• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Vendimi i qeverisë/ Edhe mjetet e administratës me kartë elektronike karburanti

by A R
13/08/2016 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas lançimit të projektit për furnizimin e automjeteve të policisë vetëm nëpërmjet kartës elektronike, Qeveria ka vendosur në një nga mbledhjet e saj që të njëjtën gjë të bëjë edhe me automjetet e të gjitha njësitë e qeverisjes së përgjithshme.

Gjatë inaugurimit të kartës elektronike të karburantit për punonjësit e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se një standard i tillë do të aplikohet për të gjitha institucionet shtetërore raporton Shqiptarja. Kjo masë është marrë për të kursyer para nga buxheti i shtetit për furnizimin me karburant.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 16, të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, ‘Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave vendosi: 1. Njësitë e qeverisjes së përgjithshme sigurojnë që shërbimi i furnizimit me karburant për mjetet efektive të transportit të kryhet vetëm nëpërmjet kartës elektronike me të cilën mundësohen identifikimi i mjetit dhe përdoruesi i saj.

2. Ngarkohen të gjitha njësitë e qeverisjes së përgjithshme për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në vendimin e qeverisë, marrë më 29 korrik dhe botuar në Fletoren Zyrtare.

Policia e Shtetit është institucioni i parë që ka aplikuar kartën elektronike të karburantit dhe gjatë një projekti pilot 3-mujor, janë kursyer rreth 150 mln lekë. /a.m.

Next Post

Votat të pasigurta/ 8 deputetët e mazhorancës që kundërshtojnë Demarkacionin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com