• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimi/ Qeveria përcakton kriteret e reja për gradimin e oficerëve dhe nënoficerëve

by Java News
28/03/2018 20:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave vendosi sot përcaktimin e kritereve të gradimit të oficerëve, nënoficerëve dhe ushtarëve në rezervë. Në bazë të këtij vendimi  përcaktohet titullimi dhe gradimi i ushtarakeve ne sherbimin rezervist, kriteret e pergjithshme te gradimit dhe koha minimale per qendrimin ne sherbimin rezerve dhe marrjen e gradave.

Ja vendimi

I. TITULLIMI DHE GRADIMI I USHTARAKËVE NË SHËRBIMIN REZERVIST

1. “Ushtarak në rezervë” është ushtaraku që ka shërbyer në Forcat e Armatosura dhe, pasi ndërpret karrierën ushtarake aktive, përfshihet në strukturat rezervë të Forcave të Armatosura.
2. Ushtaraku në rezervë, me përfshirjen e tij në strukturat rezerviste të Forcave të Armatosura, titullohet dhe i jepet grada ushtarake që ai ka pasur në momentin e ndërprerjes së shërbimit aktiv në Forcat e Armatosura.
3. Mund të bëhen pjesë e shërbimit ushtarak në rezervë ushtarakët, të cilët kanë shërbyer më parë në Forcat e Armatosura dhe plotësojnë kriteret e moshës, si më poshtë vijon:
a) deri në moshën 45 vjeç, për ushtarë/detarë dhe nënoficerë meshkuj;
b) deri në moshën 35 vjeç, për ushtarë/detarë dhe nënoficerë femra;
c) deri në moshën 50 vjeç, për oficerë meshkuj;
ç)  deri në moshën 40 vjeç, për oficere femra.
4. Titullimi “Oficer rezervist” dhe dhënia e gradave madhore për oficerët me grada madhore bëhet nga Presidenti i Republikës, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes.
5. Titullimi “Oficer rezervist” dhe dhënia e gradës ushtarake për oficerët deri në kolonel/kapiten i rangut I bëhet me urdhër të ministrit të Mbrojtjes, me propozimin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm ose të Komandantit të Forcave të Armatosura.
6. Titullimi “Nënoficer dhe ushtar/detar rezervist” dhe dhënia e gradës ushtarake deri ushtar/detar IV ose kryekapter bëhet me urdhër të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura ose të Komandantit të Forcave të Armatosura, me propozimin e Qendrës së Personel Rekrutimit (QPR).
7. Ushtarakëve në rezervë (oficer, nënoficer dhe ushtarë/detar) u lind e drejta e gradimit të radhës kur plotësojnë kriteret e përgjithshme të gradimit, arsimimit dhe kualifikimit, të përcaktuara në krerët II e III, të këtij vendimi.
8. Titujt dhe gradat e ushtarakëve në rezervë janë të njëjta me ato që parashikohen në aktet ligjore në fuqi për ushtarakët aktivë të Forcave të Armatosura.
9. Gradimi, sipas këtij vendimi, bëhet në përputhje me nevojat organike dhe kapacitetet e strukturave të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për përballimin e gjendjes së krijuar.
II.    KRITERET E PËRGJITHSHME TË GRADIMIT
1. Ushtaraku i shërbimit në rezervë merret në shqyrtim për marrjen e gradës së radhës kur plotëson këto kritere:
a) Ka plotësuar kohën minimale të qëndrimit në shërbimin në rezervë, sipas kreut III, të këtij vendimi;
b) Ka kryer arsimimin dhe kualifikimin e nevojshëm për marrjen e gradës së radhës;
c) Më shumë se gjysma e vlerësimeve, gjatë qëndrimit në shërbimin në rezervë, nuk është më e ulët se “kënaqshëm”;
ç)  Është i aftë fizikisht dhe në gjendje shëndetësore të mirë.
2. Emërtimi, kohëzgjatja dhe programi i arsimimit e kualifikimit për marrjen e gradës së radhës miratohen nga ministri i Mbrojtjes, me propozimin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
3. Kurset dhe kualifikimet e kërkuara për personelin ushtarak në rezervë, që shërben në strukturat e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes dhe të Policisë Ushtarake (Seksioni kriminal), njësohen me kurset dhe kualifikimet e kërkuara për marrjen e gradave, sipas këtij vendimi, me urdhër të ministrit të Mbrojtjes.
4. Mënyra dhe formati i vlerësimit për periudhën e qëndrimit në shërbimin rezervë është e njëjtë me atë të shërbimit aktiv. Vlerësimi i jepet ushtarakut në përfundim të çdo periudhe aktivizimi në shërbimin rezervë.
5. Plotësimi i kushteve për përparimin në gradë verifikohet nga QPR-ja, e cila bën edhe propozimet përkatëse tek autoriteti kompetent ose autoriteti propozues, sipas pikave 4, 5 e 6, të kreut I, të këtij vendimi.
6. Ministri i Mbrojtjes, në zbatim të shkronjës “ç”, të pikës 1, të këtij kreu, miraton rregulloren e aftësive fizike, me propozimin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm.

III.  KOHA MINIMALE E QËNDRIMIT NË SHËRBIMIN NË REZERVË PËR MARRJEN E GRADËS SË RADHËS
1. Ushtarakët rezervistë të Forcave të Armatosura, për të fituar gradën e radhës, duhet të plotësojnë kriteret e qëndrimit në shërbimin në rezervë, si më poshtë vijon:
a) Oficerët:
i. Nëntogeri/nënlejtnanti, për të fituar gradën “toger/lejtnant”, të jetë aktivizuar dhe të ketë shërbyer në strukturat rezerviste jo më pak se 3 periudha vjetore si dhe të ketë shërbyer në këto struktura jo më pak, në total, se 12 ditë;
ii. Togeri/lejtnanti, për të fituar gradën “kapiten/kapiten lejnant”, të jetë aktivizuar dhe të ketë shërbyer në strukturat rezerviste jo më pak se 4 periudha vjetore si dhe të ketë shërbyer në këto struktura jo më pak, në total, se 16 ditë;
iii. Kapiteni/kapiten lejtnanti, për të fituar gradën “major/kapiten i rangut III”, të jetë aktivizuar dhe të ketë shërbyer në strukturat rezerviste jo më pak se 5 periudha vjetore si dhe të ketë shërbyer në këto struktura jo më pak, në total, se 20 ditë;
iv. Majori/kapiten i rangut III, për të fituar gradën “nënkolonel/kapiten i rangut II”, të jetë aktivizuar dhe të ketë shërbyer në strukturat rezerviste jo më pak se 6 periudha vjetore si dhe të ketë shërbyer në këto struktura jo më pak, në total, se 24 ditë;
v. Nënkoloneli/kapiten i rangut II, për të fituar gradën “kolonel/kapiten i rangut I”, të jetë aktivizuar dhe të ketë shërbyer në strukturat rezerviste jo më pak se 5 periudha vjetore si dhe të ketë shërbyer në këto struktura jo më pak, në total, se 20 ditë;
vi. Koloneli/kapiteni i rangut I, për të fituar gradën “gjeneralbrigade/kundëradmiral”, të jetë aktivizuar dhe të ketë shërbyer në strukturat rezerviste jo më pak se 5 periudha vjetore si dhe të ketë shërbyer në këto struktura jo më pak, në total, se 20 ditë;
vii. Gjeneralbrigade/kundëradmirali, për të fituar gradën “gjeneralmajor/nënadmiral”, të jetë aktivizuar dhe të ketë shërbyer në strukturat rezerviste jo më pak se 3 periudha vjetore si dhe të ketë shërbyer në këto struktura jo më pak, në total, se 12 ditë;
viii. Gjeneralmajori/nënadmirali, për të fituar gradën “gjenerallejtnant/admiral”, të jetë aktivizuar dhe të ketë shërbyer në strukturat rezerviste jo më pak se 3 periudha vjetore si dhe të ketë shërbyer në këto struktura jo më pak, në total, se 12 ditë.
b) Nënoficerët:
i. Ushtari/detari IV, për të fituar gradën “nëntetar”, të jetë aktivizuar dhe të ketë shërbyer në strukturat rezerviste jo më pak se 3 periudha vjetore si dhe të ketë shërbyer në këto struktura jo më pak, në total, se 12 ditë;
ii. Nëntetari, për të fituar gradën “tetar”, të jetë aktivizuar dhe të ketë shërbyer në strukturat rezerviste jo më pak se 3 periudha vjetore si dhe të ketë shërbyer në këto struktura jo më pak, në total, se 12 ditë;
iii. Tetari, për të fituar gradën “rreshter”, të jetë aktivizuar dhe të ketë shërbyer në strukturat rezerviste jo më pak se 4 periudha vjetore si dhe të ketë shërbyer në këto struktura jo më pak, në total, se 16 ditë;
iv. Rreshteri, për të fituar gradën “kapter”, të jetë aktivizuar dhe të ketë shërbyer në strukturat rezerviste jo më pak se 6 periudha vjetore si dhe të ketë shërbyer në këto struktura jo më pak, në total, se 24 ditë;
v. Kapteri, për të fituar gradën “kryekapter”, të jetë aktivizuar dhe të ketë shërbyer në strukturat rezerviste jo më pak se 5 periudha vjetore si dhe të ketë shërbyer në këto struktura jo më pak, në total, se 20 ditë.
c) Ushtarët:
i. Ushtari/detari I, për të fituar gradën “ushtar/detar II”, të jetë aktivizuar dhe të ketë shërbyer në strukturat rezerviste jo më pak se 1 periudhë vjetore si dhe të ketë shërbyer në këto struktura jo më pak, në total, se 4 ditë;
ii. Ushtari/detari II, për të fituar gradën “ushtar/detar III”, të jetë aktivizuar dhe të ketë shërbyer në strukturat rezerviste jo më pak se 1 periudhë vjetore si dhe të ketë shërbyer në këto struktura jo më pak, në total, se 4 ditë;
iii. Ushtari/detari III, për të fituar gradën “ushtar/detar IV”, të jetë aktivizuar dhe të ketë shërbyer në strukturat rezerviste jo më pak se 1 periudhë vjetore si dhe të ketë shërbyer në këto struktura jo më pak, në total, se 4 ditë.
2. Për qëllime të këtij vendimi, koha e kryerjes së kurseve të arsimimit ose kualifikimit për efekt të fitimit të gradës së radhës do të konsiderohet si kohë e qëndrimit në shërbim në rezervë.
IV. TË FUNDIT
1. Gradën deri “nënkolonel”, për oficerët në rezervë, dhe gradën deri “kapter”, për  nënoficerët në rezervë, që kryejnë detyra organike në specialitete në strukturat e Forcave të Armatosura, si mjekë dhe personel i orkestrës frymore, ushtarakët e përfitojnë sipas kohës së qëndrimit në shërbimin në rezervë dhe jo sipas kritereve të arsimimit e kualifikimit.
2. Kur oficerët rezervistë kërkojnë të përparojnë në gradë e karrierë, autoritetet përkatëse u ofrojnë kurset e nevojshme të arsimit dhe të kualifikimit.
3. Vendimi nr.431, datë 2.7.2004, i Këshillit të Ministrave, “Për kriteret e gradimit të oficerëve, nënoficerëve dhe ushtarëve rezervistë”, shfuqizohet.
4. Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Next Post
LETRA/ Si u justifikua Adriatik Llalla përpara Metës, për tërheqjen nga sistemi i drejtësisë

LETRA/ Si u justifikua Adriatik Llalla përpara Metës, për tërheqjen nga sistemi i drejtësisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Robotë të armatosur në Serbi, Vuçiç: Do mbrojnë vendin, do na ndihmojë Kina

Robotë të armatosur në Serbi, Vuçiç: Do mbrojnë vendin, do na ndihmojë Kina

February 2, 2026
Berisha: Po shkojmë drejt ngujimit në bulevard. Të gjithë të angazhuar në protestën e 10 shkurtit

Berisha: Po shkojmë drejt ngujimit në bulevard. Të gjithë të angazhuar në protestën e 10 shkurtit

February 2, 2026
Medvedev paralajmëron: Nëse skadon traktati për armët bërthamore, bota duhet të shqetësohet

Medvedev paralajmëron: Nëse skadon traktati për armët bërthamore, bota duhet të shqetësohet

February 2, 2026
Zëvendësimi i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në ngërç

Pagat e magjistratëve / GJK zbardh seancën, gjyqtarët: Kërkesa në mars. Qeveria në fushatë zgjedhore…

February 2, 2026
Marrin 1% të GDP, bashkitë kërkojnë më shumë fonde. Mazniku premton rritjen e transfertës

Opozita mungoi përsëri, Mazniku: Nesër në Kuvend kalojmë ndryshimin e Komisionit për Territorialen, të jetë vetëm 1 kryetar

February 2, 2026
Berisha ‘paralajmëron’ Ramën: Nëse shkon në KiE do pritesh me protesta, mbaje mend!

Berisha ‘paralajmëron’ Ramën: Nëse shkon në KiE do pritesh me protesta, mbaje mend!

February 2, 2026
GJKKO mbyll shqyrtimin paraprak të dosjes “Veliaj”, vendimi në 9 shkurt

GJKKO mbyll shqyrtimin paraprak të dosjes “Veliaj”, vendimi në 9 shkurt

February 2, 2026
Reagon Jahjaga: Nuk kam asnjë lidhje me dosjen “Epstein”, raportimet janë mashtrime

Reagon Jahjaga: Nuk kam asnjë lidhje me dosjen “Epstein”, raportimet janë mashtrime

February 2, 2026
PD mbledh grupin parlamentar, Berisha: S’e keni idenë sesa të zemëruar janë qytetarët me qeverinë

PD mbledh grupin parlamentar, Berisha: S’e keni idenë sesa të zemëruar janë qytetarët me qeverinë

February 2, 2026
E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

Aksidenti i merr jetën gruas në Fushë-Krujë, arrestohet polici

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In