• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimi për pensionet, ku dhe si plotësohet kërkesa

by Java News
16/11/2016 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga sot kërkesa për të marrë pension pleqërie, pension invaliditeti, pension si minator dhe për të gjitha llojet e tjera të përfitimeve, nuk do të plotësohet më pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Vendimi i qeverisë përcakton se kërkesa për të marrë pension do të dorëzohet pranë sporteleve të bashkive.

“Personi i siguruar ka të drejtë të kërkojë përfitime sa herë që mendon se i plotëson kushtet për përfitimin e tyre. Kërkesat, së bashku me dokumentet e përcaktuara në rregulloren e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, paraqiten dhe administrohen në sportelet e shërbimit, në ato bashki ku ndodhet vendbanimi i përhershëm i personit, sipas procedurave të parashikuara në legjislacionin që rregullon mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike në sportele”, – thuhet në vendimin e qeverisë

Ankimi kundër vendimeve të përfitimeve bëhet në Komisionin e Ankimit pranë Drejtorive Rajonale të Sigurimeve Shoqërore. Ankimi, në këto raste, depozitohet pranë sporteleve të shërbimit, në përputhje me legjislacionin që rregullon mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike në sportel.

Ankimi kundër vendimeve të Komisionit të Ankimit të Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore bëhet në Komisionin e Ankimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Ankimet e zgjidhura në mënyrë të pafavorshme bëhen në Gjykatë, vendimi i të cilës është përfundimtar. Këshilli Administrativ përcakton përbërjen, numrin dhe procedurën e funksionimit të Komisionit të Ankimit pranë Drejtorive Rajonale dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Instititut të Sigurimeve Shoqërore.

Gratë që deri me 31 dhjetor 1994 kanë punuar në punët e kategorisë së parë dhe të dytë dhe që kanë plotësuar jo më pak se 23 vjet në këto profesione, me kërkesën e tyre marrin pension të parakohshëm në masën 60 përqind të pagës mesatare mujore që nxirret nga shuma e përgjithshme e pagave të marra gjatë 3 vjetëve rresht brenda 10 vjetëve të fundit të punës.

Punonjësit e nëntokës që janë në marrëdhënie pune në nëntokë me 01.01.1995, dhe kanë plotësuar periudhën e sigurimit, pavarësisht nga mosha, me kërkesë të tyre marrin pension të parakohshëm në masën 60 përqind të pagës mesatare mujore që nxirret nga shuma e përgjithshme e pagave të marra gjatë 3 vjetëve rresht, brenda 10 vjetëve të fundit të punës. Afati i paraqitjes së kërkesës për ketë pension është deri në datën 31.12.1995.

Pensioni nuk mund të jetë më i lartë se kufiri maksimal i pensionit të pleqërisë. Me arritjen e moshës së pensionit, marrin pensionin e plotë. Pensioni i parakohshëm nuk mund të jetë më i lartë se pensioni maksimal i pleqërisë.

Fotokopje e Kartës së identitetit, certifikatë familjare, certifikatë martese (e detyrueshme vetëm për femrat), librezë pune, librezë kontributesh, vërtetim për periudhën e Shërbimit të Detyrueshëm Ushtarak dhe diploma e shkollës së lartë (e detyrueshme vetëm për femrat).

Në rastet kur mungon libreza e punës duhet të dorëzohet një deklaratë për vitet e punës si dhe vërtetim nga Qendra e punës për periudhat e punës. Gjithashtu duhet të dorëzohet vërtetim page, sipas së cilës është derdhur kontribut që nga viti 1994 deri në momentin e lënies së punës, Vërtetim i pagesës së papunësisë (asistencë), Vendim gjykate për njohje vjetërsie në punë, Mandat¬pagesat për derdhjen e kontributeve dhe vërtetim për Pagesën kalimtare (si ushtarak).

Masa e pensionit të reduktuar të pleqërisë është pjesë e pensionit të pleqërisë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit. Ky pension llogaritet duke zbritur nga pensioni i pleqërisë shumën që del nga shumëzimi i numrit të muajve të përfitimit të pensionit para mbushjes së moshës, me koeficientin mujor të reduktimit. Koeficienti i reduktimit është 0.6 % në muaj.

Shëmbull: Nëqoftëse një përfitues kërkon pension të reduktuar 20 muaj para mbushjes së moshës për pension të plotë pleqërie, nga pensioni i plotë mujor i llogaritur, që mund t’i caktohet 24.000 lekë, do t’i zbritet 12 % (që del nga prodhimi i 20 (muaj) që e ka përfituar më shpejt pensionin e pleqërisë me 06 %, që është koeficienti i miratuar).

Dokumentat që duhen janë: Në rastet kur mungon libreza e punës duhet të dorëzohet një deklaratë për vitet e punës si dhe vërtetim nga Qendra e punës për periudhat e punës. Gjithashtu duhet të dorëzohet vërtetim page, sipas së cilës është derdhur kontribut që nga viti 1994 deri në momentin e lënies së punës, Vërtetim i pagesës së papunësisë (asistencë), Vendim gjykate për njohje vjetërsie në punë, Mandat-pagesat për derdhjen e kontributeve dhe vërtetim për Pagesën kalimtare (si ushtarak).
shqiptarja.com/d.i.

Next Post
Bizneset, gjoba për mosdhënie kuponi dhe mosafishimin e çmimeve

Bizneset, gjoba për mosdhënie kuponi dhe mosafishimin e çmimeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
Ministria e Drejtësisë: Raporti i KE për Sundimin e Ligjit vlerëson progresin në konsolidimin e reformës

Shifrat/ Ministria e Drejtësisë publikon bilancin e Ndihmës Juridike Falas

November 7, 2026
Protesta e sotme në Tiranë, Balla: Bravo shërbimet e UKT-së për pastrimin e menjëhershëm të bulevardit!

Protesta e sotme në Tiranë, Balla: Bravo shërbimet e UKT-së për pastrimin e menjëhershëm të bulevardit!

November 7, 2026
Pas disfatës përballë studentëve, Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste! Këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

Pas disfatës përballë studentëve, Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste! Këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

November 7, 2026
“Bëhuni ndërtues urash”- Papa Leoni në Uruguai, mbi 40 mijë besimtarë mblidhen në Meshën e Shenjtë: Përcillni besim

“Bëhuni ndërtues urash”- Papa Leoni në Uruguai, mbi 40 mijë besimtarë mblidhen në Meshën e Shenjtë: Përcillni besim

November 7, 2026
VIDEO/ Ekstremi i djathtë europian zbret në Tiranë, influenceri holandez i bashkohet protestës: Jam këtu t’iu ndihmoj mos të bëheni si Perëndimi!

VIDEO/ Ekstremi i djathtë europian zbret në Tiranë, influenceri holandez i bashkohet protestës: Jam këtu t’iu ndihmoj mos të bëheni si Perëndimi!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In