• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimi për Gërdecin: Prologu i një afere që nuk u hetua kurrë!

by Ylli Pata
24/09/2021 17:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Geraldo Durda është një jurist me licensën e avokatit në xhep, po në publik njihet si vëllai i madh i Edisonit, 7 vjeçarit që humbi jetën gjatë shpërthimit të tmerrshëm në Gërdec më 15 mars 2008.

Edisoni po luante me biçikletë në rrugët pranë shtëpisë së tij, në një nga lagjet e fshatit, por xhaxhesha i kërkoi t’i çonte bukën djalit të xhaxhait, i cili punonte në stabilimentin famëkeq të demontimit të municioneve.

Sapo ka mbërritur pranë portës së punishtes ka ndodhur kataklizmoja; vala e të cilit mori edhe jetën e Edisonit.

Sot pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, e cila miratoi kërkesën e SPAK për të hapur hetimet për këtë tragjedi, Geraldo Durda tha se nuk kanë rëndësi emrat që do të gjykohen, por duhet të zbardhet e gjithë çështja.

Ndërkaq, mbrojtja e Fatmir Mediut, ka reaguar shumë ashpër, duke e cilësuar vendimin e Apelit të posaçëm si antikushtetues. Sipas mbrojtësve të Mediut:  “Është hera e parë në jurisprudencë kur një gjyqtare e një gjykate të nivelit më të ulët prish vendimin e Gjykatës së Lartë. Veç të tjerave, shkelja e ligjit është e dukshme, sepse e njëjta çështje (kërkesë) është shqyrtuar dhe hedhur poshtë nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe Gjykata e Apelit, Tiranë në vitin 2019”.

Ky reagim në fakt përbën thelbin e drejtësisë së vjetër dhe të statusquosë së vendosur në Shqipëri për 30 vjet. Ku çështjet që kanë të bëjnë me emra të mëdhenj në vend, mbylleshin me procedurë, me një kapak të madh për të mos u hapur kurrë.

Por parimi universal i drejtësisë është, se një çështje mund të rihapet sa herë ka prova e indicje për zhvillime të reja mbi të. Ka mijëra raste e precedente në gjykatat amerikane dhe europiane kur kjo ka ndodhur.

Madje ka ndodhur edhe në Shqipëri, mjaft të përmendim një rast siç është ai i Fatos Nanos në vitin 1997, kur u gjykua edhe ju dha pafajësia, por ka shumë e shumë të tjerë.

Megjithatë thelbi i vendimit të sotëm të Apelit të Posaçëm nuk kishte fare të bënte mbi çështjen as të Fatmir Mediut, as të të pandehurve të tjerë që janë gjykuar njëherë për çështjen “Gërdeci”.

Sot Apeli i Posaçëm vendosi thjesht të hapen hetimet për atë dosje, e cila në fakt është hetuar dhe gjykuar thjesht në mënyrë sipërfaqësore dhe të pjesshme.

Gjykimi për Gërdecin është marrë vetëm me përgjegjësinë të zyrtarëve dhe përfaqësuesit e kompanisë Albademil për të quajturin “aksident teknoligjik”, siç ishte shkruar edhe në pllakën përkujtimore të katastrofës së Gërdecit deri në vitin 2016.

Por thelbi, pikënisja e Gërdecit është afera e saj që vinte nga lart-kupola e lartë e shtetit. Nuk do të ishte ndërtuar absolutisht fabrika e demontimit në mes të një zone të banuar, përveçse me lejen e qeverisë. Ajo punishte vdekje u ndërtua aty, pra në Gërdec vetëm për një arsye krejt logjistike-ishte afër me aeroportin e Rinasit.

E dyta që është më e rëndësishme është afera abuzive e tregtisë së fishekëve me kompaninë amerikane që kishte fituar të tregtonte fishekë kallashnikovi në Afganistan.

Histori që u bë hitt në faqet e “The New York Times”, u bë libër dhe në fund edhe film në Hollywood, ku luajtën aktorë të çmimit Oscar si  Bradley Cooper, Jonah Hill, Miles Teller etij. Ky film mori edhe një nominim për Golden Globe si filmi më i mirë.

Por afera e fishekëve të Afganistanit është vetëm maja e ajzbergut; punishtja e Gërdecit demontonte mbi të gjitha municione të kalibrit të lartë, pra predha artilerie, të cilave u hiqnin barutin e më pas i shisnin për skrap.

Ishin pikërisht këta municione që shkaktuan shpërthimin alla atomik e hapën kraterin gjigand që shkaktoi vdekjen e 26 personave, plagosjen e 300 të tjerëve dhe shkatërrimin e banesave e bizneseve. Gjithçka nga dëmet materiale u rikuperua menjëherë; qeveria ndau para duke zgjidhur qesen shpejt e shpejt, por ajo që nuk u rikuperua asnjëherë ishte dhimbja njerëzore.

Gjashtë nga viktimat ishin nga fshati Gërdec, kurse 20 të tjerë nuk ishin nga Gërdeci. Ka shumë familje që janë në zi nga ajo tragjedi e tmerrshme, duke përfshirë edhe dy nga familjet shumë të rëndësishme të Shqipërisë; ajo e ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi atje humbi jetën baxhanaku i tij, Muhamet Hoxha, por edhe i vëllai i gjyqtarit të njohur Ardian Dvorani, Endri.

Procesi që u zhvillua në vitin 2008 dënoi më shumë kreun e MIECO-s, Ylli Pinarin me 18 vjet, më pas menaxherin Dritan Minxolli, biznesmenin Mihail Delijorgji, madje edhe ish-shefin e shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë shqiptare, gjeneral Luan Hoxha me 6 vjet burg.

Ky i fundit, që duket u dënua me mosveprim, ishte në SHBA ku kërkoi azil politik. Kjo ndodhi pasi gjeneral Hoxha i tha ambasadorit amerikan në Tiranë, John Withers, se ndihej i kërcënuar nga djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzenit, pasi sipas tij ishte implikuar në aferën e fabrikës së vdekjes.

Kjo bisedë doli në publik pasi VWikileaks nxorri në rrjet miliona e miliona kabllograme e dokumente të qeverisë së SHBA. Biseda e gjeneral Hoxhës me ambasadorin Withers ishte pjesë e një kabllogrami të Departamentit të Shtetit.

Të gjithë të dënuarit, dolën një nga një, dhe në vitin 2012, pra 6 vjet pas tragjedisë ishin të gjithë jashtë.

Por natyrisht, kreu i MEICO-s nuk do të kishte çuar municionin e ushtrisë shqiptare në Gërdec, apo Delijorgji nuk do ta ndërtonte stabilimentin e demontimit aty, nëse nuk do të kishte pasur një vendim nga lart. Ka pasur një vendim qeverie për këtë, por mbi të gjitha si New York Times apo edhe i ndjeri Kosta Trebicka, i cili tha se kishte folur edhe me drejësinë amerikane, folën për para të mëdha të fituar.

Pra kemi të bëjmë me një aferë të madhe korrupsioni. E gjithë kjo histori nuk është hetuar fare. Aspak. Këtë e kanë kërkuar gjithmonë familjarët e viktimave, të cilët bëjnë një betejë ligjore prej vitesh, madje e kanë çuar çështjen edhe në Strasburg.

Pas reformës në drejtësi, viktimat e çdo krimi janë palë e barabartë në proces së bashku me prokurorinë dhe të pandehurin.

Ajo çka vendosi sot Apeli i Posaçëm është thjesht një hapje e dritës jeshile për të hetuar. Tani i takon SPAK të hetojë pjesën e “kupolës” për Gërdecin.

Nuk është as hapje e “Kutisë së Pandorës” e as shkelje ligji; është thjesht hapje e një hetimi që qarkullon prej 13 vitesh në Shqipëri, por që nuk është formuluar nga drejtësia shqiptare. Kaq. E pikërisht këtu nis një proces i gjatë ku secili mund të thotë fjalën e tij; të mbrohet e të rrëzojë akuzat e New York Times, apo librit “Armët e Çunat” e filmit “War Dogs”.

Por në fillim gjithçka duhet të hetohet e të shkojë në proces, ngaqë nuk është hetuar kurrë….

Next Post
Paralajmërimi i Nikoll Lesit: Prokurorët po i sillen rrotull Berishës, por jo vetëm atij! Ja drejtimi i “tabelës”

Paralajmërimi i Nikoll Lesit: Prokurorët po i sillen rrotull Berishës, por jo vetëm atij! Ja drejtimi i "tabelës"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duart e lidhura” të Metanit: ILD mori mijëra ankesa në 2025, por vetëm 8 magjistratë u proceduan

“Duart e lidhura” të Metanit: ILD mori mijëra ankesa në 2025, por vetëm 8 magjistratë u proceduan

May 26, 2026
Bisedimet me BE, qeveria cakton strukturat dhe emrat që do të merren me negociatat

Nga “Themeloret” te kapitujt 23 dhe 24! Zbardhet agjenda e Konferencës së sotme Shqipëri-BE

May 26, 2026
“Dekorimi i Bardhyl Agasit një turp”, Berisha: Ja mesazhi që jep Rama për qytetarët e Durrësit dhe Prokurorinë

“Dekorimi i Bardhyl Agasit një turp”, Berisha: Ja mesazhi që jep Rama për qytetarët e Durrësit dhe Prokurorinë

May 26, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 27 Maj 2026

May 26, 2026
Tragjedi në Belgjikë/ Treni përplaset me minibusin e një shkolle, humbin jetën katër persona

Tragjedi në Belgjikë/ Treni përplaset me minibusin e një shkolle, humbin jetën katër persona

May 26, 2026
“Votim i emigrantëve pa ID”/ PS nuk pranon kushtin e PD, Gjiknuri: Alibi për humbjen

Reforma Zgjedhore, Gjiknuri: Transparenca e financimit të partive, sfidë për disa subjekte

May 26, 2026
Helmimi i studentëve, Prokuroria kërkesë të dytë AKU-së: Pse e zhbllokuat aktivitetin e kompanisë?

Helmimi i studentëve, Prokuroria kërkesë të dytë AKU-së: Pse e zhbllokuat aktivitetin e kompanisë?

May 26, 2026
“Berisha ia dha detin Greqisë”, ngrihen tonet në studio, Kalaja-Nazarkos: S’pyes për partinë unë

“Berisha ia dha detin Greqisë”, ngrihen tonet në studio, Kalaja-Nazarkos: S’pyes për partinë unë

May 26, 2026
Udhëheqësi suprem i Iranit: SHBA-të nuk do të kenë më strehë të sigurt në Gjirin Persik

Udhëheqësi suprem i Iranit: SHBA-të nuk do të kenë më strehë të sigurt në Gjirin Persik

May 26, 2026
Frederiksen pranë mandatit të tretë, dështon tentativa për qeveri të djathtë në Danimarkë

Frederiksen pranë mandatit të tretë, dështon tentativa për qeveri të djathtë në Danimarkë

May 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In