• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Vendimi për Berishën, Mosbindja civile si rrugë me një kalim

by Lorenc Vangjeli
05/01/2025 12:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Mjeshtër i sëpatës, por jo bisturisë, artist i kazmës dhe mjeshtër i ekstremit si mjet e armë, gërmues i pashoq në puset më të thella të zhargonit të shqipes apolitike, doktor Berisha tha krejt të kundërtën e asaj për të cilën betohej një vit më parë. “Nuk paraqitem në SPAK, do të shkoj të paraqitem!”. Herën e parë e konsideroi sipas kutit të vet kushtetues një masë antikushtetuese, kësaj here e pranoi si vendim gjykate. Peng i mentalitetit ballkanas që e sheh forcën vetëm tek demonstrimi i saj, Berisha u çlirua më së fundi nga iluzioni se kursi i përplasjes me sistemin e drejtësisë mund t’i sjellë ndonjë qarr atij që zgjedh të përplaset. Se ky variant origjinal shqiptar i “mosbindjes civile” e ka një cak dhe bllofi doli bllof.

Nuk ka gjë më dëshpëruese sesa të gjykosh veprimet e të shkuarës duke shmangur kontekstin kohor në të cilën ato kanë ndodhur dhe duke u nisur vetëm nga rezultatet që ajo ka shkaktuar në të ardhmen. Kjo është është edhe e dëmshme, edhe jo fort e dobishme. Më shumë është zhgënjyese, sidomos kur pësimet e saj nuk ja vlejnë mësimin e panxjerrë. Në politikë, veprimet e të shkuarës shpesh kanë çmimin që ndryshojnë më shumë se vetëm fatin e ca pak individëve në të ardhme; ato ndryshojnë edhe fatin e gjithë shoqërisë në ndonjë rast. Siç ishte, fjala vjen, akti kriminal i djegies të mandateve të deputetëve të PD-së në dimrin e 2019-ës apo bojktoti i tyre në zgjedhjet lokale të verës së të njëjtit vit.

Vendimi i gjykatës së apelit ndaj zotit Berisha është qartazi e njëjta gjë. Në një vit kalendarik të plotë, ende pa nisur hetimi gjyqësor, mbas dhjetëra vendimeve në të gjithë piramidën e sistemit, zoti Berisha ka pothuaj të njëjtin status juridik përballë akuzës si në dimrin e vitit të shkuar. Askush përveç tij, nuk ka paguar në këtë hark kohor sa ai dhe si ai, sakrificën epike për të kundërshtuar sistemin me mjete jashtë sistemit. Pothuaj një vit arrest shtëpie, me një grusht besnikësh që prisnin t’u zbriste “zoti nga qielli” si në teatrin antik, sot ngjan si një shëtitje vanitoze në unazën e vogël të Tiranës, për të arritur po në të njëjtin stacion ku u nisën. Një humbje fenomenale dhe tërësisht e kotë energjie, një orientim e llogari e gabuar me shumë vuajtje njerëzore, ka dëmtuar jo vetëm Berishën e partinë e tij. Me të gjitha gjasat kjo është një gafë që do të paguhet në maj të 2025-ës, si faturë e gjykimit të gabuar politik, njëlloj si djegia e mandateve dhe bojktoti i zgjedhjeve të 2019-ës.

Askush nuk e di më mirë se Berisha, por dhe ca pak njerës rreth tij, se gjithçka që ndodhi, do të ishte dashur të shmangej që në krye të herës. Berisha thjesht duhet ta kishte zbatuar dhe më pas ta kundërshtonte atë me mjetet e vetë sistemit. Edhe gjykata kushtetuese ishte kundër pretendimit të tij se duhej kërkuar leja e Kuvendit për ta detyruar të paraqitej tek oficeri i policisë gjyqësore. Edhe logjika minimale e thotë se “defektet” e sistemit, zgjidhen vetëm brenda për brenda sistemit. Dhe siç vetë Berisha e ka për zemër ta pranojë, “Kur të dhunon kadiu, mund t’i ankohesh vetëm kadiut!”.

Duke pranuar se kësaj here do të zbatojë vendimin e gjykatës së apelit për masën e sigurisë ndaj tij, Berisha ka pranuar në heshtje gafën fatale që bëri një vit më parë. Por ky nuk është problem për askënd nga ata që e ndjekin verbërisht dhe i besojnë verbërisht në çfarë thotë e në çfarë bën apo dhe bëjnë sikur i besojnë, por nuk kanë këllqe ta kundërshtojnë, njëlloj siç bëjnë dhe socialistët përballë me Edi Ramën. Në fund të fundit, edhe kur sëpata pret gjithë pyllin, dikush duhet ta kujtojë se bishtin e ka pasur prej druri. Dhe e ka marrë po nga pylli.

Next Post
Aksident në Maliq, automjeti përplas të moshuarin

Aksident me vdekje në aksin rrugor Cërrik-Gramsh, makina përplas biçikletën

Comments 1

  1. L.Xh says:
    1 year ago

    ……dhe si për të ballancuar, nga “djathi në majá”, nuk mund të lije pa cikur, si tangencialisht… duke thënë ……..“por nuk kanë këllqe ta kundërshtojnë, njëlloj siç bëjnë dhe socialistët përballë me Edi Ramën”.
    Mundohesh të jeshë i ekuilibruar, por po bën keq bllofin.
    Bie erë mish dhije, sa ke shkrojtur.
    Gjithsesi, e nise këtë vit me këtë shkrim, se duhen edhe ca para se u mbaruan të ngratat nga vera e kaposh deti i Paprit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In