• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VENDIMI: Qeveria ngre task-forcën për menaxhimin e afganëve, ja sa kohë do të qëndrojnë në Shqipëri

by
25/08/2021 15:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Afganët do të qëndrojnë në Shqipëri për një vit. Në mbledhjen e fundit të qeverisë “Rama 2”, këshilli i ministrave ka vendosur që dhënia e mbrojtjes së përkohshme për afganët që do të strehohen në Shqipëri për shkak të luftës do të zgjasë 1 vit.

Kështu do të krijohet një task forcë e cila do të shërbejë si strukturë e posaçme për menaxhimin e fluksit të kërkesave për mbrojtje ndërkombëtare.

Kjo task forcë do të kryesohet nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe do të ketë në përbëje edhe 6 ministra të tjerë, konkretisht atë të Brendshëm, Mbrojtjes, Ekonomisë, Arsimit, Shëndetësisë dhe Turizmit.

Kjo taks-forcë do të ketë për detyrë negocimin me partnerët ndërkombëtarë për çështjet që lidhen me strehimin e afganëve në Shqipëri si dhe do të hartojë një plan veprimi duke koordinuar situatën e pritjes dhe akomodimit të afganëve në vendin tonë.

Vendimi:

Në mbështetje të neneit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 82, të ligjit nr.10/2021, “Për azilin në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave vendosi:

1. Dhënien e mbrojtjes së përkohshme shtetasve me shtetësi apo kombësi afgane dhe personave pa shtetësi me vendqëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Republikën Islamike të Afganistanit, që hyjnë masivisht dhe të koordinuar me partnerët ndërkombëtarë në territorin e Republikës së Shqipërisë, për arsye të luftës, situatës së ngjashme, dhunës së përgjithshme dhe konfliktit të brendshëm, të karakterizuara nga shkelje të të drejtave të njeriut dhe që kërkojnë mbrojtje nga Republika e Shqipërisë.

2. Mbrojtja e përkohshme për këta shtetas fillon nga momenti i hyrjes në Republikën e Shqipërisë për një afat 1-vjeçar.

3. Përjashtohen nga e drejta e mbrojtjes së përkohshmen të gjithë personat të cilët plotësojnë një nga kushtet e përcaktuara në nenin 83, të ligjit nr.10/2021, “Për azilin në Republikën e Shqipërisë”.

4. Autoriteti përgjegjës për azilin dhe refugjatët mund të vendosë që kërkuesit t’i kufizohet liria e lëvizjes, nëse e konsideron të nevojshme, bazuar në vlerësimin individual të secilit rast sipas përcaktimeve të neneve 46 dhe 47, të ligjit nr.10/2021, “Për azilin në Republikën e Shqipërisë”.

5. Krijimin e Task-Forcës, si një strukturë e posaçme e përkohshme, për menaxhimin e fluksit të kërkesave për mbrojtje ndërkombëtare nga shtetasit afganë dhe personat pa shtetësi me vendqëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Republikën Islamike të Afganistanit.

6. Task-Forca kryesohet nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe ka në përbërje, si më poshtë vijon:

a) Ministrin e Brendshëm;
b) Ministrin e Mbrojtjes;
c) Ministrin e Financave dhe Ekonomisë;
ç) Ministrin e Arsimit, Sportit dhe Rinisë;
d) Ministrin e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
dh) Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit.

Sipas nevojave ftohen të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të tjera me kërkesë të kryetarit të Task-Forcës.

7. Task-Forca ka këto detyra:

a) Negocion me partnerët ndërkombëtare për çështjet që lidhen me objektin e këtij vendimi;
b) Harton planin e veprimit për menaxhimin e fluksit të kërkuesve të mbrojtjes ndërkombëtare;
c) Koordinon situatën e pritjes dhe të akomodimit të shtetasve afganë dhe personave pa shtetësi me vendqëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Republikën Islamike të Afganistanit;
ç) Evidenton nevojat emergjente për t’i paraprirë punës me ndryshimet e mundshme të kuadrit ligjor, nënligjor e rregullator, të cilat ndikojnë në përmirësimin në këtë funksion;
d) Analizon kërkesat shtesë buxhetore për funksionimin, shpenzimet dhe bazën e nevojshme materiale, si dhe koordinon fondet e donatorëve për këtë qëlllim.

8. Task-Forca ndihmohet nga sekretariati teknik në detyrat administrative. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe ministri i Brendshëm janë përgjegjës për ngritjen e këtij sekretariati, përcaktimin e përbërjes dhe të mënyrës së funksionimit të tij.

9. Periudha e veprimit të Task-Forcës është deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesave për mbrojtje ndërkombëtare nga shtetasit afganë dhe personat pa shtetësi me vendqëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Republikën Islamike të Afganistanit.

10. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

/b.h

Next Post
Raporti i SHISH/ Bosët e drogës po ndajnë fiktivisht gratë dhe u dhurojnë pasuritë për t’i shpëtuar nga sekuestrimi

Raporti i SHISH/ Bosët e drogës po ndajnë fiktivisht gratë dhe u dhurojnë pasuritë për t’i shpëtuar nga sekuestrimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Investim strategjik për sigurinë e Shqipërisë”, ministri Nufi përshëndet miratimin e marrëveshjes së huasë me SHBA

“Investim strategjik për sigurinë e Shqipërisë”, ministri Nufi përshëndet miratimin e marrëveshjes së huasë me SHBA

July 27, 2026
Refit Buzi nën hetim për “mashtrim”/ Biznesmeni turk nuk i dha paratë e eksportit të fruta-perimeve

Refit Buzi nën hetim për “mashtrim”/ Biznesmeni turk nuk i dha paratë e eksportit të fruta-perimeve

July 27, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Nga 49% në 44%, dhe rikthim në 49%

July 27, 2026
Ndryshimet në ligjin për administratën prekin drejtpërdrejt zyrtarët e kabineteve të ministrave, zbardhen rregullat e reja

Ndryshimet në ligjin për administratën prekin drejtpërdrejt zyrtarët e kabineteve të ministrave, zbardhen rregullat e reja

July 27, 2026
Alarm për ekonominë iraniane, eksportet e naftës ‘rrëzohen’ pas bllokadës së Hormuzit

Pas sinjaleve për ulje të tensioneve SHBA-Iran, çmimi i naftës bie me 9 %

July 27, 2026
Trump paralajmëron sërish Iranin: Jam gati për veprime të forta ushtarake nëse dështojnë bisedimet

Trump paralajmëron sërish Iranin: Jam gati për veprime të forta ushtarake nëse dështojnë bisedimet

July 27, 2026
Kërkesa e PS për përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt nga Kuvendi, mblidhet nesër Sekretariati i Etikës

Kërkesa e PS për përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt nga Kuvendi, mblidhet nesër Sekretariati i Etikës

July 27, 2026
Rrëmbeu kopjen e marrëveshjes me SHBA-në dhe iku me vrap, reagon Shehaj: E mora për ta lexuar! Peleshi nuk tha që…

Rrëmbeu kopjen e marrëveshjes me SHBA-në dhe iku me vrap, reagon Shehaj: E mora për ta lexuar! Peleshi nuk tha që…

July 27, 2026
Marrëveshja për hua nga SHBA, Balla: Në shtator fillojmë lëvrimet e para

Marrëveshja për hua nga SHBA, Balla: Në shtator fillojmë lëvrimet e para

July 27, 2026
Sulm me thikë në Paris, plagosen tre gra, një polic jashtë shërbimit neutralizon autorin

Sulm me thikë në Paris, plagosen tre gra, një polic jashtë shërbimit neutralizon autorin

July 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In