• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Vendimi i qeverisë: Kush e ka shkollën 20 km larg, do të paguhet

by A R
12/05/2017 10:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria ka miratuar një vendim të ri për transportin e nxënësve dhe mësuesve të cilët banojnë larg shkollës.

Tashmë mësuesit e nxënësit do të marrrin deri në 2700 lekë në muaj, nëse jetojnë deri në 20 km larg shkollës.

“Punonjësve mësimorë të arsimit parauniversitar, ku përfshihen punonjësit e arsimit parashkollor, arsimit fillor, arsimit të mesëm të ulët dhe të arsimit të mesëm të lartë (drejtor, nëndrejtor, mësues, edukator), të institucioneve arsimore publike, që punojnë jashtë qendrave urbane, qytetit/fshatit, larg vendbanimit të përhershëm të tyre, në largësinë mbi 5 km dhe kthehen brenda ditës në vendbanim, marrin lek për transportin. Njësitë e vetëqeverisjes vendore, në bashkëpunim me njësitë arsimore (drejtoritë rajonale arsimore/zyrat arsimore) miratojnë hartën e linjave, mbështetur në numrin e punonjësve mësimorë, nxënësve dhe fëmijëve që planifikohen të përfitojnë nga shërbimi i transportit”, thuhet në vendimin e qeverisë.

  Masa e shpenzimeve

Masa e shpenzimeve mujore që përfiton çdo nxënës dhe punonjës mësimor përllogaritet mbi bazën e numrit të ditëve mësimore, numrit të nxënësve dhe mësuesve që kanë ndjekur mësimin, çmimit mesatar të biletës për linjat ndërqytetase apo rrethqytetase të shërbimit të transportit. Punonjësit mësimorë të arsimit parauniversitar, që përfitojnë fonde publike për mbulimin e shpenzimeve të transportit të siguruar nga njësitë arsimore vendore, përfitojnë shpërblim mujor të diferencuar.

  Distanca që do mbulohet shpenzimi

Në masën 1 000 lekë në muaj, kur largësia nga vendbanimi i përhershëm i tyre/ qendra e punës deri në institucionin arsimor publik është në distancën mbi 5 km deri në 10 km.

Në masën 1 500 lekë në muaj, kur largësia nga vendbanimi i përhershëm/ qendra e punës deri në institucionin arsimor publik është në distancën mbi 10 km deri në 20 km.

Në masën 2 700 lekë në muaj, kur largësia nga vendbanimi i përhershëm/ qendra e punës deri në institucionin arsimor publik është në distancën mbi 20 km, shkruan Shqiptarja.com.

Për njësitë e vetëqeverisjes vendore, të cilat kanë nënshkruar kontrata për shërbimin e transporit të nxënësve dhe mësuesve për vitin buxhetor 2017 para datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi, ky vendim do të zbatohet duke filluar nga data 1.1.2018.

Në rastet kur njësitë arsimore vendore nuk realizojnë me sukses procedurat e prokurimit publik të shërbimit të transportit të punonjësve arsimorë dhe nxënësve, njësitë arsimore vendore realizojnë mbulimin e shpenzimeve për shërbimin e transportit të mësuesve, nxënësve e fëmijëve përfitues drejtpërdrejt, nëpërmjet llogarive bankare, në bankat e nivelit të dytë. /b.d

Next Post
Fatos Klosi për Llallën: Kërkon të bëjë heroin në ikje, s’ka pse ta kërcënojnë

Klosi: Marinsat janë për t'i thyer protestat, e jo për t'i organizuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

TOP BAROMETER: PS-ja zbret në dyshemenë e saj elektorale, por…

September 29, 2026
Valë e fuqishme dronësh mbi Ukrainë, goditet Akademia e Shkencave në Kiev! Shënohen disa viktima

Valë e fuqishme dronësh mbi Ukrainë, goditet Akademia e Shkencave në Kiev! Shënohen disa viktima

September 29, 2026
Rama sot në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Turizmin

Rama sot në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Turizmin

September 29, 2026
Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e martë 29 shtator 2026: Peshqit afrohen te një vendim i madh në dashuri

September 29, 2026
Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

Ndalimi i importeve nga Brazili, pritet rritja e çmimeve të mishit: Ai i viçit shkon deri në 1,700 lekë/kg

September 29, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Gjyqësori s’po e përfill Kuvendin”/ Çupi: SPAK, tentativa për të paralizuar qeverinë

September 29, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

“Zvërneci”, Klosi: Tradhti kombëtare do ishte të mos zhvillohej projekti

September 29, 2026
Tenesi do të ekzekutojë një grua për herë të parë në 200 vjet, për çfarë akuzohet -

Tenesi do të ekzekutojë një grua për herë të parë në 200 vjet, për çfarë akuzohet –

September 29, 2026
Nga bizneset e vogla, tek hotelet me 4 dhe 5 yje/ Kush përjashtohet nga tatimet deri në 2029-ën?

Nga taksat te pagat. Paketa fiskale 2027 në tavolinë, biznesi hap listën e kërkesave

September 29, 2026
Moti për sot, kthjellime dhe reshje lokale shiu në zonat malore

Moti për sot me diell në të gjithë territorin

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com