• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimi për zgjedhjet në Dibër, PS dhe PD në duel për Drejtësinë

by Aalison Pearse Stevens
10/08/2016 21:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste ka reaguar sot lidhur me vendimin e Gjykatës Administrative, e cila rrëzoi kërkesën e kësaj force politike për pezullimin e dekretit të Presidentit Bujar Nishani për zgjedhjet në Dibër. Në një deklaratë për mediat, PS thotë se është njohur sot me vendimin e Gjykatës Administrative, të cilin e cilëson si “dështimi i radhës i drejtësisë në këtë vend”.

Sipas PS, ku vendim është marrë në kundërshtim me KPC dhe KPA, dhe se argumentet e Gjykatës për mospranimin e kërkesës janë të pabazuara.

REAGIMI I PS

U njohëm sot me Vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë lidhur me mospranimin e kërkesës për pezullimin e zbatimit të efekteve të Dekretit nr. 9716 datë 02.08.2016 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë Dibër”.

Vendimi në fjalë është dështimi i radhës i drejtësisë në këtë vend. Ai është marrë në kundërshtim me Kodin e Procedurës Civile, Kodin e Procedurës Administrative dhe ligjin e posaçëm që rregullon funksionimin e kësaj Gjykate.

Së pari, vlerësojmë të informojmë opinionin publik se ky vendim nuk lidhet dhe nuk krijon pasoja për themelin e kërkimit tonë por vetëm me kërkimin e masës së sigurimit të padisë. Pritja e gjykimit të themelit të kërkimit do të jetë sfidë e rradhës për drejtësinë.
Së dyti, argumentet e përdorura për mospranimin e kërkesës sonë janë të pabazuara dhe në padijeni të plotë të ligjit. Sipas parashikimit të nenit 205 paragrafi 2 të Kodit të Procedurës Civile dhe Kodit të Procedurës Administrative, gjykimi i masës së sigurimit të padisë mund të shqyrtohet edhe në mungesë të palëve. Kjo është praktikë e konsoliduar e autoritetetit gjyqësor. Për më tepër, gjykatësi që sot u mor në mbrojtje me zell të madh nga Partia Demokratike për një kërcënim imagjinar dhe kjo Gjykatë, ka dhënë plot masa sigurimi edhe pa praninë e palëve.

Një gjykim kaq i mjerë profesionalisht dhe zbatimi i dy standarteve në drejtësi nga gjykatësi dhe Gjykata Administrative, është një tjetër alarm i fortë për pushtetin gjyqësor dhe domosdoshmërinë e fillimit të zbatimit pa humbur kohë të Reformës në Drejtësi.

Edhe pretendimi i dhënies së vendimeve jopërfundimtare dhe mosplotësimi i kushteve formale të padisë janë një shkelje e hapur e ligjit, Kodit të Procedurës Civile dhe Kodit të Procedurës Administrative dhe praktikës gjyqësore.

Saktësojmë me këtë rast edhe faktin se Partia Socialiste nuk ka bërë ankim në Kolegjin Zgjedhor dhe ky fakt i bën pretendimet e ngritura në deklaratën e sotme të Partisë Demokratike, një shpifje banale të radhës.

Ndërkohë që po, Vetingu për gjykatës të tillë që shqelmojnë ligjin, interesin publik dhe profesionin e tyre pa pikën e turpit, është e vetmja zgjidhje! Dhe Partia Socialiste do të vazhdojë të ngrejë zërin dhe të qëndrojë e palëkundur pro Reformës në Drejtësi si një proces që do të pastrojë sistemin nga autorët e papërgjegjshëm të vendime gjyqësore të turpshme e të paligjshme si ky i sotmi.

E kuptojmë shumë mirë siç e kupton mbarë Shqipëria dhe bota demokratike, pse Partia Demokratike e ka kaq shumë problem zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe pse ajo rend të inkurajojë me deklarata shpifëse gjykatës të tillë. Por Reformën në Drejtësi dhe pastrimin e gjyqësorit nga veglat e padrejtësisë nuk e ndal dot më asgjë dhe askush.

PD: RAMA KËRCËNON GJYQTARËT KUR MARRIN VENDIME QË S’I PËLQEJNË

Partia Demokratike ka reaguar fill pas deklaratës së selisë rozë për vendimin e Gjykatës Administrative për zgjedhjet në Dibër. Me anë të një deklarate drejtuar mediave, PD pohon se Rama kërcënon gjyqtarët kur marrin vendime që s’i pëlqejnë dhe sipas saj, u del në mbrojtjeje këtyre kërcënimeve. Sakaq, selia blu e ka cilësuar deklaratën e pasdites së PS-së një kërcënim për gjyqtarët.

“Edi Rama jo vetëm kërcënon gjyqtarët në mënyrë kriminale kur marrin vendime që nuk i pëlqejnë atij, por i del edhe në mbrojtje këtyre kërcënimeve. Deklarata e tij e pasdites konfirmon veprën penale të kërcënimit të gjyqtarëve për të shtyrë zgjedhjet në Dibër. Ndaj ajo duhet ti shërbejë prokurorisë të shkundet e të nisë menjëherë hetimin penal për këtë kërcënim. Por edhe më e rëndë se sa vetë sulmi e kërcënimi mafioz ndaj gjyqtarëve është mbrojtja e këtij sulmi dhe vendosja e Edi Ramës në pozitën e supergjyqtarit që interpreton ligjin dhe sulmon vendimin e gjykatës. Kryeministri në detyrë bën mirë ta harrojë këtë ëndërr sulltanësh për të pasur të gjitha pushtetet nën sqetull. Ai nuk po ushtron prej kohësh as detyrën e tij. Ka hequr dorë me kohë nga përgjegjësia për tiu shërbyer qytetarëve. Puna e tij sot nis e mbaron duke mbrojtur oligarkët dhe bandat e drogës. Ndaj e do drejtësinë me cdo kusht, sepse i dhemb ndeshkimi qe e pret nga vota e qytetarëve dhe nga ligji nesër. Shqiptarët duan drejtësi e ligj. Shqiptarët nuk duan drogë e sundim bande. Shqiptarët mbarë e dinë se Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën”, citohet në reagimin e PD-së.

Next Post

Shkëndija luan në Europa League, Vardari refuzon ta ndihmojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In