• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 14, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimi për negociatat me Shqipërinë dhe MV/ Macron: Vendoset në maj të 2020-s!

by Java News
12/11/2019 21:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas presidentit të Maqedonisë së Veriut, presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se: ‘Metodologjia e re e zgjerimit të BE, do të jetë gati deri në mars të vitit 2020’.

Presidenti maqedonas Stevo Pendarovski, pas takimit që zhvilloi me Macron, tha se: “Presidenti francez shpreson që reformimi i metodologjisë të bëhet deri në mars të vitit 2020, në mënyrë që në Samitin e Zagrebit, më 6 maj 2020, të mund të merret një vendim lidhur me negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.”

Stevo Pendarovski tha se, “Franca tashmë ka paraqitur një propozim joformal për vendet anëtare të BE-së që parasheh reformimin e metodologjisë së negociatave të pranimit, një reformë që Macron po kërkon të miratohet përpara se të japë dritën e gjelbër për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Sipas Pendarovskit, “në parim, Macron mendon se metodologjia duhet të miratohet më së voni deri në muajin mars. Ai më ka thënë saktësisht se kurrë nuk ka qenë qëllimi i tij që të na rekomandojë ndonjë alternativë tjetër, në vend të anëtarësimit në BE. Macron thjesht dëshiron të përmirësojë procesin, që mos të prodhojë burokracira dhe dështime thelbësore”.

Macron prej kohësh kërkon një reformim të vetë BE-së dhe rregullave se si ajo do të zgjerohet më të ardhmen. Franca ishte një ndër vendet që më 18 tetor bllokoi procesin e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me arsyetimin se fillimisht Unioni duhet të vetëreformohet dhe të mos shkaktojë më dështime si BREX-it apo probleme të tjera të brendshme.

Ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha pas takimit me homologun e tij francez Emmanuel Macron, se BE do të hapë në mars negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sepse frikësohet nga rezultatet e zgjedhjeve më 12 prill në Shkup.

Vuçiç theksoi nga Parisi se pret që negociatat për anëtarësim në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të hapen në muajin mars, nëse nuk pritet Samiti i Zagrebit në maj.

Presidenti serb tha pas takimit me homologun e tij francez Emanuel Macron, se BE do t’i hapë në mars, sepse frikësohet nga rezultatet e zgjedhjeve më 12 prill në Shkup.

“Ata nuk duan të jenë fajtor për mposhtjen e dikujt të cilit i kanë premtuar diçka që nuk e kanë bërë”, tha.

Vuçiç tha në samitin e Ohrit se do të lobonte tek Macron për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pergatiti Tema.

Next Post
Voltana Ademi: Kot votoni, nuk e lëshoj zyrën në 30 qershor!

Voltana Ademi sqaron pozitën e saj në Bashki: Me këshillin marrëdhëniet janë institucionale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In