• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Vendimi për rritjen e pensioneve, si do të bëhet llogaritja

by A R
05/04/2019 08:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Ministrave ka vendosur ditën e enjte që të rritë shifrën e indeksimit të pagave të punonjësve, që merren si bazë për të llogaritur pensionin e tyre, sa u përket pagave të deklaruara gjatë vitit 2017. Me Vendimin e mëparshëm, të 3 tetorit 2018, pagat e marra nga punonjësi që del në pension gjatë vitit 2017 llogariteshin siç ishin.

Duke marrë parasysh faktin që vit për vit inflacioni në Republikën e Shqipërisë është mbi zero, vazhdimisht qeveria ka përcaktuar një koeficient, me të cilin shumëzohet paga reale e marrë në atë vit, duke e rritur kështu bazën, mbi të cilën llogaritet pensioni.

Sipas VKM-së së djeshme, koefiçenti i indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2017, për efekt të llogaritjes së shumës fillestare mujore të pensionit, do të jetë 3.7 për qind më i madh.

Koefiçientët

Për efekt të llogaritjes së masës fillestare të pensioneve, me datë fillimi pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, koefiçentët e indeksimit të bazës së vlerësuar, të miratuar me vendimin nr.571, datë 3.10.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për koefiçentët e indeksimit të pagave për efekt të llogaritjes së bazës së vlerësuar për llogaritjen fillestare të pensioneve”, shtohen edhe me koefiçentin e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi.

Para këtij vendimi, shifrat ishin si më poshtë: për pagat referuese deri më 1.1.1994, koeficienti ishte 8.76; për pagat e vitit 1994, 8.76; për pagat e vitit 1995, 7.05; për pagat e vitit 1996, 5.47; për pagat e vitit 1997, 5.47; për pagat e vitit 1998, 4.57; për pagat e vitit 1999, 3.71; për pagat e vitit 2000, 3.38; për pagat e vitit 2001, 2.89; për pagat e vitit 2002, 2.67; për pagat e vitit 2003, 2.39; për pagat e vitit 2004, 2.17; për pagat e vitit 2005, 1.97; për pagat e vitit 2006, 1.79; për pagat e vitit 2007, 1.71; për pagat e vitit 2008, 1.51; për pagat e vitit 2009, 1.39; për pagat e vitit 2010, 1.33; për pagat e vitit 2011, 1.28; për pagat e vitit 2012, 1.23; për pagat e vitit 2013, 1.18; për pagat e vitit 2014,1.18; për pagat e vitit 2015, 1.02; për pagat e vitit 2016, 1.02; për pagat e vitit 2017 1.00; për pagat e vitit 2018 1.00.

Pas VKM-së së djeshme shifrat do të ndryshojnë duke u rritur të gjitha me 3.7%.

Pagat minimale e maksimale

Në vitin 2019, pagat mbi të mbi të cilat janë paguar kontributet e sigurimeve shoqërore deri në vitin 2018, pas indeksimit të tyre me koefiçentët vjetorë, do të kenë dy kufij maksimalë.

Ky kufi nuk do të kalojë trefishin e pagës minimale në shkallë vendi, prej 26.000 lekësh, e përcaktuar në vendimin nr.809, datë 26.12.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi”, për pagat e periudhës nga viti 1994 deri më 31.12.2001.

Ndërkohë, nuk mund të kalojë pagën maksimale në shkallë vendi, prej 114.670 lekësh, e përcaktuar sipas kritereve të paragrafit të fundit të nenit nr.10, të ligjit nr.7703, datë 1.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, për pagat nga viti 2002 e në vazhdim.

Kush përfiton

Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, lidhen me zbatimin e formulës së caktimit të pensioneve, aplikohen vetëm për pensionet që caktohen me datë fillimi nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi e në vazhdim, dhe përballohen brenda buxhetit vjetor të miratuar për Institutin e Sigurimeve Shoqërore.

Vendimi hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Indeksimi

Rritje 2.8% nga 1 prilli, përfituan 665 mijë pensionistë

Duke filluar nga data 1 prill e këtij viti, pensionistëve në vendi do të përfitojnë një rritje pensioni prej 2.8%, bazuar në vendimin më të fundit të qeverisë. Rritjen do e përfitojnë të gjithë ata që marrin pension pleqërie, pension invaliditeti, familjar, ushtarakët, minatorët, invalidët e luftës, etj. Sipas një vendimi të mëparshëm Këshillit të Ministrave, pensionet s’do jenë më pak se 13.753 lekë dhe jo më shumë se 27.506 lekë, ndërsa pensionet e parakohshme, nga data 1 prill s’do jenë më pak se 13.753 lekë, shkruan ‘shqiptarja.com’.

Nga ky vendim përfitojnë rreth 665 mijë pensionistë, prej të cilëve 518.321 janë pensione qyteti, rreth 123.482 janë pensionistë që marrin pensione fshati dhe rreth 22.376 janë pensione të tjera.

/a.rada

Next Post
Arrestohet italiani i “ambulancës së vdekjes”

Pi qetësuesin e gjyshes, vdes në gjumë 12-vjeçarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Von der Leyen krijon një strukturë të brendshme të inteligjencës në Komisionin Europian

Von der Leyen krijon një strukturë të brendshme të inteligjencës në Komisionin Europian

July 24, 2026
Votohet sot për shkarkimin e kreut të Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Votohet sot për shkarkimin e kreut të Gjykatës Ndërkombëtare Penale

July 24, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 25 Korrik 2026

July 24, 2026
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe iku, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri, riparoi mjetin për të fshehur ngjarjen

Përplasi për vdekje të moshuarën dhe iku, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri, riparoi mjetin për të fshehur ngjarjen

July 24, 2026
Rama u prezanton shqiptarëve “BESËN”: Kam parë mbylljen e epokës, është koha t’ju kthej borxhin!

Rama u prezanton shqiptarëve “BESËN”: Kam parë mbylljen e epokës, është koha t’ju kthej borxhin!

July 24, 2026
Rekord vizitorësh në Krujë, në 9 muaj e kanë frekuentuar mbi 140 mijë turistë

Mbi 2 milionë shtetas hynë në Shqipëri gjatë qershorit, 1.3 milionë prej tyre ishin vizitorë të huaj

July 24, 2026
Nga 5G, te Kosovë-Serbi dhe Jeruzalemi / Trump i shkruan Ramës: Ju falenderoj për lidershipin në Ballkan!

“Emri i Trump globalizoi Zvërnecin”, Rama: Pa atë lidhje, do ishte një çështje shqiptare

July 24, 2026
‘Te protesta pashë të vërtetën tronditëse’, Rama: Ne kishim fakte, njerëzit përjetim…

‘Te protesta pashë të vërtetën tronditëse’, Rama: Ne kishim fakte, njerëzit përjetim…

July 24, 2026
“Faktet ishin me ne, por përjetimi i tyre ishte e vërteta”, Rama ‘zbërthen’ mesazhin e protestës së flamingove

“Faktet ishin me ne, por përjetimi i tyre ishte e vërteta”, Rama ‘zbërthen’ mesazhin e protestës së flamingove

July 24, 2026
“Zvërneci, pjesë e vizionit europian”, Rama: Procesi i negociatave me BE-në do të japë zgjidhjen

“Zvërneci, pjesë e vizionit europian”, Rama: Procesi i negociatave me BE-në do të japë zgjidhjen

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In