• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimi/ Premier League s’do të nisë as në fillim të majit, lojtarëve u kërkohet ulje të pagave me 30%

by Java News
03/04/2020 20:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas një mbledhjeje të gjatë, Premier League ka dalë me vendime të rëndësishme. Në takimin e kryer nëpërmjet videokonferencës të 20 klubeve të ligës më të rëndësishme dhe të koordinuar në Londër, u vendos që lojtarëve do t’u pritet rroga me 30% dhe u lajmërua se sezoni nuk do të nisë nëse nuk do të jetë situatë e sigurt.

Klubet duan ta mbyllin turneun. Linja e përgjithshme ka gjetur miratim unanim. Edhe përfaqësuesit e ligave të tjera profesioniste kanë shprehur këtë dëshirë, por për tani, përballë rritjes së numrit të të infektuarve nuk mund të vendosen data. Pikërisht për këtë arsye futbolli është i pezulluar dhe kërkohet që lojtarët të kontribuojnë në përballimin e krizës. Premier League do t’u japë 141.7 milionë euro ligave të tjera profesioniste dhe 22.6 milionë për shërbimin shëndetësor kombëtar. “Nisja do të bëhet me mbështetjen e plotë të qeverisë dhe kur kushtet mjekësore ta lejojnë,” lexohet në komunikatë.

Gjatë orëve të fundit ka pasur shumë presion kundrejt lojtarëve për të ulur pagën, madje u përfshi dhe ministri i shëndetit, Met Hankok. “Lojtarët duhet të bëjnë pjesën e tyre”, pat thënë ai, ndërsa Geri Nevil, ish-mbrojtësi i Junajtidit, iu përgjigj: “Lojtarët nuk jetojnë në një planet tjetër, janë të vetëdijshëm për tolin e tyre në shoqëri, por edhe operatori i shëndetësisë duhet të bëjë punën e tij dhe të mbrojë operatorët e shëndetit”.

Kapiteni i Liverpulit, Xhordan Henderson, ka qenë një nga promotorët e iniciativës, duke ftuar lojtarët që të mobilizohen për të krijuar një fond bamirësie të lidhur me shërbimin publik shëndetësor. Ka klube që kanë lëvizur më herët, si Junajtid që ka dhuruar 4 milionë euro, duke shkurtuar 30% të pagës së muajit të fundit. Nesër në Londër zhvillohet mbledhja vendimtare me sindikatën. “Prermier League do të takohet të shtunën me Professional Footballers Association për të marrë një vendim përfundimtar”, lexohet në komunikatën e shpërndarë në fund të takimit.

g.kosovari

Next Post
Kur blini apartamente sigurohuni që investitori nuk është trafikant droge apo femrash

Diploma e infermierit dhe qatipët e opozitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zgjedhja duhet të jetë e qytetarëve”- PD kërkon në KQZ referendum për kullën te “Parku Rinia”, depoziton shkresën!

“Zgjedhja duhet të jetë e qytetarëve”- PD kërkon në KQZ referendum për kullën te “Parku Rinia”, depoziton shkresën!

October 5, 2026
Liga e Kombeve/ Tekniku i San Marinos flet para ndeshjes me kuqezinjtë: Humbja e Shqipërisë në Finlandë s’na duhej, presim një rival të…

Liga e Kombeve/ Tekniku i San Marinos flet para ndeshjes me kuqezinjtë: Humbja e Shqipërisë në Finlandë s’na duhej, presim një rival të…

October 5, 2026
“Do më mungojë tmerrësisht”, partnerja e Musk bën publike ndarjen nga miliarderi

Ish-partnerja e Elon Musk rrëfehet pas ndarjes: Një javë më parë më tha “Të dua”!

October 5, 2026
Më pak bebe në Tiranë, më shumë në qarqe! Çfarë po ndodh me familjet shqiptare?

Bonusi i bebeve ndryshon nga 1 korriku 2027! Shteti kalon nga pagesa njëherë, në mbështetje mujore deri në 5 vjeç

October 5, 2026
“Drejtësia s’duhet të lërë dyshime”- Presidenti Begaj magjistratëve të rinj: Hetimi i personave me pushtet s’është më i pamundur! Keni përgjegjësi historike

“Drejtësia s’duhet të lërë dyshime”- Presidenti Begaj magjistratëve të rinj: Hetimi i personave me pushtet s’është më i pamundur! Keni përgjegjësi historike

October 5, 2026
U shkarkua nga posti i drejtueses së QSUT, zbulohet posti i ri që merr Anxhela Paparizo

U shkarkua nga posti i drejtueses së QSUT, zbulohet posti i ri që merr Anxhela Paparizo

October 5, 2026
Drogë para cash, dhe peshore elektronike, 35-vjeçari arrestohet pranë shkollës në Kombinat! Në banesë iu gjetën…

Drogë para cash, dhe peshore elektronike, 35-vjeçari arrestohet pranë shkollës në Kombinat! Në banesë iu gjetën…

October 5, 2026
Ilir Panda zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Lartë me unanimitet të plotë, asnjë votë kundër!

Ilir Panda zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Lartë me unanimitet të plotë, asnjë votë kundër!

October 5, 2026
SHBA e ekstradoi pas tri dekadash arrati, Sokol Hoxha në Gjykatën e Fierit nën masa të rrepta sigurie, kërkon parashkrimin e krimit! Vrau 2 vëllezër në 1997, Belgjika…

SHBA e ekstradoi pas tri dekadash arrati, Sokol Hoxha në Gjykatën e Fierit nën masa të rrepta sigurie, kërkon parashkrimin e krimit! Vrau 2 vëllezër në 1997, Belgjika…

October 5, 2026
Trump: Votimi në SHBA është i korruptuar, rezultatet janë të “montuara” -

Trump: Votimi në SHBA është i korruptuar, rezultatet janë të montuara –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com