusit ‘Dëshmor i Atdheut’, i përcaktuar në vendimin nr.151, datë 25.4.2002, “Për statusin ‘Dëshmor i Atdheut’”, të ndryshuar, të shërbejë si staf teknik edhe për komisionin qendror për dhënien e statusit të veteranit të LANÇ-it të popullit shqiptar”.

“Përjashtimisht për vitin 2016, komisioni të ngrihet vetëm për shqyrtimin e kërkesave të personave që u është njohur statusi i veteranit me vendim gjykate të formës së prerë”, – thuhet në këtë vendim.

Ndërkohë, në ligjin e vjetër, të cilit i referohet edhe ky vendim, atij të datës 17.11.1994, “Për statusin e veteranit të Luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar”, thuhej se:

“Statusin e veteranit të luftës e përfitojnë të gjithë shtetasit shqiptarë dhe të huaj, që luftuan kundër pushtuesve nazifashistë dhe bashkëpunëtorëve të tyre që nga 7 prilli i vitit 1939 deri në ditën e çlirimit të Shqipërisë;

luftëtarët e inkuadruar në ato njësi të ushtrisë që luftuan jashtë kufijve të atdheut gjer më 9 maj 1945; ata që kanë zhvilluar veprimtari të organizuar në ilegalitet në prapavijë të armikut e në zona të çliruara;

kryefamiljarët e atëhershëm të familjeve të njohura si baza të Luftës kundër pushtuesve nazifashistë;

të burgosurit dhe të internuarit në burgjet dhe në kampet nazifashiste, brenda dhe jashtë vendit, si dhe shtetasit shqiptarë që kanë marrë pjesë aktive në luftë kundër nazi-fashizmit në vende të tjera”.

Më pas, në ligjin e vjetër thuhet se; “qenia veteran i Luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar vërtetohet me:

a) Librezën e pensionit, ku tregohet shtesa prej 100 lekësh në muaj për pjesëmarrje në luftë.

b) Dokumentin që vërteton zotërimin të paktën të një dekorate të Luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar.

c) Vërtetimin e degës ushtarake të rrethit, të Ministrisë së Mbrojtjes ose të Ministrisë së Rendit për pjesëmarrjen në Luftën kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar.

d) Vendimin e ish-komiteteve ekzekutive të rretheve, me të cilin veteranit i është njohur dyfishi i kohës së luftës për vjetërsi në punë.

e) Me çdo dokument tjetër zyrtar që vërteton pjesëmarrjen në Luftën kundër pushtuesve nazifashistë”. Kur mungojnë dokumentet e mësipërme, të qenët veteran i Luftës kundër pushtuesve nazifashistë mund të vërtetohet me vendim të Komisionit pranë Ministrisë së Mbrojtjes. Ndërsa tashmë kërkohet vendimi i gjykatës i formës së prerë.

BW/d.i.

 

Next Post
Koreja e Veriut ndalon humorin në publik

Koreja e Veriut ndalon humorin në publik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Byroja e Kuvendit lë në fuqi vendimin për përjashtimin me 20 ditë nga Parlamenti të Agron Shehajt

Byroja e Kuvendit lë në fuqi vendimin për përjashtimin me 20 ditë nga Parlamenti të Agron Shehajt

March 9, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 10 Mars 2026

March 9, 2026
Çmimet u rritën në shkurt, inflacioni arriti nivelin më të lartë në shtatë muaj

Çmimet u rritën në shkurt, inflacioni arriti nivelin më të lartë në shtatë muaj

March 9, 2026
Opozita në protestë më 12 mars, Berisha: Zgjidhja është në dorën e qytetarëve

Opozita në protestë më 12 mars, Berisha: Zgjidhja është në dorën e qytetarëve

March 9, 2026
“The Sun”: Shqipëria, destinacioni sekret i Evropës me qytete antike dhe bregdet mahnitës

“The Sun”: Shqipëria, destinacioni sekret i Evropës me qytete antike dhe bregdet mahnitës

March 9, 2026

KF Tirana ka nevojë për ndryshim themelor!

March 9, 2026
Vendimi i PS, reagon Bardhi: I korruptuari mbron të korruptuarit! Rama zyrtarisht peng i Ballukut

Vendimi i PS, reagon Bardhi: I korruptuari mbron të korruptuarit! Rama zyrtarisht peng i Ballukut

March 9, 2026
Mund të sulmohet sërish Turqia? SHBA thirrje stafit të konsullatës amerikane në Adana që të largohen

Mund të sulmohet sërish Turqia? SHBA thirrje stafit të konsullatës amerikane në Adana që të largohen

March 9, 2026
Berisha: Rama mbylli dyert e integrimit në BE duke mbrojtur Belinda Ballukun

Berisha: Rama mbylli dyert e integrimit në BE duke mbrojtur Belinda Ballukun

March 9, 2026
Shqipëria, Enver Hoxha dhe ‘hoxhizmi’

Ka lëvizje, por asgjë nuk ecën

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In